Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,588 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Duhet te rritemi, shume pasaktesi. Mbi Kovacic dhe Alvarez…”

Mazzarri: “Duhet te rritemi, shume pasaktesi. Mbi Kovacic dhe Alvarez…”
Ardis
  • On 30/10/2013, 0:27

Eshte nje Walter Mazzarri shume i zhgenjyer qe flet ne mikrofonat e SKY. “Edhe sot kemi luajtur shume mire, kunder nje skuadre fizikisht te forte, te perqendruar dhe shume agresive ne sulm. Nuk eshte e lehte te besh rezultate. Por nese e shikon te gjithen, kemi bere me shume ne: Mund edhe te fitohej. Mbi te gjitha, nuk mund te dhurosh gol nese je ne avantazh. Duhet te jemi me cinike kur luajme mire”.

Alvarez ka thene qe nuk jemi akoma dinake: jeni dakord? “Edhe ai eshte terhequr ne te djathte kur arriti ne fund. Nuk mund te besh zgjedhje te gabuara, jemi nje skuader e madhe dhe eshte e nevojshme per qartesi. Tashme edhe ne rastet vendimtare na mungoi nje Milito: po te ishte ai do ishte me mire, i gjithe ky volum loje mund te konkretizohej. Takat e kepuceve? Absurde te shikosh ne Serie A te rreshqasin kaq shume… me vjen te them diletante. Dhe kemi rreshqitur edhe ne raste te rendesishme. Kemi nevoje te rritemi ne shume pikepamje nese duam te luftojme per skudeton”.

Si eshte Handanovic? “Me ka thene qe nuk mundej te vazhdonte, doktori me tha qe ishte nje goditje e forte. Nuk besoj se eshte e rende, neser do e vleresojme: nuk eshte e thjeshte te gjykosh qe tani.

Sot, ne krahasim me Torinon dhe Cagliarin, keni qene pak me shume ne veshtiresi? “Po, jam dakord. Kjo eshte nje fushe e veshtire, Atalanta eshte nje skuader e shkelqyer: Denis eshte nga sulmuesit me te mire te kampionatit. Edhe ne Napoli me mua ka bere gjithmone mire, edhe pse ka qene me pak i qarte. Tani ka marre shume siguri, ben gjithmone gola. Pavaresisht kesaj duhet t’u japim merita edhe te tjereve dhe e kam bere me Colantuonon dhe Marinon. Pasi kemi shpenzuar shume me Veronen, nuk ishim ata te zakonshmit edhe kur benim presion. Por nuk dua qe kjo te jete nje justifikim.

Me dy sumuesit humbet rrjedhshmeria? “Alvarez ishte ne limitin e forcave fizike, zevendesimi i Handanovic na ka penalizuar pak. Nuk besoj se varet nga dy sulmuesit, por mendoj se kemi rene edhe per shkak te gjendjes fizike.

Kovacic dhe Alvarez kane ndryshuar pozicion: mund te themi qe motivi eshte se Alvarez jep me shume garanci ne fazen mbrojtese? “Po, per kete motiv, dhe sepse ne nivel fizik Ricky vrapon me shume. Mateo ka luajtur shume mire edhe ne pjesen e pare, por duket sikur ka pak me shume probleme ne nivel fizik.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.