Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,284 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Campagnaro, do te kem kujdes. Kovacic, Guarin dhe Thohir…”

Mazzarri: “Campagnaro, do te kem kujdes. Kovacic, Guarin dhe Thohir…”
Donald Elmazi

Nderprerjet per kombetaret u arkivuan. Tani per Interin eshte momenti per te menduar per Bolognan. Trasferta eshte intriguese, kundershtar historikisht i veshtire per Walter Mazzarrin. Por rruga per ne zonat e larta te klasifikimit kalon edhe nga ‘Dall’Ara’. Ja fjalet e teknikut zikalter ne konferencen e shtypit ne prag te sfides me kuqeblute.

Numra negative per Bolognan, por duhet patur kujdes sidomos pas nderprerjes…

“Jane variabla te ndryshem per tu patur ne konsiderate. Jane kthyer lojtare te kombetares, kushtet nuk eshte se jane ne top-forme, te luash jashte ne Itali nuk eshte asnjehere e lehte. Bologna eshte ne rritje, ka vlera te medha si Diamanti, Bianchi, Kone, Pazienza. Eshte nje skuader e mire, duhet te jemi shume te kujdesshem por ne te njejten kohe te mendojme per ne sepse duke i bere gjerat mire mund te marrim rezultate te mira. Dhe kjo eshte filozofia jone e te menduarit”.

Si eshte realisht Campagnaro?

“Duhet te vleresoj gjendjen e tij, ritmet e lojes jane te ndryshme nga ato te stervitjes. Te shohim pas stervitjes te sotme, do te bejme dhe nje ndeshje ne fund. Do bejme gjera impenjative ne nivel muskulor keshtu do te kuptoj me shume”.

Eshte Guarin lojtari i duhur per te luajtur pas kraheve te Palacios?

“Eh, Kovacic eshte ne rritje. Luhet me 11. Skuadra ka linja loje te rendesishme, luajme nje futboll pa i dhene pika referimi te tjerve. Po permirsohemi, Alvarez mund te beje edhe mesfushorin e avancuar pervec mesfushorit te brendshem. Kovacic njelloj me karakteristike te ndryshme. Do te shikoj dhe pozicionet e kundershtarit, kush luan ne anen tjeter. E rendesishme eshte se cunat te dine se cduhet te bejne, kjo eshte ceshtja. Mund te bej disa vendosje por te shohim neser se si do te vendosemi duke pare edhe stervitjen e sotme”.

Cfare iu ka bere me shume pershtypje tek Thohir?

“Pata nje pershtypje te mire, me njihte shume dhe mund te jete vetem pozitive te marresh te tilla velresime. Per pjesen tjeter un me bashkpunetoret e mi dhe te Interit jemi izoluar tek pjesa e fushes, keshtu do te bejme dhe neser”.

Objektivi i finales se Champions 2016 do te rrite konkurencen?

“E di se cila eshte logjika e kesaj bote. Raporti eshte i asaj qe do te beje shoqeria dhe asaj qe deklarohet. Nese behen investime ne kete sens perse jo. Duhet te jemi te mire per te kryer operacione te tilla per te arritur objektiva kompetitiv per kete qe po flasim”.

Fitorja e Juventusit me Napolin sposton ekuilibrat e kampionatit?

“Behen ca llogari ne fund, por e bukura e kampionatit eshte pikerisht kjo. Te dy skuadrat kane kualitete per te bere mire deri ne fund”.

Sa i mungon Interit per t’i arritur?

“Kemi filluar nje projekt te ri. Eshte akoma heret, duhet te kryejme teste te vazhdueshme dhe te kuptoje rritjen qe kane sjelle. Duhet te shohim ndeshje pas ndeshje dhe te kuptojme ku mund te arrijme.”

Je i shqetesuar nga fakti qe eshte folur vetem per shoqerine dhe jo per ndeshjen? Eshte nje rrezik konkret?

“Nuk kam folur shume per kete aspekt sepse perndryshe thuhet se kerkoj alibi… Sigurisht rreziku eshte, por jo per mua. E gjitha mund te sjelle pak humbje ne perqendrim por kemi punuar mire ne fushe dhe shpresoj te evitohen keto detaje”.

Me pas flitet perseri per Thohir dhe raporti me Mazzarrin

“Duhen vleresuar shume gjera ne karrieren e nje trajneri. Vitin e kaluar tek Napoli kemi arritur te dytet duke u kulaifikuar edhe per ne Champions, ne karriere une dhe stafi im kemi punuar mire”.

Peshojne me shume dy muajt e mungeses se Campagnaros apo 10′ e lujtura ne sezon nga Andreolli?

“Te dy do t’i mbaj ne levizje sepse nese do e nis me njerin do te kete nevoje per nje zevendesim sepse as Hugo as Marco nuk i kane 90′ ne kembe duke pare ritmet e futbollit tone”.

Per finalen e Champions League keni qene realist. Por cfare i mungon kesaj skuadre?

“Te kesh nje loje dhe ide te qarta, te njoh kete skuader ne total eshte e rendesishme. Me pas ne baze te konsideratave qe bej se bashku me shoqerine, duhet te permirsohemi gjithmone. Duke mbajtur, sigurisht, nje numer lojtaresh te konsiderushem ne baze te impenjimeve qe kemi. Une kam eksperience, shoqeria ka eksperience per te bera disa investime per lojtare te rendesishem dhe te veshguar here pas here. Rritjen duhet ta bejme keshtu, kjo eshte e njejte me Napolin kur fillova dhe e njejta mund te vleje ketu”.

Ne fund te ketij viti do gjeni Napolin dhe Milanin. Do jete e rendesishme?

“Nuk eshte nje pjesez shume decizive, por sigurisht me shume respekt per kete moment qe jemi tani. SIpas meje ne fund te nje faze qe eshte gjysma e kampionatit, te tregon ne menyre sinjifikative piken se ku ke arritur. Ato te dyja do te jene ndeshje ku do te kuptojme shume, por pas Bolognas kemi dy ndeshje ne shtepi dhe nuk duhet te deshtojme nese duam te jemi aty lart. Eshte e rendesishme te kemi vazhdueshmeri si me te voglat si me te medhate”.

Me Brancan dhe Ausilion keni folur edhe per merkato. Ka nje buxhet per skuadren qe prej janarit?
“Do te doja te pergjigjesha sepse pyetja eshte e mire, por me Thohir kemi thene qe do te kemi kujdes per rolet tona. Eshte sekreti per te bere mire ne cdo lloj aktiviteti. Qe sot e me tej, keto pyetje duhet ti behen Brancas dhe Ausilios. Gjithsesi kemi folur, buxhetin dhe te tjerat i vendos shoqeria. Une do te dorezoj listen time (qesh). Kemi nje organizimi, kam 2-3 veshgues qe monitorojne lojtaret me te pershtatshem, me te miret per nje nivel te caktuar. I japim keshilla shoqerise qe pastaj vlereson nese eshte rasti ose jo per te vepruar ne baze te resurseve ekonomike dhe faktoreve te tjere.”

Koncepti i grupit eshte celesi i suksesit te ketij Interi?
“Po, absolutisht. Nje nga aspektet qe me ka bere qejfin eshte te degjoj nga Thohir, eshte menaxhimi i grupit, t’i japim nje adrese atyre qe jane dhe atyre qe do te vijne. Lojtari individual permiresohet nese skuadra ecen mire, jo e kunderta. Dhe gjithcka duhet te behet ne baze te nevojave te skuadres. Pronesia e re mendon njelloj per kete ceshtje.”

Krahasimi me Mourinhon qe ka bere Thohir eshte nje kompliment apo jo?
“Mourinho eshte trajner i madh, e thote historia. Nese dikush shikon ngjashmeri, nuk me vjen keq, por cdo trajner eshte nje krijues. Secili eshte i ndryshem nga tjetri. Nuk e di me ke jane bere krahasime te tjera, por jane 10 vjet ne Serine A qe flasin per mua, cilesi ose defekte. Krahasimi nuk me shqeteson aspak.”

Si jane Samuel, Milito dhe Icardi?
“Milito eshte mire, do te shohim kur do te jete i disponueshem ne fushe ose pankine. Samuel ka pesuar nje demtim, nuk vendosim asnje date, por vazhdojme dite pas dite. Nuk eshte nje demtim qe do shume kohe per t’u rekuperuar. Ndersa Icardi ka bere nje operacion, vazhdon normalisht rekuperimin, por nuk di te them kohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.