Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,109 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “DeLa? Nuk me intereson. Milito do grumbullohet, Pirlo…”

Mazzarri: “DeLa? Nuk me intereson. Milito do grumbullohet, Pirlo…”
Andi Prifti

Walter Mazzarri ka dhene nje konference per shtyp, nje dite perpara super ndeshjes Inter – Juventus. Te gjitha fjalet e kesaj konference jua sjell ne shqip inter.al:

Keni kuptuar se per te pergatitur nje ndeshje si kjo Inter-Juventus keni vetem nje sesion stervitjeje me grupin komplet.

Me vjen vetem nje gje ne mendje per te thene, por me duket si nje alibi, keshtu qe nuk komentoj. Ne limitet e asaj qe kam mundesi do kerkoj qe ti jap inputin-in lojtareve te mi per te bere nje ndeshje te bukur.”

Cfare kuptimi ka Inter-Juventus? Dhe cfare mesazhi i keni dhene lojtareve?

Dje kane ardhur lojtaret e fundit te kombetareve dhe keshtu nuk kam mundur te bej nje bashkesbisedim me te gjithe asht sic duhet, me kane keshilluar se ata ishin te gatshem per sot dhe te interesuar per ate qe do te flisja sot. Me pas do te shikojme kushtet e tyre dhe do te korrigjojme. Ajo qe kam bere me ata lojtare me te gatshem eshte se kam korrigjuar gabimet e ndeshjes kunder Catanias. Eshte e nevojshme te jemi vigjilent qe nga minuta e pare. Kjo eshte edhe idea se cfare do ti them djemve sot, ose te shikojme veten tone. Ne rast se jemi te kujdesshem ne fazen mbrojtese dhe arrijme zhvillojme loje ne fazen sulmuese, mund te behemi te bezdisshem per kundershtarin.”

Tre piket vlejne me shume per Interin?

Ketu shikohet vetem rezultati, por kjo skuader duhet te fillimisht te mendoje perpara se te beje nje ndeshje te nivelit te larte. Nganjehere episodet bejne diferencen, ne rast se ben nje gjuajte dhe ben gol dhe me pas mbron rezultatin, fiton nje ndeshje por ne proces afatgjate ben shume pak rezultate. Me eshte dhene nje skuader per te rritur nivelin e tyre ne cdo aspekt.

Mbi fjalet e De Laurentiis:

Nuk me intereson ajo qe thojne te tjeret mbi mua, me intereson vetem ata qe punojne me mua se cfare thone. Kjo eshte edhe filozofia ime.”

Shpresoni te shikoni nje Inter kunder Juventusit si ajo e kesaj vere?

Une shpresoj qe te shikoj ate Inter qe ka bere te shikohet dicka, duke i korrigjuar gabimet qe kemi bere kunder Genoas dhe Catanias. Jam shume i lumtur me ate qe ka bere ekipi deri ne keto momente, pavaresisht miqesoreve. Neser jam shume kurioz te shikoj keta djem dhe te kuptoj ne rast se jane permisuar ne krahasim me ndeshjen kunder Catanias ku kane bere permisime mbi mekanizmat. Me pas duhet te shikojme edhe forcen e kundershtarit.”

Nje barazim mund te jete nje objektiv?

Per mua kur zbres ne fushe gjithmone duhet kerkuar maksimumi, pa menduar per rezultatin. Dhe me Juventusin do te kerkojme te bejme me te miren per veten tone. Ne 95 minuta dua qe te shikoj kete lloj disipline, me pas te shikojme rezultatin. Ka qene gjithmone besimi im. Juventusi ka fituar skudeton me mbrojtjen me te mire, Napoli e dyta, kishte sulmin me te mire, por mbrojtjen me pak te mire. Faza e mbrojtjes eshte shume e rendesishme, e gjithe skuadra duhet te jete kompakte, skuadrat e mia nuk jane percare per te vene ne veshtiresi kundershtarin.

Ka ndonje gje qe kerkoni nga lojtaret per sjelljen e tyre?

Mund te jem dakord mbi faktin se nje fitore per ne do te ishte e rendesishme sepse jemi ne rritje dhe duhet te pervetesojme vetebesim; Juventusi ka pervetesuar autoritet dhe pervoje, nderkohe ne në kete sens mund te perfitojme nga suksesi per te rritur vetebesimin.”

Kur ishte polemika me Conten? Dhe ne te ardhmen do te jeni ne gjendje te rivendosni gjuhen e duhur?

Ne rast se ka pasur dicka qe e ka ofenduar kerkojani atij, une mendoj se nuk kam thene asgje qe te bezdise ate. Fjalet per ndryshimin e modulit kunder Napolit ishin nje kompliment, por nqse e ka keqkuptuar kjo nuk varet nga une.

Alvarez mund te jete pike kyce per ndeshjen?

Hezitoj te them se nje lojtar i vetem mund te ndryshoje nje ndeshje. Ne kete lloj futbolli, skuadrat qe jane bere skuadra kane ditur te mbajne rezultate, me lojtare individualiste eshte shume e veshtire. Shpresoj qe udhetimi te mos i kete humbur qartesine.”

Duke fituar kete ndeshje mund te beheni nje idhull per tifozet. Kjo gje mund te frenoje shume sepse sjell deshire per ta perseritur ate?

“Mund te ndodhe, qe te kerkosh te besh sa me mire dhe mund te rrish i bllokuar. Kete grup e menaxhoj prej pak kohesh, neser kemi ndeshjen e pare te madhe dhe i urdheroj te gjithe te jene me kembe ne toke. Me pas ka ndeshje qe ndihen me shume se te tjerat, por edhe vitin e  shkuar fituan kunder Juventusit dhe kampionati perfundoi ne nje menyre te caktuar. Une kerkoj rritje konstante, per me shume, kerkoj qe  te bejme me mire ne fazen e dyte te kampionatit, nqse pesojme humbje me skuadrat e tjera cfare na mbetet? Pastaj tifozi kerkon siguri dhe ne duhet ta krijojme kete siguri.”

Sa Scudetto ka Juventusi?

Lerini ato, trajneret nuk duhet te hyjne ne ato gjera. Ne futboll duhet qytetari dhe ne duhet te mendojme ne menyre te drejte.”

Tifzoet ju kane transmetuar diçka per rivalitetin me Juventusin?

Çdo dite transmetohen, perceptohen…Por keto gjera i bejne mire sportit, e karikojne, dhe mua personalisht me pelqen kur ka presion. Shpresoj t’i kenaq tifozet.

Mesfusha do jete sektori ku do luhet ndeshja?

Beh, dhe faza difensive eshte fondamentale. I vleresoj te gjithe, domethene te njembedhjete lojtaret. Mund te fitosh ne nje zone, por dhe te humbesh ne nje zone tjeter te fushes.”

Çfare mendoni per faktin se disa thone se ky Inter kujton Juventusin e apre?

Te them e verteten, nuk e di se per çfare eshte fjala.”

Alvarez ka thene se ju e keni sheruar Interin. Si e ka sheruar Mazzarri kete skuader?

Me behet qejfi qe flitet keshtu. Ate gje pyetjani atyre. Nese ata besojne tek keto gjerat, jemi mire. Pastaj jane ata qe futen ne fushe.”

Nga fitorja ne Torino flitet per nje Inter ne forte. Nga ketu niset mendimi juaj?

Atehere, nje skuader nuk vleresohet ne nje ndeshje. Pavaresisht rezultatit, ne kemi pare gje tjeter ne keto dy ndeshje. Ky eshte tensioni qe duhet te kemi, duke mos shpresuar te kunderten. Nese humbasim ne ndeshjet e tjera, kjo fitore nuk na vlen. NUk shohim ndeshjen, por vazhdimesine.

Palacio ka me shume peshe se Tevez ne Kombetaren argjentinase. Çfare mendoni?

Ne Argjentine ka shume lojtare, duhen pare dhe idete e trajnerit. Kur ishte Mourinho tek Interi, Cambiasso nuk grumbullohej… Nje lojtar ben gjera qe nje trajneri nuk i pelqejne, ndryshe nga te tjeret. Mua me behet qejfi qe Palacio eshte ne Kombetare.

FcInterNews pyet: keni ne mendje diçka per te ndaluar Pirlo?

Kur pergatis ndeshjet, eshte normale qe perpiqem te limitoj lojen e skuadres kundershtare. Do ta shihni.”

MIlito eshte gati per te luajtur?

Do e grumbulloj, te shohim nese do jete nevoja per tu futur. Eshte shume mire, nese do mund ta fusja ne miqesoret e para, do ishte rritur dhe me shume. Tani te shohim se çfare do te ndodhe. AI eshte nje djalosh i shkelqyer, e di se çfare te beje.

E shihni me shume Alvarez si sulmues te dyte apo si mesfushor?

Mund te beje shume role, e rendesishme eshte qe ai te binde. Eshte qe lojtar i nevojshem, eshte mire fizikisht. Nese skuadra perparon akoma, mund ta perdor dhe si mesfushor, dhe aty ai luan shume mire.

Ju e keni dashur Taider me ngulm. Si do e perdorni? Tani eshte me mire se Kovacic?

Jo vetem qe e kam dashur, por isha shume dakord qe ta merrnim. Ne kete moment eshte mire, Kovacic ka nje muaj e gjysme i demtuar, dhe keto gjera vihen re nga trajneri. Ne fillim flitej per Milito, nese do ishte ne gjendje te luante ose jo. Kjo vlen per te gjithe.

Eshte dikush qe ngjan me Cavanin ketu tek Interi?

“Palacio eshte ai qe i afrohet, por ka karakteristika te tjera. Rodrigo ben gjera te tjera, por te dy ata jane lojtare te rendesishem.”

Cili lojtar i Juventusi ju frikeson me shume?

“Juventusi eshte e forte si skuader, nuk dua te perjashtoj nje lojtar. Jane te gjithe te zote.”

Juventusi eshte favorite per kampionatin?

“Nuk ka nevoje qe ta them une, por futbolli eshte i bukur sepse disa here nuk fiton me i besueshmi dhe kjo me karikon akoma me shume. Shpreson qe djemte te vazhdojne te ecin perpara.”

Mendoni qe Milito mund te kthehet me Primaveran?

“Me dhemb zemra kur dergon nje kampion te luaje tek Primavera…Nje lojtar si ai mund ta gjesh ne forme dhe kur ben stervitje me kritere te ngushtuara.”

Nuk eshte pak shpejt per tu perballur me Juventusin ne kete faze rritjeje?

Mund te jem dakord me nje llogjike te tille. Ne 12 vitet e mia si trajner, skaudrat e mia jane rritur me shume ne pjesen e dyte te sezonit. Por kalendari ka vendosur keshtu, shpresojm te bejme diçka te rendesishme.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.