Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

720 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Fishkellimat normale pas nje ndeshje te tille, te enjten te luhet ndryshe. Giulini te mendoje per problemet e Cagliarit”

Mazzarri: “Fishkellimat normale pas nje ndeshje te tille, te enjten te luhet ndryshe. Giulini te mendoje per problemet e Cagliarit”
Ardi Deda

Walter Mazzarri, trajneri i Interit, ka folur sot per mikrofonat e ITV Italia. Ne intervisten e dhene per Luca Uccello, qe do te trasmentohet sonte gjate programit “Derbi i se henes”, Mazzarri kthehet te flase per ndeshjen e Cagliarit. Ja fjalet e tij: “Sot kam folur me futbollistet, e dine shume mire ate qe mendoj dhe me duket qe jemi te gjithe te bindur per ekzaminimin qe i kemi bere ndeshjes se djeshme”. Per fishkellimat e mara pas ndeshjes: “Eshte normale qe te kete kur humbet nje ndeshje si ajo qe kemi humbur ne. Eshte e qarte qe te enjten duhet te bejme nje ndeshje ndryshe, pertej rezultatit. Edhe ne Firenze do te nevojitet nje paraqitje e madhe per te treguar se ky ka qene nje aksident gjate rruges. Le ta pranojme keshtu, sepse gjithsesi duhet te ringrihemi: kjo ka qene e vetmja ndeshje e ndryshme nga te tjerat dhe ne pergjegjesit duhet te punojme per kete”.

Mazzarri iu pergjigjet edhe akuzave per mendjemadhesi nga ana e Tommaso Giulini, presidenti i Cagliarit: “Une jam mesuar te mos shoh ne shtepine e te tjereve. Giulini, pavaresisht se ka fituar, duhet te mendoje per problemet e Cagliarit, ashtu sic une duhet te mendoj per problemet e skudres time”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.