Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,208 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Eshte pare ekuilibri qe duhet. Me mire ne pjesen e dyte. Mbi Eto’o…”

Mazzarri: “Eshte pare ekuilibri qe duhet. Me mire ne pjesen e dyte. Mbi Eto’o…”
Xhorxh Gellci

Interi kalon Genoan 2-0 me gola te Nagatomo dhe Palacio ne pjesen e dyte. Ne fund te ndeshjes, ne mikrofonat e Sky, prezantohet nje Walter Mazzarri dukshem i kenaqur.

Kishim 4 muaj qe nuk fitohej ne shtepi, me shume humbje.Ndoshta duhet te hiqnim edhe efektin psikologjik, prandaj ne fillim kam menduar te jap sigurine. Kisha parashikuar zevendesime, Kovacic akoma nuk eshte 100% dhe kam preferuar ta fut ne momentin kur te tjeret do te ishin te lodhur. I kemi leshuar shume pak Genoas, skuadra po rritet, ka ekuiliber, dicka qe na duhej shume.

Mbi lojtaret e krahut dhe pjesemarrjen ne aksion: “Jane rritur qe te dy. Jam i kenaqur per golin e pare, sepse levizja e bere tregon qe djemte me ndjekin. Mes te tjerash, udhetimi ne Amerike me ka bere te punoj pak, duke humbur disa dite. Shume gjera nuk i benin sic doja une, sidomos kur merrnin topin. Ne pjesen e dyte te gjithe me mire, edhe Guarin. Shume mire keshtu.

Sugjerimi Eto’o? “Me njihni shume mire, nuk flas per merkato. Eshte nje lojtar shume i madh, e dine te gjithe. Por jam i kenaqur te stervit keta qe kam. Nese ndjej nevoje per nje sulmues? Nuk them asgje. Perkundrazi, flas mire per Icardi, sepse sot eshte pare sa mire ka luajtur me më pak pergjegjesi, ka bere shume mire. E natyrshme qe e gjithe skuadra duhet te duroje kete menyre loje, pa pesuar kundersulme.

Si e shikon Interin ne luften per titull? “Juventus eshte perforcuar, kampionatin e njohim. Por Interi po rritet me shume sesa prisja. Pas golit jemi shbllokuar ne nivelin e mendjes dhe kemi prodhuar nje futboll me kualitet. Nuk eshte sigurisht nje ndeshje ose nje pjese ku mund te ndryshohen strategjite.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.