Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

392 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Matias Vecino ka marre nga Beppe Marotta nje lajm te keq per sezonin e ri: kartoni i tij i eshte ofruar skuadres te Lazios!

Matias Vecino ka marre nga Beppe Marotta nje lajm te keq per sezonin e ri: kartoni i tij i eshte ofruar skuadres te Lazios!
Inter Club Staff

E ardhmja e Matias Vecino mund te jete shume larg Interit dhe sezonin e ardhshem ai mund te mos veshe fanellen zikalter.

Mesfushori duket larg projektit te Contes dhe ne merkaton e ardhshme mund te largohet keshtu nga Milano.

Everton dhe Tottenham qendrojne ne dritare, por agjenti i Vecinos po kerkon per lojtarin nje sistemim ne Serie A.

Sipas asaj qe lexohet ne LaLazioSiamoNoi.com, Vecino i eshte ofruar skuadres se Lazios nga ana e agjentit te tij dhe Beppe Marotta.

Lojtari ka marre keshtu pikerisht nga administratori i deleguar i Interit nje lajm te keq ditet e fundit ku i eshte komunikuar deshira per te nderprere mardheniet dhe ka kerkuar qe ai te kerkoje nje skuader te re per sezonin e ri.

Simone Inzaghi e ka shume perzemer ate si lojtar, por problemi me i madh ne kete mes eshte kerkesa e Interit per lojtarin.

Klubi zikalter kerkon te pakten 20 milione euro per kartonin e lojtarit dhe ai nuk deshiron te ule rrogen e tij prej 2,5 milione eurosh.

Lazios e pelqen shume lojtarirn, por ata nuk jane te gatshem te paguajne ate shifer per te.

Vecinio i eshte ofruar pervec Lazios edhe skuadrave te tjera si Roma, Milan, Fiorentina dhe Napoli ne te kaluaren.

Por deri me tani, asnje nga keto klube nuk ka hapur porten per nje transferirm te mundshem ehde pse Fiorentina, Lazio dhe Napoli jane pare si klubet me te interesuara.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.