Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

838 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Asnje gjobe per argjentinasit, ja pse. Jonathan-Palacio titullare.

Mazzarri: “Asnje gjobe per argjentinasit, ja pse. Jonathan-Palacio titullare.
Ardis
  • On 19/10/2013, 14:33

Pushimi i Kombetareve eshte prapa kraheve. Per Interin, tani eshte momenti per tu perballur me Torinon. Duhet te rifillohet marshimi i ndalur nga humbja me Romen. Shume mungesa, dyshime te rendesishme. Per kete dhe per te gjitha te tjerat, mister Mazzarri ka folur ne konferencen e shtypit, fjalet e te cilit inter.al i sjell te plota ne shqip:

Si jane lojtaret qe ishin grumbulluar me Kombetaret?
Nese ka nje vonese avioni nuk eshte faji i askujt, nuk shoh pse duhet t’u vendos gjoba lojtareve. Dua te heq cdo dyshim ne lidhje me kete aspekt. Persa i perket kushteve fizike, eshte nje pyetje e bukur, dje kane bere stervitje clodhese. Kushtet jane te mira, sepse jane kthyer pa demtime. Sot do i vleresoj ne fushe dhe do te vendos formacionin ne baze te atyre qe do me japin me shume garanci.”

Kunder Romes ka ardhur humbja e pare. Cfare pergjigje pret?
“Po, eshte e vertete. Por paraqitjen e kemi vleresuar, nuk ka qene kaq negative dhe kemi paguar gabimet tona. Kjo skuader duhet te vazhdoje te rritet, por ne nivel global po bejme mire, kemi luajtur mire edeh me Romen ne aspektin e grupit dhe deshires per te bere. Eshte e qarte qe neser do kemi nje ndeshje te veshtire, ne nje fushe te veshtire kunder nje skuadre te shkelqyer, dhe nje trajneri qe jep shume organizim ne loje. Eshte nje test i rendesishem, nje tjeter verifikim, por besoj se mund te kemi sukses.”

Demtimi i Alvarez mund t’ju beje te hidhni ne fushe Kovacic nga minuta e pare?
“Eshte nje mundesi. Me vjen keq per Rickyn qe po luante mire ne kete periudhe dhe kishte nevoje per vazhdimesi.”

Cfare ide ke krijuar mbi perdorimin e rrjeteve sociale?
Jam nje trajner i vjeter, edhe pse hyn pak. Per mua futbolli ka pak lidhje me to, duhet te behet ne nje menyre tjeter. Lojtaret duhet te tregojne disa gjera sa me pak te jete e mundur, por nuk kane lidhje rrjetet sociale. Nese bota tani funksionon ne kete menyre, duhet ta pranojme.”

Ke folur me Morattin gjate javes?
Ai ka marre kete vendim per te miren e klubit, dhe mua me mjafton kjo. Motivimet une i gjej gjithmone, duhet te jap maksimumin gjithmone dhe kudo. Kete menyre te menduari duhet t’ja u transmetoj edhe lojtareve te mi, por paraqitja dhe menyra e njejte e te menduarit nuk na ka munguar asnjehere, pavaresisht asaj qe ndodh rreth nesh.

Interi ka pesuar dy gola me kundersulm kunder Romes. Eshte nje problem i struktures te skuadres?
Jo, sepse kete vere kishte mekanizma te ndryshem. Sapo kisha ardhur, ishin akoma konceptet e te shkuares. Ndersa tani kemi luajtur shume ndeshje, skuadra ka filluar te jete me shume e ekuilibruar dhe me shume e organizuar. Eshte normale qe duke luajtur kunder Romes, duke pare kualitetin e tyre, mund edhe te pesosh disi. Por kemi qene ne qe kemi kontrolluar lojen, dhe u kemi lejuar te bejne pak kundersulme. Eshte e qarte qe nuk duhet te biem pre e deshires per te sulmuar, per te fituar me cdo kusht, duke harruar fazen mbrojtese.

Mund te provohet Guarin mbrapa nje sulmuesi te vetem?
E kam provuar ne Amerike. Per strukturen fizike dhe karakteristikat qe ka mund te te vendose ne veshtiresi. Nuk perjashtoj asgje, do te marr vendimet edhe duke pare kundershtarin. Tani per tani, Guarin po permiresohet ne rolin ku eshte impenjuar, duhet te automatizohet me shume ne ate rol. Keshtu qe mendoj se eshte me mire t’i vendosim ide te tjera ne koke.

Ndoshta keni menduar per nje telefonate ne anglisht pas nje ndeshjeje me Thohir? Dicka qe mund te mendohet, edhe pse Moratti ngelet aty, mund te themi se ka ndryshuar punedhenesi…
Anglishten e di dhe une (gazetari nenkuptoi qe Mazzarri nuk dinte anglisht).  Ashtu sic kam shume eksperience, te marre nga pune te veshtira, kam bere edhe vezhguesin dhe jam kuptuar gjithmone. Edhe pse eshte e qarte qe nuk e kam rrjedhshmerine si ne italisht, shume kolege italiane qe kane shkuar jashte, nuk jane me te zotet se une per t’u kuptuar. Une besoj se kam patur kete karriere, sepse i di levizjet qe duhet te bej ne nje shoqeri, kam nje rol te caktuar, dhe nuk duhet te dal pertej ti. Une nuk e telefonoj kurre shoqerine, eshte shoqeria qe telefonon trajnerin. Dhe une jam ne dispozicion 24 ore ne 24, keshtu sic u jap shpjegime lojtareve ne nje menyre te ndryshme. Ne 12-13 vjet karriere mendoj qe e kam bere mire punen time, pjesa tjeter nuk vlen. Nese Thohir do me telefonoje, do i pergjigjem, ne te kundert nuk ka asnje problem. Edhe sepse ne kete moment, pavaresisht se e dime te gjithe, dje ishin Branca dhe Ausilio me ne. Moratti ka ardhur gjithmone te na shikoje. Nuk ka ndryshuar ndonje gje e madhe. Jane strategjite e tyre qe do i diskutojme kur te vije momenti qetesisht.

Kete jave ke bere shume prova ne repartin e mbrojtjes. Nga cfare do te varen vendimet perfundimtare?
Do te varet pak nga gjithcka. Nga te dhenat, nga momenti i formes aktuale. Kjo ndodh gjithmone, une analizoj pertej humbjes kunder Romes. Kur barazuam me Juventusin, lojtaret e Kombetareve rane ne minutat e fundit. Dhe kjo eshte nje e dhene. Vendos gjithcka ne baze te stervitjeve, te kushteve fizike. Sot kam nje test te fundit, do te vleresoj me Pondrellin, do te flas me lojtaret. Kam disa dyshime ne mbrojtje, ne mesfushe, dhe per sulmuesin e dyte. I vetmi qe eshte i sigurt qe do te luaje eshte Palacio.

Luan Samuel?
I jam pergjigjur njehere kesaj pyetjeje, duhet ta perserit?

Si mendon te neutralizosh Cercin? Mund t’i ngjasoje Gervinho-s?
Keta lojtare jane te rendesishem, sepse mund te te vendosin ne veshtiresi. Ka disa gjera qe duhet te merren ne konsiderate, Cercin e njoh mire ashtu si Torinon, qe luan mire dhe ka shume kualitet. Jane edhe Immobile, Barreto. Eshte nje skuader e shkelqyer, duhet te jemi te kujdesshem.

Cilat jane gabimet qe duhen evituar?
“Jane ato qe thashe edhe me pare. Derime sot kemi pesuar gol nga kundersulmet e te tjereve, duke bere lojen tone per me teper goxha me mire se pritshmerite. Do doja qe te ishim me shume cinik, me te sakte. Sepse per menyren sesi luajme marrim shume pak, duke shenuar vetem nje gol ne dy ndeshje. Tashme e dine sesi mund te luaje Interi, e dine qe sulmojme me shume lojtare dhe nuk duhet te trembemi nga kundersulmet”.

Eshte e gabuar pershtypja se me dy sulmues eshte shume dhe me nje eshte me pak?
“Principet e mia te futbollit i njihni. Por shikoni edhe ne brendesi, edhe skuadra te tjera me sa sulmues luajne. Eshte nje futboll qe nuk pike referimi, qe kerkon te rekuperosh topin me shume lojtare. Ne duhet te bejme shume gjera, duke u rritur ne dhe duke rritur te rinjte. Dhe nuk kuptoj pse Interi nuk mund ta beje nje gje te tille. Deri ne fund te ndeshjes me Romen kemi qene sulmi me i mire i kampionatit, nje mbrojtjet me te mira. Duke luajtur me pak sulmues per me teper duke shenuar gola me lojtare te tjere. Maggio, per shembull, tek Sampdoria bente 9 gola. Tek Napoli, bente perhere 4-5 gola. E rendesishme eshte qe te jete nje loje, te sulmosh mire porten dhe te mos surprizohesh nga kundersulmet ne fazen mbrojtese”.

Dje ne mbremje e keni pare Roma-Napoli? Cfare pershtypjesh po te jep kjo Rome?
“Eshte nje skuader shume solide. Eshte nje realitet i bukur, kane nje trajner te mire qe ndiqet nga futbolliste eksperte si Benatia, De Sanctis, Maicon. De Rossi eshte i rigjeneruar. Ndeshjen nuk e pashe, kam ne nje kasete Uruguaj-Argjentina per te kuptuar se si po luajne Palacio dhe Campagnaro”.

D`Ambrosio eshte vezhguar ne menyre te vecante?
“Jo, neser do te vezhgohet ne vecanti nga pikepamja taktike. Shpresojme qe ta limitojme nga pikepamja taktike. Ne rast se Milito do te ishte mire, do te luante. Futbolli eshte te japesh dhe te marresh. E rendesishme eshte skuadra luan mire. Edhe Icardi nuk eshte mire, mund te luaje 20-30 minuta maksimumi. Nuk arrin te stervitet mire, dhe nuk mundem qe te hedh ne fushe qe ne fillim. Nderkohe gjate ndeshjes, duke pare edhe autonomine qe ka, mund te jape shume. Belfodil ka karakteristika komplet te ndryshme”.

Jeni bezdisur nga sjellja e Sabelles me kombetaren argjentinasit e Interit?
“Nuk me lejohet qe te flas per kete ceshtje”.

Si eshte Zanetti?
“Me aq sa kam pare eshte shume mire. Kur e shikon se si vrapon nuk duket fare qe ka qene i demtuar. Ka arritur te futet ne skuader, ka deshire te beje mire dhe te luaje. Stafi mjekesor me ka thene se cdo gje po ecen shume mire”.

Vitin e kaluar gjerat nuk shkuan mire ne mbrojtje me mungesen e Samuel. kete vit me mungesen e Campagnaros. Eshte nje rast?
“Flas vetem per kete vit. Te gjithe futbollistet e dine se cfare duhet te bejne. Kunder Romes te gjithe flisnin per mbrojtjen sepse kemi pesuar tre gola, por ne repartet e tjera edhe lojtaret e tjere kane dhene me pak. Faze mbrojtese behet me 11, po ashtu edhe sulmuese”.

FcInterNews.it pyet trajnerin si eshte Jonathan, dhe a ka ndonje balotazh midis Pereira dhe Nagatomo?
“Mbi Jonathan mund te them qe eshte rekuperuar. Nderkohe zgjedhjet e mia per titullaret nuk mund ti them. Jonathan eshte mire, mund te them qe eshte i fresket, eshte stervitur mire dhe luan qe nga fillimi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.