Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

506 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Matthaus: “Inter, un e di cfare te mungon. Duhet ta dini qe tifozet kane te drejte kur thone…”

Matthaus: “Inter, un e di cfare te mungon. Duhet ta dini qe tifozet kane te drejte kur thone…”
Inter Club Staff

Ne Itali per Hall of Fame zikalter, Lothar Matthaus rikthehet te flase dhe e ben per Gazzetta dello Sport.

Ja disa nga fjalet e tij me te rendesishme per te perditshmen italiane.

Matthäus, Inter-Napoli eshte neshja jote.

“Nuk do ta harroj kurre ate gol qe na dha kampionatin. Ne stadium kishte nje atmosfere te pabesueshme, mbi te gjitha ne pjesen e dyte. Goli i Careca, Berti barazoi dhe me pas… Kemi fituar kampionatin jo ndaj Ascolit apo Perugias, me gjithe respektin per ta, por kunder Napolit te Maradones qe mbi te gjitha nuk e donte njeri fare ne veri te Italise.”

Ai i mentalitetit eshte nje problem ende aktual, pavarsisht Tripletes dhe nje nisje super ne kampionat. 

“Nga jashte eshte e pamundur te japesh nje shpjegim per ate qe ndodh tek Interi. Me nje tranjer te ri duhej thjesht kohe ne fillim, por me pas nuk e di cfare ndodhi. Duhet te ishte e kunderta. Pastaj te shohesh sa pike kemi humbur me te voglat muajt e fundit me ben nervoz. Sepse Spalletti eshte nje tranjer i madh. Mbase lojtaret nuk jane te nje niveli te tille sa per te qendruar ne krye. Por duhet te tregojne te pakten qe jane per vendin e katert.”

Kush do te shkoje ne Champions League?

“Per vendin e trete dhe te katert do te jete nje gare ndermjet Interit dhe skuadrave romane. Roma me duket me e forte, por edhe Lazio tashme nuk eshte nje surprize.”

Interi pa Champions prej 6 vitesh. Cfare mendon?

“Champions eshte e rendesishme shume per parate, eshte e kote te themi perralla. Po kerkohet gjithmone e me shume nje fitim sa me i madh nga klubet qe te investohen. Me Serie A dhe Bundesligen qe pervec Bayern, po shesin lojtaret e tyre me te mire ne Premier League dhe Liga sepse atje ka me shume para.”

Po Interi, do arrije te kape vendin e katert?

“I ka te gjitha mundesite per ta bere kete, por duhet ta tregoje ne fushe. Nje fitore kunder Napolit do te thote shume, mbase nje faqe e re.”

Si perfundon Inter-Napoli?

“Un do jem tifozi me i madh, por mendoj se ata jane me te forte. Nje 1-1 per Interin mund te ishte shume i mire per te besuar ne vetvete.”

Cili mund te jete celesi i ndeshjes?

“Te limitohet Hamsik, Insigne dhe Mertens: tre fenomene. E pastaj te mos kesh frike, ti besh te kuptojne se kemi deshire te sulmojme.”

Mendoni se shtyrja e derbyt ka qene nje avantash per Interin apo ajo ndeshje mund te ishte ndeshja e ktheses per zikalterit? 

“Derby eshte i bukur por i cuditshem. Ne kohen time kam fituar me shume se sa kam humbur, edhe pse Milani dukej skuadra me e forte ne bote. Pervec klasifikimit, mua me duken te aferta sot skuadrat. Me lojtare te mire, por qe mungon dicka per te arritur lart.”

Tek Interi me siguri mungon nje lojtar alla-Matthaus, me personalitet dhe ndryshime ritmi, i afte te beje edhe ndonje gol…

“E vertete, por mendoj se duhet dicka me shume. Interi eshte shume i varur nga Icardi, aq shume sa qe kur eshte demtuar ai ka humbur shume pike.”

Ne janar ka ardhur Rafinga, mund te beje mire?

“Eshte nje lojtar shume teknik, por celesi duhet te jete ekuilibri ndermjet reparteve. Ajo qe u pa deri ne fillim dhjetori. Spalletti duhet te gjeje pergjigjen e kesaj enigme.”

Si e shpjegon kete renie te Perisic?

“Nuk ka pasur nje renie vetem ai. E mos me thoni qe po ruhet per boteror. Kur kemi fituar ne 1990 ishte pikerisht se shume nga ne luanin ne kampionatin me te forte dhe me te veshtire ne bote. Nje futbollist nuk ka nje buton qe e fik dhe e ndez. Jep gjithmone maksimumin.”

Nder problemet kryesore eshte edhe ndenja me tifozet, te cilet jane me te apasionuarit dhe me prezent ne Itali, por duket se e kane humbur nje fije durimin dhe vershellejne…

“Kane te drejte. Kane vite me radhe qe e mbushin me dashuri skuadren dhe ata nuk i japin asnje gezim mbrapsht… Nese luan tek Interi, duhet te luftosh gjithmone. Ka shume tradite per te terhequr kemben prapa. Ne nje skuader tjeter me keto rezultatet tifozet as nuk do te shkonin ne stadium.”

Si Interist, ju mungon nje drejtim italian i klubit?

“Kjo eshte bota e re, komandon kush sjell parate. Mire se kane ardhur kinezet, edhe pse nuk kane nje histori futbollistike ata duket qe kane pasion per bluzen zikalter. Mendoj per Zanettin, i cili per momentin eshte i vetmi ish-interist ne nje pozicion drejtues te rendesishem ne klub. Pervec se te jesh kompetent, duhet ta ndjesh tendin kete klub. Shikoni Bayern, me Hoeness, Rummenigge…”

Nje keshille per Spallettin…

“Te mos vere shum presion mbi lojtaret, por te gjeje nje ekiliber ndermjet mendjes dhe kembeve. Edhe pse mendoj se problemi me i madh eshte mungesa e nje lideri.”

Ne Itali dhe ne bote, me ke ngjan me shume Matthaus?

“Arturo Vidal ka personalitet te madh. Ne itali eshte Milinkovic, por me shkon mendja sidomos tek Nainggolan.”

Meqe folem per Argjentinen, Maradona sapo mundet flet keq per Icardin.

“Nuk e kuptoj pse disa futbolliste te vjeter e kapin me keta aktual. Icardi eshte i ri, ka shenuar shume gola te rendesishem. Edhe pse mendoj se i mungon dicka dhe Argjentina ka super sulmuesa. E ketu dua te permend Lautaro Martinez qe Interi sapo e ka blere dhe ka bere shume mire sepse eshte fantastik.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.