Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,930 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mauro Icardi ka hyre perfundimisht ne historine e Interit. Kapiteni eshte vetem 14 gola larg…

Mauro Icardi ka hyre perfundimisht ne historine e Interit. Kapiteni eshte vetem 14 gola larg…
Inter Club Staff

Interi gezon per momentin e jashtezakonshem te Mauro Icardit i cili ka hyre tashme perfundimisht ne historine e klubit zikalter.

Maurito ka shenuar 69 gola ne total me kete bluze, po aq sa Jair dhe Edwing Firmani (ky i dyti pak i njohur, por ndermje 1958 dhe 1961 ka shenuar gola sa te duash). Tashme Icardi ka ne shenjester Alvaro Recoban i cili eshte ne kuoten e 72 golave. Ndersa nese do te marim per baze vetem ndeshjet ne Serie A, Mauro me golin e shenuar ndaj Chievos ka barazuar Diego Militon dhe Emilio Agradi ne kuoten e 62 golave. I radhes do te jete Antonio Valentin Angelillo, i cili ka shenuar 68 te tille. Icardi eshte ne vendin e 15 dhe ne krahasim me ato qe ka perpara vetes, ai ka nje mesatare realizative me te mire se Alessandro Altobelli dhe Benito Lorenzi, sa per te cituar disa njerez te medhenj qe kane veshur kete bluze. Nese ndonje tifoz zikalter enderron dhe mendon se Maurito mund te hyje ne 10 shenuesit me te mire te historise zikalter, shume shpejt kjo enderr mund te behet realitet, edhe pse eshte pak e veshtire qe te realizohet qe kete sezon. Qe kapiteni zikalter te kape vendin e 10 ne klasifikimin e te gjitha koherave, duhet te shenoje 14 gola te tjere kete sezon dhe te kape Attilio Demaria, i cili eshte aktualisht ne vendin e 10. Mund te themi pa frike se Mauro Icardi eshte 14 gola larg shenimit te emrit te tij me germa te arta ne historine zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.