Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

672 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri dhe diskutimi me skuadren: ja detajet. Teknikut nuk i ka pelqyer…

Mazzarri dhe diskutimi me skuadren: ja detajet. Teknikut nuk i ka pelqyer…
Ardi Deda

Nese ne Evrope, rrugetimi i Interit eshte perfekt, tre fitore ne tre ndeshje, ne kampionat jemi ne dy barazime ne tre ndeshje. Nje e dhene jo prej alarmi te kuq, por qe ka irrituar Mazzarrin. Ne sezonin e kaluar, ne fakt, kane qene penalizues pikerisht barazimet e shumta, plot 15, dhe ne Palermo jane rishfaqur defektet qe ne Torino dhe ne Kiev ishin bere te qarte, dhe keshtu Inter i ka dhuruar kundershtareve plot 45 minutat e para perpara se te fillonte te luante.

Duke analizuar ndeshjen, se bashku me skuadren, tekniku ka kerkuar te korrigjohen gabimet e bera ne Barbera dhe, gjithashtu duke e pranuar se ndonje fishkellime e arbitrit nuk ka ndihmuar, dhe qe grupi vinte nga lodhja ne Europa League (Torino dhe Napoli kane humbur, i vetmi formacion qe ka qene i impenjuar te enjten dhe qe ka fituar eshte Fiorentina) dhe qe kushtet klimaterike ishin te komlikuara (vape dhe lageshti), por tekniku ka theksuar menyren se si skuadra ka zbritur ne fushe e cila ka qene e gabuar: shume e bute, shume e hutuar dhe jo mjaftueshem e eger.

Ai eshte shprehur se Inter e ka pesuar ne Palermo me shume prej gabimeve te veta sesa prej zotesise se kundershtarit. Ne dy ndeshjet e radhes brenda fushes trajneri deshiron te shohe qe nga minuta e pare perqendrim dhe vendosmeri, por pergjigjet me te rendesishme duhet te vijne ne Firenze sepse eshte mbi te gjitha larg nga San Siro.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.