
Matias Vecino komplikon totalisht planet e merkatos se Interit? Ja arsyeja pse!
Interi ka nje lajm te mire ne mesfushe: zikalterit me ne fund kane rekuperuar Stefano Sensin per Europa League.
Mesfushori italian me siguri do e nise nga pankina ndeshjen me Getafen, por nuk ka vetem lajme te mira ne klub per sa i perket mesfushes.
Gjithcka ka te beje me Matias Vecino, lojtarin uruguajan qe ka prishur jo pak planet e merkatos tek Interi.
“Gjendja e Matias Vecino – sezon i mbyllur per te, eshte operuar ne Barcelone dhe po pret te rekuperohet -, rrezikon te behet nje problem teper i madh per Interin.”
“Mesfushori do te jete jashte fushave te lojes per te pakten dy muaj te tjere nga ky moment dhe kjo nuk eshte aspak nje gje e mire.”
“Keshtu behet shume e veshtire per Interin dhe Marotten qe te gjejne bleres te mundshem per lojtarin e mund te detyrohen te bejne nje ulje te madhe per te.”
“Qe ai do te largohet, nuk vihet ne diskutim, por Interi per shkak te demtimit, mund te perfundoje qe te marre vetem 15 milione euro nga 30 milionet qe kerkoheshin per te deri para pak muajsh”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.
Matias Vecino nderkohe eshte edhe jashte planeve te teknikut aktual Antonio Conte, qe kete sezon ka pasur edhe disa mosmarreveshje me te.