Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

694 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Guarin? Do e nise nga pankina, eshte i karikuar. I kam thene se…”

Mazzarri: “Guarin? Do e nise nga pankina, eshte i karikuar. I kam thene se…”
Inter Club Staff

Walter Mazzarri, ne konferencen per shtyp ne prag te ndeshjes qe do te luhet neser ndaj Sassuolos ne San Siro, ka folur per disa argumenta te ndryshem. Por nje lojtar me shume se te tjeret ka vemendjen e medias dhe ai eshte pikerisht Fredy Guarin i cili ka qene afer largimit ne merkaton e veres por me pas nuk u be asgje dhe ai qendroi.

Per te tekniku tha se: “Cfare i kemi thene njeri tjetrit gjate javes dhe cfare Guarini shikoj une? I kam thene qe te zeroje gjithcka. Mua me intereson gjithmone se cfare mendojne lojtaret, cfare thone lojtaret. Mua me eshte dukur shume i karikuar dhe me deshire te madhe per ta filluar nga zero. I kam thene qe te nise historine e tij te vertete me kete bluze. Me pas, gjerat e tjera qe kemi thene mbeten mes nesh.”

Me pas, i derguari i FcInter1908.it ka pyetur serisht tranjerin per Kolumbianin dhe te ardhmen e tij: “A do te qendroje? Skuadra qe kam ne dispozicion eshte e perbere nga lojtare qe per mua jane te gjithe te rendesishem dhe kemi nje numer te sakte lojtaresh te cilet do te kene mundesine te gjithe te luajne. Kemi pozicione u kemi nga dy lojtare dhe ai eshte nje lojtar plus per Interin. Cfare ndodhi me Bonaventuren? Per merkaton flet shoqeria. Guarin eshte nje lojtar i rendesishem dhe arrin ta mbaje gjithmone te larte perqendrimin. Per gjerat e tjera nuk dua te flas, jane gjera te kaluara.

Tekniku pyetet edhe nese mesfushori do e nise nga minuta e pare. Per kete gje do te jete e rendesishme edhe stervitja e sotshme ne San Siro: “Do te kerkoj te vleresoj si jane lojtaret fizikisht. Une do te bej zgjedhjet e mia. Kam nevoje per lojtare perpara me karakteristika qe i pershtaten nje kundershtari si Sassuolo. Ai do te hidhet nga minuta e pare vetem kur te jete mire, nuk ka ndonje nxitim per ta hedhur ne fushe. Ai do te aktivizohet nga minuta e pare kur te jete i nevojshem per ekipin dhe kur te jete mire. Do e nise kete ndeshje nga pankina.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.