Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

790 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Djemte pak te lodhur, por e dija. Milito ne rrugen e duhur”

Mazzarri: “Djemte pak te lodhur, por e dija. Milito ne rrugen e duhur”
Xhorxh Gellci

Ashtu si gjate pregatitjes verore, ndeshje miqesore si kjo e luajtur sot ne mengjes kunder Luganos, i sherbejne Walter Mazzarrit per te rritur minutazhin e disa lojtareve dhe per te pare progresin e lojtareve qe deri tani jane perdorur me pak. Per keto ceshtje dhe per progresin e Diego milito ka folur ne fund te ndeshjes ne mikrofonat e Inter Channel tekniku zikalter: “Gjeja me pozitive eshte te shikoja Diegon te permiresoheshe ne shume gjera, eshte mire. Eshte e qarte qe per te patur formen me te mire duhet akoma kohe, por jemi ne rrugen e duhur. Nese jam i kenaqur nga miqesorja? Sot me interesonte mbi te gjitha te mbyllja kete jave ne te cilen lojtaret qe luanin me pak kane punuar me pregatitesin Pondrelli dhe te shikoja gjendjen e tyre. Dukej, ishin pak te lodhur, por ishte e parashikuar. Kjo duhet te na beje te reflektojme, ne futbollin modern, nese nuk je mire fizikisht, mund te kesh probleme me te gjithe. Perfitoj per t’i bere komplimentet Luganos.

Dhe mbi faktin qe Interi ka pesuar dy gola ne miqesore pasi ja ka dale ta mbaje porten e paprekur ne dy ndeshjet e kampionatit te zhvilluara, Mazzarri qarteson: “E perserit, me interesonte qe djemte te mbanin nje minutazh te rendesishem dhe ata qe luajne me pak te mund te benin nje stervitje te mire ne fund te ciklit te punes qe kemi zhvilluar kete jave.”

Dhe ndersa anetaret e Inter Clubeve prezente ne shkallet e Pinetines perseritnin me ze te larte zerin e tij, Mazzarri shpjegon cfare do te thote te kesh hyre kaq shpejt ne zemrat e tifozeve zikalter: “Eshte bukur, sinqerisht sic kam thene ne fillim, pasi kemi qene kundershtare, nuk e prisja te ndodhte kaq shpejt ne nje menyre te tille. I falenderoj dhe do bej gjithcka, sic kam bere gjithmone ne karrieren time, per t’u rikthyer kete besim dhe mbeshtetje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.