Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Dua nje skuader qe nuk dorezohet kurre. Ranocchia kapiteni ideal, tani ta tregoje. Rolando…”

Mazzarri: “Dua nje skuader qe nuk dorezohet kurre. Ranocchia kapiteni ideal, tani ta tregoje. Rolando…”
Xhorxh Gellci

Konferenca e pare e vitit per Walter Mazzarrin, qe pas dy stervijeve te para te pregatitjes verore ne Pinzolo takon gazetaret per te shpjeguar idete per sezonin e ri. Inter.al u sjell fjalet e tij te plota, te gjitha ne shqip:

Ne keto dite perceptohet nje deshire e madhe per t’u rinisur, duke nisur nga Pinzolo. Sa ka efektivisht?
“U tregoj ndjesite e mia, do te thoja qe kjo eshte nje rini e dyte, si ne diten e pare qe kam nisur te stervit. Jam i karikuar, me deshire, edhe sepse edhe me shoqerine ka patur shume qartesi dhe respekt reciprok, dhe kjo me jep me shume force. Tifozet na kane pritur mire dhe ky eshte nje karikim tjeter. Djemte i kam pare te motivuar, jane te gjitha mundesite qe te bejme mire.”

Po pritja e tifozeve u ka bere mire ne nivel personal?
“Po, natyrshem. E kam respektuar gjithmone opionionin e te gjitheve, tifozet kane gjithmone te drejte. NUk ka patur kurre probleme, por pergjigje si keto japin nje stimul te metejshem dhe te bejne te ndihesh mire.”

Objektivi i vitit te shkuar ishte ta beje kete skuader kompetitive. Cili eshte hapi i metejshem?
“Une nuk kenaqem kurre, dua te degjoj lojtaret ne vend te pare, ti perballoj ndeshjet me shpirt luftarak. Skuadrat kane gjithmone nje shpirt gare dhe kete vit dua ta shoh me shume, pas nje viti ndjehem me i sigurte per ate qe dua te ‘propozoj’.

Kush do te jete kapiten?
“Ai qe do te tregoje se eshte me profesional, kerkesat jane te shumta. Per mua, Andrea Ranocchia eshte me i pershtatshmi, sepse ka te gjitha cilesite per ta marre kete pergjegjesi. Pastaj do i takoje atij te tregoje se e meriton.”

Rinovimi u jep me shume besim?
“Une duhet te kem besimin e paleve, e kam kete marre kete ndjesi dhe kam vendosur te zgjat kontraten. Edhe une jam dakord mbi projektin qe nis tani dhe besoj qe jam personi i duhur per ta cuar perpara, duke nisur nga baza te mira. Jane direksionet e percaktuara nga shoqeria, si mundesia per te bere merkato.”

Vidic nuk ka luajtur kurre ne mbrojtjen me tre: do te jete nje problem apo eksperienca e tij jep siguri per kete?
“Me mungojne shume lojtare qe duhet te kthehen nga Boterori, ai eshte e vetmja blerje me perjashtim te Dodo qe po stervitet ketu. Per te kam nisur me mbrojtjen me tre per ta bere te kuptoje konceptet dhe qellimet e mia. Dua qe Vidic ti asimiloje, pastaj kur te jene te gjithe do te punojme mbi mbrojtjen me kater. Pastaj ai eshte ekspert, nuk besoj se do i duhet shume te kuptoje mbrojtjen me tre, sepse eshte me e thjeshte ne krahasim me ate me 4, qe ka mekanizma te ndryshem.”

Inter ka qene mbrapa ne krahasim me skuadrat e tjera qe mund te investojne akoma. Cfare ju ben te jeni optimist?
“Vlerat teknike nuk mjaftojne, me organizim mund te behet diferenca. Nese i bejme gjerat me mire se te tjeret, nese konkurrojme se bashku per nje rezultat, mund te bejme me mire se sa ato qe konsiderohen si vlerat tona teknike. Futbolli po ecen drejt ketij drejtimi, mendoni per skuadra si Kili dhe Kosta Rika ne Boteror, qe kane vene ne veshtiresi skuadra me vlera teknike shume here me te larta.”

Cfare Inter duhet te jete per te qene nje Inter i Mazzarrit?
“Duke takuar tifoze dhe aksionere me kane kerkuar te shohin kete vit nje skuader qe lufton dhe nuk dorezohet kurre. Kjo eshte pika e pare, do te punoj shume ne kete aspekt pavaresisht kualitetit. Pastaj mund vetem te permiresohemi.”

Ka pak mesfushore, prandaj pregatitja eshte e veshtire. Je optimist mbi arritjen e nje perforcimi? Ka garanci?
“Per te rinjte flas per Vidic dhe Dodò, te cilet jane zyrtare. Per te tjeret preferoj te mos flas, sepse nuk jane tanet. Idete jane ato te shoqerise, te cilat i diskutojme bashke, pastaj do ju lajmerojne ata. Thohir ka folur me terma te caktuara nen aspekte te caktuara.”

Per situaten e Rolando cfare mendon?
“Eshte nje lojtar qe me pelqen, por kjo nuk mjafton. Vitin e shkuar ka bere nje sezon te shkelqyer, nese do te kthehej do isha i lumtur.”

Duke pare impenjimin ne Europa League dhe mungesen e sulmuesve me lojtare qe do te vijne me vonese, ke menduar per nje pregatitje te vecante?
“Do te doja ta kisha grupin e plote sot, por eshte Boterori. Une dhe pregatitesi e dime cfare do te bejne, se shpejti do te jete impenjimi ne Europa League dhe duhet te kuptojme kush eshte i pershtatshem dhe te mbajme te gatshem ata qe jane.”

Dodò eshte blerja ideale per mbrojtjen me kater?
“Do te thoja qe Nagatomo dhe Jonathan kane luajtur me kater; Dodò eshte i ri, besoj ne ai; nese nuk ndryshoj modul do te jete nje nga kater lojtaret e krahut qe do te alternohen ne turne te ndryshem. Do te jete i nevojshem pavaresisht modulit.”

Cfare ndryshon me ardhjen e Europa League?
“Jemi nisur shpejt per te pregatitur sa me mire fazen paraeliminatore, per te dhene nje baze taktike te rendesishme pa humbur ne shpejtesi. Rrezikohet te kemi lojtare akoma ‘te mpire’, prandaj kemi qene te kujdesshem per fazen parapregatitore dhe ate pregatitore ku do te kete nje pune te lehte, me topin dhe shpejtesine qe do te vijne ngadale.”

Sa eshte i rendesishem ardhja e nje terminali sulmues per te evituar probleme si vitin e shkuar?
“Ka dy menyra per te bere gol, me shume lojtare ose me nje bomber; ne skuadrat e mia eshte me e thjeshte te gjesh me shume lojtare qe shenojn, ndoshta me mesfushoret ose lojtaret e krahut. Ka shume skuadra me elemente qe nuk japin pika referimi si Hernanes dhe Kovacic me Icardin. Hernanes tek Lazio ka shenuar 12 gola, nese eshte ne gjendje te mire behet i rendesishem. Edhe Kovacic nese do te kete besim, mund te shenoje disa gola ne nje vit. Nuk dua te mendohet qe pa sulmues nuk shenohen gola.”

Boshlleku me skuadrat e tjera mund te zboelohet? Kush eshte qartesia?
“Qartesia jepet nga projekti. Nuk vendos limit, ne shoqeri e dine qe nese i ben gjerat mire, nese shikohet se vlerat teknike fillestare ndryshohen nga organizimi, eshte mire, dhe me shoqerine ndajme te njejtin mendim.”

Cili eshte projekti mbi Guarin? Schelotto dhe Silvestre do jene te dobishem?
“Numri i skuadres do jete nje faktor i rendesishem, nuk duhet te tejkalohet. Eshte nje diskutim ne evoluim e siper, duke pare kush do vije dhe kush do largohet. Tani per tani eshte shpejt ta themi, pastaj ne fund te merkatos do te pergjigjem me saktesisht.”

Mund te thuhet se objektivi eshte nje Inter qe luan me mire dhe me me shume shpirt. Vitin e shkuar, jo gjithmone e keni pelqyer skuadren…
“Shpesh thuhet qe nuk eshte luajtur mire sepse nuk eshte arritur rezultati. Por ne disa barazime jane gjuajtur shume korner dhe jane goditur shume shtylla e traversa, prandaj eshte prodhuar futboll. Por Inter ne fund, kunder disa skuadrave te caktuara duhet te fitoje, prandaj eshte thene qe ka munguar loja. Me Lazion kemi luajtur mire, prandaj nuk do isha kaq negativ ne vleresimin e skuadres te vitit te shkuar. Tani cunat e dine cfare dua une, prandaj besoj qe mund te permiresohemi. Por mbi te gjitha ne 90 minuta do te doja nje skuader qe luan gjithmone, duke luftuar edhe kur rezultati nuk eshte pozitiv.”

Po ai Inter nuk ishte ai i Mazzarrit edhe ne planin e protagonizmit?
“Do te evitoja te flisja per vitin e shkuar sepse kam vleresuar shume gjate sezonit. Ka qene nje vit jo normal dhe pavaresisht kesaj jemi kthyer ne nje skuader kompetitive, duke e kthyer emrin e klubit ne Europe, dhe kjo ishte e rendesishme. Tani nis nje epoke e re, qe do te vleresohet ne nje menyre te ndryshme.”

Pavaresisht emrave, nese zerat e merkatos do te konkretizoheshin, do te ishe i kenaqur?
“Kur flas per qartesi them qe do isha i kenaqur nese shoqeria do arrije te beje me te miren, ne baze te potencialit aktual, duke konsideruar keta parametra. Une besoj qe ajo qe kemi bere, eshte bere mire ne baze te disa parametrave te caktuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.