Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,367 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Fiorentina nje hap tjeter. Milito, Kovacic dhe Alvarez…”

Mazzarri: “Fiorentina nje hap tjeter. Milito, Kovacic dhe Alvarez…”
Andi Prifti

Objektivi: te kemi vazhdueshmeri. Kjo eshte fjala me e degjuar ne shtepine Inter, pas suksesit te dielen e kaluar kunder Sassuolo. Ne San Siro vjen Fiorentina, impenjimi i dyte i nje jave te rendesishme. Ne fund te stervitjes, Walter Mazzarri ka dhene nje konference per shtyp. Ja fjalet e tij te sjella ne shqip nga inter.al:

Ne futboll perdoren shpesh frazat per te harruar humbjet. Ekziston nje fraze dhe per te harruar fitoret?

Si princip, si trajner, kam menduar gjithmone se duhet te dish te mbledhesh gjerat e mira, qofte nga nje fitore, qofte dhe nga nje humbje. Mbi te gjitha, duhet te dish te rritesh duke pare ato qe kane ndodhur ne ndeshjet e kaluara.

Perballja me Fiorentinan mund te jete ajo qe do tregoje vleren reale te Interit?

Eshte nje hap tjeter i proçesit te rritjes, per te cilin kam folur qe kur kam ardhur ketu. Fiorentina ka karakteristika te ndryshme nga Juventusi ose Sassuolo, prandaj per ne do jete nje prove per te pare nese jemi te afte per te perballuar kete. Fiorentina nuk ka nje pike referimi dhe pa Gomez behet dhe me e veshtire per kapur. Do levizin te gjithe, ata luajne me mbajtje topi dhe kane nje menyre te ndryshme loje nga skuadrat qe kemi perballuar deri tani.

Milito mund te luaje nga fillimi?

Nuk e jap formacionin, eshte akoma dhe nje stervitje per tu bere. Diego e di qe nuk mund t’i mbaje 90′ ne kembe, te dielen ka luajtur dhe ajo hyrje i ka bere mire. I dime cilesire e tij, por nuk duhet t’i humbim ekuilibrat. Gjate ndeshjes do vleresoj gjendjen.

Mund te luaje Interi me dy sulmues dhe nje trekuartist?

Kjo eshte ndeshja me e papershtatshme per te bere eksperimente te tilla. Per me teper, kur nje trajner do te provoje nje projekt te ri taktik ne nje skauder te re, eshte e veshtire t’i ndryshosh kur kemi ekuilibra te mire dhe po korrim sukesese. Une besoj se, ne kete moment, ajo njembedhjeteshe qe po zbret ne fushe jane ata qe po japin me shume garanci. Nuk mendoj se kjo duhet ndryshuar, duke para qe nuk jemi bashke prej shume kohesh.

Si mendoni ta fusni Kovacic tani qe ka ekuilibra?

Ashtu siç po bej tani. Futbolli modern kerkon nje forme, nje formacion perbehet nga shume lojtare. Kur luan ne nje pjese te ndeshjes do te thote qe eshte i rendesishem. Me Genoan ai hyri kur ishim 0-0 dhe me pas fituam. Zevendesimet jane te rendesishme. Pas nje muaji e gjysme i demtuar, ai ka rene pak nga forma e tij. Jane gjera normale, ai eshte stervitur me te tjeret. Kur ta fus ne fushe duhet te me tregoje se ai vlen, jo vetem per mua, por per te gjithe. Mbase duhen pasur lojtare te tille ne çdo rol.”

Tani qe ka tre impenjime ne nje jave, eshte dikush qe duhet te pushoje?

Jam shume i kujdesshem ne keto gjera. Per menyren si shkoi ndeshje me Sassuolon, duke pare qe luajme ne darke dhe kemi nje dite me shume, besoj se nuk ka nevoje. Nese dikush do ma kerkonte, do mendohesha, por me keto pergjigje nuk ka nevoje.”

Gomez nuk do te jete. Ju frikeson Rossi?

Po, me ka pelqyer dhe e kam dashur gjithmone. Kane bere mire qe kane investuar per te kur ishte i demtuar. Eshte nje lojtar deçiziv, nje blerje e mire. Eshte nje kampion.

Kur keni stervitur Montella-n, keni menduar qe mund te behet trajner?

Kisha kuptuar qe kishe karakter te mire, duke pare qe nuk donte te rrinte ne pankine (qesh). Jo, eshte nje djale i mire, mund dhe ta mendoja. Me pas e mora vesh, sepse me tha se po kerkonte te behej trajner.”

Shume gola te shenuar, asnje prej tyre me top te ndaluar. Rastesi?

Mah, ne punojme shume me topin e ndaluar dhe disa here kemi rerzikuar te shenojme ashtu. Kjo e dhene eshte relative, por shpresoj qe te shenojme nje numer te mire golash dhe me top te vendosur, duhet t’i shfrytezojme. Eshte vetem çeshtje kohe, do ta studiojme dhe kete kur skuadra te kete pervetesuar gjerat e tjera.

I keni marre ne konsiderat hipotezat per te shtyre Cagliari-Inter?

Nuk e kam menduar por duhet pyetur. Nuk e di nese shoqeria eshte marre me kete. Ka pak kohe sepse ne do nisemi per ne Cagliari. Mbase me Romen do luajme te shtunen. Nese do me pyesnin do thoja ‘po’.”

Ne çfare pike eshte proçesi i rritjes se Wallace?

Ai eshte lojtari qe duhet te rritet me shume, ai e di se çfare duhet te beje. E kam futur ne nje ndeshje. Ne kete formacion, do ishte e rendesishme qe te rriteshin te gjithe.”

Fiorentina e kerkonte Alvarez. Ju e bllokuat shitjen?

Kam folur me Rickyn, duhet te punoje ne menyra te fshehte sepse ne kete bote opinionet ndryshojne shpejt. Te gjithe e dine qe me pelqen si lojtar. Ne fakt kur degjova zera per shitjen e tij thashe menjehere se kam dashur ta njoh ate si fillim.

FcInterNews.it pyet nese Icardi dhe Belfodil, qe jane ne maksimumin e formes, do gjejne hapesira.

Befasohem, sepse ne futboll luhet me 11 lojtare. Ke duhet te heq? Duke marre ne konsiderate qe skuadra ka bere 2 gola me Genoan, 3 me Catanian, me Juventusin beme mire. Ne kete pike, me thoni ju se ke duhet te heq. Mbi te gjitha sepse nuk ka nje arsye, skuadra po luan mire. Djemte jane mire, e kane kuptuar edhe vete.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.