Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,948 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Guarin nuk grumbullohet. Kthimi i Thohir pozitiv. Milito do te luaje, Botta do na sherbeje…”

Mazzarri: “Guarin nuk grumbullohet. Kthimi i Thohir pozitiv. Milito do te luaje, Botta do na sherbeje…”
Xhorxh Gellci

Tekniku zikalter Walter Mazzarri, gjate konferences te shtypit para Inter-Catania, gare e vlefshme per javen e 21 te kampionatit te Serise A, u eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve te pranishem ne Appiano Gentile

Mister, jeni i cuditur nga rendimenti i Catanias ne kete sezon?
“Besoj qe Catania ka patur veshtiresi, por ne duhet te mendojme vetem per veten tone.Seria A eshte e vecante, kane ndryshuar trajner, por besoja se do kishin nje pozicion me te mire ne klasifikim. Ne duhet te mendojme te kthejme faqen, duhet te bejme pike. Duhet te jemi cinike dhe shpresojme qe episodet te na favorizojne.”

Ndeshjet e ardhshme jane te rendesishme.
“Jane te rendesishme, por mendojme per ndeshjen e neserme, dhe duhet te mundohemi te marrim tre piket ne cdo menyre. Ndeshjet e tjera qe do vijne, do te jene me pak te veshtira se ato me skuadra te dores te dyte. Mua me pelqen te perballem me skuadra qe luajne ballehapur dhe shpresoj te bejme figure te mire, sic kemi bere gjithmone. Piket qe mungojne jane shkaktuar nga episode.”

Guarin, cfare duhet bere per ta integruar perseri?
“Neser nuk do jete i grumbulluar, sepse te gjitha energjite e mia jane shpenzuar per te perqendruar skuadren ne fushe dhe kaq, per t’i bere te mendojne vetem ne fushe, pa patur mendime te tjera.”

Perseri mbi Guarin, tekniku vazhdon:
“Nese nuk do te kishte ndodhur asgje, cfare do te mendonim? Te shkonim te takonim nje Juventus pa motivim? Rivaliteti ka qene gjithmone, pavaresisht nga zhvillimet e fundit. Lojtaret do te jene shume te karikuar. Shitja u propozua nga une? Nuk komentoj per merkaton.”

Hyrja e Guarin ne Genova ishte e kushtezuar nga ky operacion?
“Genova ka kaluar, nje kolegu im as nuk ka folur ne konference. Duhet te flas vetem per Catanian.”

Sa ka qene e veshtire te izolosh nje skuader nga ngjarjet e kesaj jave?
“Une mund tu them si e kam kaluar javen me lojtaret e mi. Kam analizuar ndeshjen e Genoves, duke u ngushelluar me faktin qe grupi e mendonte si une, duke u munduar te izolohemi nga gjithcka, duke mos lexuar gazetat, por jo per mungese respekti ne drejtimin tuaj, por per faktin e perqendrimit. Duke analizaur Genoven, jam munduar t’i bej te kuptojne qe te rritin nivelin e vemendjes, duke u munduar te vendosin ne praktike gjithcka ne ndeshjen e neserme me Catanian. Dua nje gare qe te jete nje pike kthese, dhe jam i sigurt qe do e mbarojme kampionatin shume mire, sepse shoh bindje nga ana e te gjitheve.”

Ja ke dale te kuptosh motivin e gabimeve ne mbrojtje? Ka ndonje arsye qe do ju bente te largoheshit ne fund te sezonit?
“Une mendoj per Catanian, jo per te ardhmen. Ju keni thene “gabime banale” por, duke biseduar me bashkepunetoret e mi, kam kuptuar qe ne Genova kemi humbur per gabime te lehta, por ne kete periudhe paguajme gjithmone. Sot paguajme gjithcka, ja pse insistoj te them qe duhet te jemi akoma me te kujdesshem, me vemendje dhe cinikeri, qe duhet te na ndihmoje.”

Pavaresisht nga gabimet e skuadres, dy lojtaret qe ne kete periudhe kane zhgenjyer jane Alvarez dhe Palacio: si mund te kthehen ne nivelet e zakonshme?
“Duke perdorur 3-4-1-2, mekanizmat ndryshojne, por ata jane te pershtatur per te mbeshtetur te dy modulet, duke ndryshuar edhe gjate ndeshjes ne vazhdim.”

Pa hyre ne detaje, sa eshte i rendesishem kthimi i Thohir ne Itali?
“Eshte vetem pozitiv, brenda skuadres ne jemi gjithmone ne kontakt me te. Gjithkush beson tek tjetri, eshte normale qe prezenca e tij te jete e rendesishme, dhe une si trajner duhet t’i transmetoj skuadres mesazhet e tij. Une i kam menaxhuar gjithmone lojtaret me shoqerine, duke marre pergjegjesite e mia, sic po beja edhe ne fillim te vitit. Jam munduar t’i bej cunat te kuptojne qe ne Pinetina jane te gjithe personat e pershtatshem per te bere mire.”

Icardi blerje e janarit? Je i kenaqur qe merkatoja po mbaron?
“Mezi pres qe te mbaroje gjithcka. Mbi Icardin, per fat te keq, duhet te them qe nuk e kam patur kurre. Ka patur nje seri demtimesh qe e kane frenuar gjithmone, edhe pse e ka treguar kualitetin e tij, si ne ndeshjen kunder Juventus. Duhet te vleresoj nese do e grumbulloj ose jo.”

Raste te shperdoruara, cfare mendon?
“Une kam qene edhe lojtar, dhe edhe ne Napoli ka patur probleme me te qenit altruist. Une e kuptoj nese dikush eshte egoist apo jo, por ketu jane te gjithe miq, dhe duke analizuar gjithcka, mund te them qe nuk ka probleme egoizmi. Ja pra, ne kete menyre, rikthehet koncepti i “episodit”, edhe pse kunder Parmes dhe Sampdorias nuk me kane pelqyer paraqitjet.”

Kovacic, vendi i tij ideal? Skuader me pak brilante, faji i pregatitjes?
“Ne jemi shume punetore dhe eksperte, nese lojtari nuk jep ne fushe, une shoh gjithcka, edhe jeten private. Kemi bere cdo test te mundshem, dhe Pondrelli me ka thene qe rezultatet jane shume pozitive. Edhe ne Genova kemi leshuar shume pak dhe kemi krijuar shume, ne nje fushe jo ideale. Besoj qe jemi ne nje moment te mire forme, na mungon vetem pak qartesi, dhe ketu nuk futen skemat dhe taktika.”

Pune e forte: e pasqyron idene dhe karrieren tende?
“Kam punuar gjithmone shume, kush me njeh, eshte i ndergjegjshem qe une punoj me te vertete 24 ore ne 24. Nuk lodhem kurre, pavaresisht rezultatit. Une kerkoj fitoren sepse te pakten kam 10-12 ore qetesi, dhe kualitetin e punes duhet ta vleresojne te tjeret.”

Si futet Milito ne skuader dhe cfare nivel forme ka?
“Do te thoja shume te mire, por eshte e qarte qe ka nevoje te luaje per te gjetur qartesine e zakonshme. Mund vetem te permiresohet.”

Ruben Botta: mund te kete akoma hapesire?
“Do te thoja shume mire, eshte nje lojtar i shkelqyer. E shoh te rritet perdite dhe neser do nise nga pankina. Ne rast nevoje, do na sherbeje.”

Gjate javes, Curva Nord u ka dedikuar nje mesazh qe tregon mirenjohje per punen tuaj, dhe ne te kundert, ka kontestuar zhvillimet e fundit ne shoqeri. Cfare pret nga tifozet?
“Publiku i Interit eshte i kujdesshem, i ekuilibruar, i do te miren Interit dhe e kupton momentin. Kerkoj gjithmone, ne keto raste, qe te degjohen nese dicka shkon keq gjate ndeshjes, sepse lojtaret, te ndihmuar, mund te japin 110% por, ne rast te kundert (te kontestuar) mund te japin vetem 90%. Ne te gjitha senset, kohe eshte e rendesishme: te mos harrojme qe ky kalim i pronesise eshte bere pasi kampionati kishte filluar, prandaj duhet te kemi durim, duke u munduar te kalojme kete vit ne menyren me te mire, duke perfshire tifozet qe jane esenca e ketij futbolli.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.