Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

705 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mattia Perin drejt Interit: Reina e shtyn ate ne Milano! Handa largohet?

Mattia Perin drejt Interit: Reina e shtyn ate ne Milano! Handa largohet?
Inter Club Staff

Nese pyet nje tifoz te Interit per portieret zikalter, do te thote se Interi kurre nuk e ka pasur problem kete rol sepse me te miret e kane veshur ate bluze.

Vetem ne 20 vitet e fundit e ka veshur fillimisht Toldo, me pas Julio Cesar dhe vitet e fundit Samir Handanovic.

Te tre te ndryshem por te tre gjigande te vertete ne kuadratin e portes.

Gjithesesi, ne prag merkatoje, nuk mungojne kurre thashethemet per largime dhe afrime te mundshme dhe sot eshte perfolur pikerisht per rolin e portierit.

Duket se Interi eshte mjaft e interesuar per Mattia Perin dhe se ky i fundit po afrohet gjithmone e me shume me zikalterit.

Kjo e dhene vjen nga media Genovese, Primocanale, e cila ka folur sot pikerisht per kete ceshtje.

Ja cfare ka thene Primocanale:

“Zerat portugez qe e shohin Rui Patricion shume afer Napolit po behen gjithmone e me te forte.”

“Ai aty do te zinte vendin e Pepe Reina, por kjo levizje do te sillte nje efekt domino edhe tek portieri i  Genoas.”

“Milani ka kohe qe eshte e interesuar per Perin, por ata kane marre me parameter zero Pepe Reina, dhe keshtu Interi e ka totalisht rrugen e lire drejt italianit.”

Image result for perin genoa

“Nga ana e tij, Perin, do te vinte me shume deshire ne Milano ku do te kishte mundesine per here  te pare te luante per nje skuader te madhe.”

“Nderkohe, per sa i perket Samir Handanovic, ai i pelqen shume klubeve europiane edhe pse ka nje moshe relativisht te madhe.”

“Ne rast se Interi do te vendose te heq dore nga slloveni, atehere Perin eshte portieri i pare ne liste per ta zevendesuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags