Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,216 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Deri ketu i kenaqur per djemte, gjynah per ato pike te humbura. Ricky, Icardi dhe Campagnaro…”

Mazzarri: “Deri ketu i kenaqur per djemte, gjynah per ato pike te humbura. Ricky, Icardi dhe Campagnaro…”
Ardis
  • On 28/10/2013, 14:49

Eshte menjehere prag ndeshjeje per Interin dhe trajnerin e tij Walter Mazzarri: tekniku zikalter u intervistua nga gazetaret ne Appiano Gentile ne prag te ndeshjes delikate kunder Atalantes te Stefano Colantuono, e vlefshme per javen e 10 te Serie A. FcInterNews.it jua sjell fjalet e tij dhe inter.al e sjell ne shqip per ju.

Atalanta-Inter eshte gjithmone nje moment i rendesishem. Ekipi i Atalantes ka vazhdimesi, cfare Interi duhet per ti mundur?
“Eshte nje skuader e veshtire, dhe jo vetem per ne. Ne fushen e tyre jane shume agresive dhe te perqendruar, stadiumi eshte i vecante. Ka qene perhere nje fushe e veshtire, dhe mbi te gjitha grupi, pjesa me e madhe e tyre po punojne me te njejtin teknik prej kohesh. Jane te rrezikshem, merren ne konsiderate ne menyren e drejte. Eshte e nevojshme qe te jemi shume te perqendruar, ashtu sic beme kunder Verones kur jemi te gjithe shume te kujdesshem mund te luajme futboll te bukur por nese e leshojme rrezikojme”.

Cfare menaxhim grup do te jete, edhe ne nivelin e Turn-Over?
“Nje ndryshim eshte i sigurte, dhe eshte Samuel. Dua ti jap shancin e duhur, prej pak kohesh stervitet ne formen e tij 100%, eshte nje lojtar i rendesishem dhe doja ta aktivizoja qe te shtunen. Por duhet ti shikoj te gjithe djemte qe kane luajtur kunder Verones, ne baze te asaj qe do te me thone do ti konfirmoj ose jo. Keta djem pavaresisht meritojne qe te konfirmohen te gjithe per nga menyra se si kane luajtur te shtunen, me pas do te shikoj gjendjen e tyre fizike, nese i lejon atyre te luajne ne 100%. Samuel mund te impenjohet edhe ne rolin e mbrojtesit te qendres se majte, me pas do flas me te tre te repartit te mbrojtjes do te verifikoj kushtet, dhe nje do ta mbaj ne pushim duke konsideruar bashkebisedimin mbi kushtet fizike dhe garancite qe me japin. Por vendimin final per Samuel do ta marre neser mbasdite”

Dy transferta te njepasnjeshme cfare sinjali duhet te merrni?
“Do te jete nje hap i rendesishem per te kuptuar ne cfare pike jemi ne planin e personalitetit. Te luash ne transferte ndikon, kemi lojtare qe duhet te rriten si siguri. Keto dy gara do te na japin shume per te ardhmen e ecjes sone”.

Pritej nje Palacio kaq i forte?
“Une e kam kerkuar shpesh kur isha tek Napoli, eshte nje lojtar qe me pelqen: bujar, punon per skuadren, shikon porten. Kisha besim se mund te bente mire, nuk mund te thoja se sa mire por e dija qe mund te bente nje kampionat te rendesishem”

Si eshte Campagnaro?
“Pavaresisht sherimit, duhet te kuptoj nese eshte ne kushtet ideale. Luhet cdo tre dite dhe eshte e veshtire te vleresosh edhe kur rihyn ne grup. Nuk di cfare te them, te jep pershtypjen se nuk eshte rekuperuar, me pas mbas Bergamos do te flasim dhe do te kuptojme”.

I kenaqur me kete Inter?
“Po, i kenaqur nga reagimi i djemteve. Nuk ishte e lehte, por duke pare performancat, te japin kenaqesi kur bejne levizjet e sakta. Kemi mesuar te menaxhojme topin, nuk pesojme shume kundersulme. Me vjen keq qe kemi lene ndonje pike rruges”.

Roma e ka nderruar me te vertete vizionin e vlerave te kampionatit?
“Eshte e veshtire te shikosh nje skuader qe fiton nente ndeshje te njepasnjeshme, eshte e veshtire, pothuajse nje anomaly. Pa kete shperthim do te ishte nje turne me detyrues, me 3-4 skuadra afer, vitin e kaluar kishte me pak kompetivitet. Eshte nje kampionat interesant”.

Deri ne fund te ndeshjes kunder Cagliarit nuk ka pasur humbje te perqendrimit, perse kane ardhur me vone?
“Une analizoj ndeshje mbas ndeshje, situatat nuk jane te njejta. Ne Torino ishte nje ndeshje jo-normale, me 10 kunder 11 per 86 minuta; por ishte hera e para qe e kemi nisur keq si fillim. Me Romen, kemi bere shume mire nga pikepamja futbollistike, por mund te ndodhe qe te ndeshkohesh me kundersulme. Ishte nje ndeshje e cuditshme, Roma ishte cinike dhe i shkoi cdo gje mire, dy situata te favorshme kunder tyre, duhet ti zbatosh me perpikmeri te madhe, nese luan per te fituar. Me pas ishte edhe ajo penallti e dyshimte. Ne Trieste mund te ishim pak dobet, ka munguar qartesia se kush duhet te dilte perpara Nainggolan, por une kam pare perhere nje Inter te mirevendosur ne fushe. Me Veronen e kemi nisur shume mire, duke shenuar dy gola dhe duke i bere presing te mire. Me shume mundesi, dhe mund te jem te jem acaruar, duke pare njerez qe i gezoheshin lojtareve qe kane menduar se e kane fituar shpejt ndeshjen pa e marre parasysh rrezikun. Duhet te jemi perhere te kujdesshem per 95 minuta kushdo qe te jete rezultati: goli i pare u pesua nga euforia, kemi markuar nje lojtar kundershtar me dy mbrojtes, naivitet tipik edhe prej moshes. Me pas shkuam ne rezultatin 4-1 dhe u mendua si nje ndeshje e fituar dhe e futur ne arkiv. Nese Toni do te kishte bere golin e rezultatit 4-3, minutat e fundit do te ishin te rrezikshme. Por kete gje djemte e kuptuan”.

Dje Galliani eshte acaruar shume nga arbitrat. Si eshte me mire te te flasesh kunder tyre apo ta lesh nje rast te tille?
“E bej prej shume vitesh kete zanat, i njoh shume mire sinergjite. Kur nje trajner humbet ose shikon gjera qe e bejne te acarohet eshte edhe njerezore, duke pare interesat, acarohet. Besoj se kam bere shume mire qe nuk kam folur per kete gje, edhe sot”.

FcIN pyet trajnerin: duke pare rendimentin e mire te Alvarez si i brendshem ne mesfushe, eshte e realizueshme kunder Atalantes? Si jane Kovacic dhe Icardi?
“Do doja ta dija edhe une… Pavaresisht se cfare do te me thone djemte ka mundesi qe Alvarez te luaje ne ate rol, nese jo do te spostohet. Icardi po e menaxhon situaten qe te mos e perkeqesoje ate, eshte si nje qen qe ndjek bishtin e tij. Do shikoj nese do te jete disponibel nese do te jete e nevojshme, por nuk i ka 90 minuta ne kembet e tij”.

Kovacic ne vend te Cambiassos?
“Une kur marr nje ekip ne dore duhet te kuptoj se cila disipline eshte me e pelqyeshme. Duam qe te jemi nje skuader propozitive qe nuk do qe te pesoje shume gola. Shikoni Guarin: eshte nje mesfushor me me shume teknika mbrojtese; nese luan Alvarez dhe nje tjeter qe nuk rekuperon topin, nuk na dalin llogarite. Cambiasso pershembull di te beje te dyja fazat. Jane diktate logjike nga idete e mia dhe nga ekipi qe ke ne dispozicion”.

Si po e perjeton skuadra ardhjen e Thohir? Dhe si e vleresoni impaktin e ketij pronari te ri?
“Do te jete koha te na tregoje se cfare do te ndodhe, a priori nuk mund ta them une. Eshte e nevojshme qe te shikosh edhe idete qe ka pronari i ri, une mendoj se ata te familjes se Interit jane te kenaqur se si po shkon ky vit”.

Ka disa statistika ne lidhje me mbrojten, si numri i golave te pesuar me dhe pa Campagnaron. Pavaresisht zgjedhjeve, ne nje situate te tille si duhet te nderhysh psikologjikisht ne repart?
“Nese e fusja titullar Campagnaron, e beja se ishte me ne forme, por duhet vleresuar edhe kush e ka zevendesuar. Une nuk kam pare shume gabime nga ana e Rolandos, pastaj nese duam te shikojme episodet fatkeqe dhe te thuash se ka gabime… Une shikoj repartin dhe lojtari i vetem ben ate qe kemi pergatitur. Nga kjo pikepamje nuk kam pare ndonje gabim te madh nga reparti i mbrojtjes. Futbolli nuk eshte nje shkence ekzakte, nese nje mungon nuk mundem qe te ankohem. Por reparti nuk eshte ‘hallakatur’ ne mungese te Campagnaros, shume gjera kane ndodhur.  Nuk me keni per keto biseda, nuk ben pjese ne filozofine time”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.