Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,147 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Matthaus: “Asnjehere si tek Interi! Thohir? E ndjek me lot ne sy…”

Matthaus: “Asnjehere si tek Interi! Thohir? E ndjek me lot ne sy…”
Andi Prifti

Lothar Matthaus, i intervistuar perpara miqesores Hamburg-Inter, eshte rikthyer te flase per kujtimet me zikaltrit dhe tregoi se çfare i dha Interi karrieres se tij.

JO VETEM TROFE –Periudha tek Interi ka qene pa dyshim periudha me e rendesishme per mua. Ka qene pervoja me e bukur dhe me emocionuese ne karrieren time si profesionist. Kisha nje raport shume te veçante me tifozet e Interit: keto jane gjera qe nuk mund t’i harrosh kurre. Me pas kane lindur dhe miqesi speciale me shoket e mi te skuadres: Giuseppe Bergomi, Walter Zenga dhe Alessandro Bianchi. Keta jane disa prej tyre, por ka dhe te tjera qe do doja t’i permendja.

KUJTIMI ME I VEÇANTE – “Eshte e veshtire per ta thene. Por nese duhet patjeter te  zgjedh nje do them diten e 30te te sezonit tim te pare me Interin. Luanim ne Napolin e Maradones dhe une realizova golin deçiziv per te çuar shifrat ne 2-1. Fale asaj fitoreje fituam paraprakisht kampionatin. 85.000 tifoze u çmenden ne San Siro, ishte nje emocion i madh.

INTER I SOTEM ESHTE LARG KRAHASUAR ME ATO SUKSESE – “Mendimi im eshte se presidenti Massimo Moratti pas fitores se Champions League ne 2010 eshte ‘lodhur’ pak. Ai trofe ishte endrra e tij. Qe nga ai moment eshte terhequr pak ekonomikisht dhe ka shitur disa lojtare te rendesishem. Interi eshte ne nje ndryshim radikal.

NJE INDONEZIAN NE SHOQERI – “Po, per fat te keq e kam ndjekur çeshtjen. I kam pare zhvillimet e tratatives me lot nder sy. Familja Moratti eshte imazhi i Interit ne Itali. Por gjerat jane keshtu siç jane. Jane shenjat e nje epoke te re ne futboll.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.