Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,465 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Boll me pakujdesi nese duam kreun. Palacio nje kampion. Jonathan? 3 muaj me pare…”

Mazzarri: “Boll me pakujdesi nese duam kreun. Palacio nje kampion. Jonathan? 3 muaj me pare…”
Xhorxh Gellci

Natyrisht i kenaqur Walter Mazzarri qe prezantohet ne mikrofonat e Sky. Fitore e bukur, edhe pse dy golat e pesuar ne menyre te papjekur, ndoshta e prishin pak.

Jemi nisur me te vertet shume mire, deri ne golin e 2-0. Ne momente si ato duhet te permiresohemi. Po luanim me mendjemadhesi, mundoheshim te benim gjera te bukura, ne vend qe te gjuanim ne porte. Pakujdesi, kemi humbur vemendjen dhe kemi pesuar 2-1, qe mund te evitohej. Ne te ardhmen mund te na kushtoje shtrenjte. Per shembull Juventus po fitonte 0-2 dhe ka humbur 4-2, nuk duhet te ulet asnjehere vemendja. Mungon vemendja ne fund te pjeseve? Po, jemi nje skuader e re, me shume lojtare te rinj dhe me disa te tjere qe nuk e kane patur pergjegjesine e te qenit titullar. Deri sa kemi qene te perqendruar, kemi bere nje ndeshje te madhe. Sapo kemi ulur vemendjen, jemi gjendur ne veshtiresi. Nese duhet te jemi nje skuader krehu, duhet ti evitojme keto renie tensione. Ua kam thene cunave edhe ne pushim te pjeseve, dhe kemi hyre ne fushe ne pjesen e dyte ashtu sic duhej.

Alvarez dhe Kovacic kane qene te zotet. Mateo ka luajtur ne nje pozicion te ri per te, por pjesa e pare duket se i ka sherbyer per te studiuar hapesirat, ndersa ne pjesen e dyte ka dale ne pah. Por edhe ata benin ndonje gje pak me te veshtire, kur duhet te benin gjene me te thjeshte.” – thote Walter per Ricardo dhe Mateo.

Nje vleresim mbi Palacion: kur del ai, Interi gjendet ne veshtiresi: “Palacio eshte nje kampion. Belfodil alternon momente te mira dhe te tjera te keqija, por Rodrigo eshte nje kampion. Jo rastesisht ka bere shkelqyeshem edhe vitin e shkuar dhe kete vit po ben akoma me mire. Belfodil luante dhe nuk luante tek Parama… Te rinjte duhet te permiresohen. Kartoni i kuq? Nuk do e beja nje ceshtje te madhe, por edhe ketu eshte nje ceshtje pjekurie. Kundershtari qe humbet mund te jete nervoz dhe ti duhet te jesh “i ftohte” per te dale nga situata. Por pastaj eshte e qarte qe lojtaret thone gjithmone qe nuk bera asgje… Mes lojtareve ndodh ne fund te ndeshjes. Une nuk do beja asgje.

Nagatomo dhe Jonathan shume mire. Kane bere shume mire te dyja fazat. Jonathan qe kam pare ne pregatitjen verore ishte e pamendueshme te bente nje kampionat keshtu: ka ndryshuar komplet dhe eshte i shkelqyer edhe ne duelet 1 kunder 1

Per zevendesimet: “Sot duhet t’i beja ato zevendesime, sepse te marte luajme perseri ne Bergamo, dhe doja te clodhja pak me te rendesishmit. Por ne 4-2 jam inatosur perseri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.