Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,303 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Do me pelqente te vija tek Inter ne nje moment te ndryshem. Ne 2014…

Mazzarri: “Do me pelqente te vija tek Inter ne nje moment te ndryshem. Ne 2014…
Xhorxh Gellci

Interi i ka bere floket e bardha edhe Mourinhos. Interi nuk eshte nje skuader si gjithe te tjerat dhe Walter Mazzarri e ka kuptuar me se miri. Tekniku zikalter, i intervistuar nga Sky, ka thene:

BILANCI – Kemi nje bilanc shume te mire ne muajt e pare per nje seri motivesh. Nese konsiderojme qe ne Itali gjykohesh vetem per rezultatet, une mund te them qe mund te benim edhe me shume pike, dhe u referohem ndeshjeve brenda me Parma dhe Sampdorian, ku ne fushe kemi pare nje skuader te mire. Keqardhje? Kam ardhur tek Interi ne nje moment jo te zakonte per shoqerine, me nje shoqeri ku po behej kalimi i pronesise. Do me pelqente te vija ne nje moment ndryshe. Une mund te pranoj cfaredo projekti, mjafton te kete qartesi, qe te jemi dakord ne linjat programuese. Kjo eshte nje shoqeri terheqese. Me kane dale thinjat? Ne krahasim me normalen, duhet te them po.

KAMPIONATET E HUAJ – Me pelqen futbolli spanjoll, mentaliteti qe eshte ne Spanje, menyra si e mendojne lojen.

CFARE PRET MAZZARRI – Ne jeten time me eshte dashur gjithmone te djersij shume, nuk ka qene kurre e thjeshte. Por jam shume i kenaqur dhe i shperblyer nga ajo qe kam bere deri tani. Shpresoj dhe besoj qe 2014 do te jete ne nivel profesional i ngjashem me vitet e tjera. Dhe shpresoj qe ne 2014, pa bere premtime, tu rezervoje interistave kenaqesite qe meritojne. Do te mundohemi te japim maksimumin per ti bere tifozet zikalter te ndjehen si ne kohet e vjetra.

CFARE DUHET TE BEHET – Potencialin, buxhetin dhe parametrat e tjere  i di shoqeria. Une jap idete e mia dhe eksperiencen qe kam per te perballur cdo program. Jap me te miren qe kam per lojtaret e mi. San Siro eshte nje stadium i vecante dhe ka emocione si ajo ne derby qe ja vlen ti provosh. Dhe pas ndeshjes eshte momenti me i bukur sepse mendon se ka qene bukur t’i perjetosh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.