Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,687 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Hernanes-D’Ambrosio, e ardhmja. Kovacic? Nje mundesi.”

Mazzarri: “Hernanes-D’Ambrosio, e ardhmja. Kovacic? Nje mundesi.”
Xhorxh Gellci

Dita para Juventus-Inter. Gjate takimit te zakonshem me shtypin, trajneri Walter Mazzarri u eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve ne sallen e shtypit te qendres stervitore “Angelo Moratti”. Ketu keni fjalet e plota te tij:

Tekniku fillon: “Kam provuar te izoloj skuadren nga gjithcka, jam i kenaqur me ate qe kemi bere, shpresojme qe neser te bejme nje paraqitje ne lartesine e situates.”

Distanca reale?
“Mos mi beni mua keto pyetje, keto vleresime i le t’i bejne te tjeret.”

Hernanes nuk mund te zbrese ne fushe, kjo i prish planet?
“Une e kisha planifikuar ndeshjen me lojtaret qe kisha ne dispozicion, pavaresisht nga ardhja e brazilianit. Kishte shume variabla, prandaj kam menduar per kete mundesi. Do te mendoja vetem nese Hernanes do te ishte ne dispozicion.”

Situata Guarin. Si mendon ta rekuperosh lojtarin?
“Nuk besoj se shitja e tij ne qershor eshte e sigurt. Shoqeria po jem disa sinjale, me veshtiresite e momentit, duke u munduar te beje dicka per qershorin, dhe blerjet tona futen ne kete logjike. Qe ketu deri ne fund do te vleresoj te gjithe lojtaret ne dispozicion.”

Me pare na keni thene qe Hernanes eshte nje djale i arte, cfare mund te na thoni tani me shume?
“Natyrisht kemi kerkuar nje lojtar qe mund te na jepte dicka me shume. Mund te na jape shume ne te gjitha rolet e mesfushes, edhe ne Kombetaren braziliane impenjohet para mbrojtjes, lojtari eshte pjekur shume me kalimin e kohes. Une dua lojtare qe rekuperojne topa dhe qe dine te nisin aksionin. Ai eshte nje median-metodist ose nje trekuartist (mbrapa sulmuesve), nje lojtar i kompletuar, shume i zoti. E quaj ate tip lojtari qe mund te jete nje arme me shume per te ardhmen.”

Kapitulli D’Ambrosio.
“Me mekanizmat e mi mund te permiresohet akoma, dhe me behet qejfi qe ka patur shume rendesi motivimi dhe deshira per te ardhur tek Inter. Nese eshte kjo, nisemi nga nje baze shume e vlefshme ku une mund te ndikoj shume me punen time.”

Klubi ka dhene sinjale ne merkato. Je i kenaqur?
“Shoqeria njeh gjithmone gjithcka. Une flas vetem per merkaton por duke konsideruar vetem lojtaret qe kane ardhur zyrtarisht. Ka qene nje merkato e vecante, me dalje te finalizuara duke menduar rritjen e lojtareve me pak te impenjuar. Edhe ata qe jane larguar mund te rifuten ne te ardhmen.”

Interi niset si jo favorit kunder Juventus?
“Une nuk e quaj problem kete. Nese jane bere disa zgjedhje te caktuara, une do te kerkoj ta bej skuadren te jape maksimumin, prej 13 vitesh bej kete dhe nuk ka ndryshuar asgje: do te vleresohem edhe nga ju kritiket.”

Mesazh per tifozet: me ardhjet e reja do te synohen objektiva te rinj?
“Sigurisht, por keta lojtare jane afruar, sic kam thene edhe me pare, edhe per te ardhmen. Ne nivelin e kraheve, une po mundohem te punoj me shume. Do te mundohem te integroj D’Ambrosion ne keta 5 muaj, duke patur parasysh qe tani kam me shume mundesi zgjedhjeje. Hernanes mund te na ndihmoje ne shume role, prej ndeshjes te pare. Per pjesen tjeter, presim fundin per te gjykuar.”

Juventus Stadium, e keni frike ambjentin?
“Numrat jane indikues. Rendimenti i Juventus brenda shtepie tregon gjithcka, ambienti ndihmon shume dhe aty ndeshja nis ne menyre te vecante. Eshte nje faktor, por kemi konsideruar gjithcka, por sic kam thene duhet te perqendrohemi ne futbollin tone. Eshte gjithmone receta e njejte.”

Nje note per merkaton.
“Une shprehem me fakte, nuk jam dikush qe thote numra. Notat jepen ne baze te objektivave dhe skuadres ne dispozicion. Pjesa tjeter u takon ju kritikeve.”

Pika e dobet e Juventusit. Sekreti per ta mundur?
“Ne shtepi duket sikur nuk mund te munden, numrat thone kete, por ne jemi te karikuar dhe shpresojme te bejme nje ndeshje te mire. Shpresoj qe episodet te jene ne favorin tone. Keni pare qe pregatitja duhet te jete gjithmone, dhe qe aty niset permiresimi, por rezultatin nuk kemi marre gjithmone ate qe meritonim. Ne do te provojme, dhe pas ndeshjes do shohim.”

Guarin nuk eshte grumbulluar.
“Nese merkatoja mbyllet ne oren 23, eshte normale te konsiderosh faktin qe lojtari te mos jete i perqendruar 100%. Duhet konsideruar gjithcka, sidomos kunder Juventusit. Ky eshte motivi, dhe kisha vendosur me pare qe nuk do grumbullohej per kete ndeshje.”

Ke ndonje keqardhje per deshtimin e tratatives Guarin-Vucinic?
“Flas vetem per merkaton qe eshte mbyllur. Vleresimet i bej me shoqerine dhe shume gjera mund te mos i them ketu ne konference. Ne nivel taktik, une pelqej gjithmone rolet e dyfishta: Botta, Alvarez, Milito dhe Icardi jane ne dispozicion, dhe gjithashtu Palacio mund te beje dy role. Merkatoja, pra, pasi mbyllet, me ka lene me kete repart ne dispozicion. Ne qershor do te bejme diskutime te tjera.”

Situata Ranocchia?
“Eshte ndryshe nga Guarin, eshte stervitur gjithmone dhe zgjedhjet qe do bej neser do te jene te bazuara edhe nga keto situata qe shoqeria me prezanton, duke me azhornuar mbi gjithcka. Duhet te vleresoja, edhe ne fillim, nje skuader te ndryshme, dhe duke arritur ne kete pike, gjerat kane ndryshuar, me nje proces natyral qe ka ndodhur dhe po ndodh akoma.”

Neser do te shohim nje Inter mbrojtes, me “helmete”?
“Disa here bej gabim qe them disa gjera, sepse pastaj interpretohem keq. Duhet te qendroj i kujdesshem, neser do te shihet cfare do jemi ne gjendje te bejme, dhe ne te mire e ne keq, do vij ne interviste e do flasim.”

Fitorja e vitit te shkuar, nje shembull?
“Kishte lojtare te tjere, ne kohe te ndryshme, me skuadra te ndryshme. Nuk dua te bej krahasime. Formacionet jane shume te ndryshme, prandaj nuk ka mundesi krahasimi. Juventusi ka ndryshuar shume me pak se ne.”

Deshira per te mos folur?
“Une vendos ne baze te asaj qe e shoh te vlefshme per klubin. Perballemi gjithmone.”

Pesha e ndeshjes.
“Dua te bejme maksimumin, pastaj do te jete Sassuolo, ne futboll eshte e gabuar te besh shpallje, ne fund klasifikimi vendos drejtesi, une punoj gjithmone per paraqitjen dhe kete vit do shoh gjithmone ate, pavaresisht rezultatit. E kam thene ne fillim, une punoj per paraqitjen, mjeti i vetem per te arritur rezultatin.”

Ndjesi se si do te menaxhohet ndeshja.
“Ata ndryshojne shume. Kane kete pike force dhe Conte i studion ndeshjet. Ne disa ndeshje nuk te lene te marresh fryme, por kane edhe sjellje te ndryshme, si kunder Romes. Une marr ne konsiderate gjithcka, kemi punuar fort gjate javes, jemi te pregatitur per gjithcka.”

Modul i ndryshem.
“Kemi perdorur shume module te ndryshem, avash-avash do arrijme edhe ne mbrojtjen me kater, si ne Napoli: pothuajse gjithmone do te doja qe skuadra ime te nisej me nje modul, duke ndryshuar gjate ndeshjes, me shume lehtesi. Kjo mund te demtoje kundershtaret, dhe ne Napoli i kam perdorur shpesh keto metoda, por ishim bashke prej shume vitesh, prandaj ishte gjithcka me e lehte.”

Ndjehesh me i zoti me Hernanes?
“Edhe fati ka peshen e tij, nuk mjafton vetem deshira. Nese nje klub merr nje lojtar, do te thote qe vete tekniku gezon besimin e shoqerise. Mosha dhe kualiteti do te jene te vlefshme ne tre vitet e ardhshme, prandaj Hernanes eshte nje hyrje e shkelqyer.”

Neser do te mungoje Cambiasso, nje element i rendesishem per formacionin tuaj. Mund te kete vend per Kovacic?
“Neser do te vleresojme ne baze te ndeshjes. Sigurisht eshte nje mundesi, do te kemi akoma nje stervitje, duhet te mendohem per 2 ose 3 gjera. Por e perserit, eshte nje mundesi.”

Ekuilibri i skuadres. Hernanes me dy lojtare sulmues?
“Kunder Parmes ka qene nje ndeshje jo normale, shikoja nje skuader qe nuk ishte imja. Duhet te vleresohet gjithmone ekuilibri taktik, duke u nisur nga reparti sulmues. Me Hernanes mund te luaj duke perdorur shume mundesi zgjedhjeje, eshte ne gjendje te shenoje, duhet te formoj mozaikun me te mire, por vetem duke pare qe skuadra eshte ne gjendje te mbeshtese disa situata taktike. Por gjithsesi, na jep shume mundesi permiresimi.”

“Me e mira duhet akoma te vije.” (keshtu titullohet autobiografia e Mazzarrit) Pjesa e dyte e sezonit mund te jete me e mire?
“Sigurisht, te shpresojme se do jete keshtu, dhe dalja e librit ka rastisur ne nje moment te vecante, si timin ashtu edhe te skuadres. Shpresoj qe te kete edhe me shume fat dhe qe te perfundojne rezultatet negative.”

Cfare mendon per Juventus dhe Vidal ne vecanti?
“Numrat e Juventus flasin qarte, ne shtepi sidomos. Kilenin, sidomos, e quaj nje lojtar te madh, ne linje me skuadren. Eshte nje lojtar i kompletuar, ideal per kedo. Nje nga me te miret ne bote.”

Neser do te ishe i gezuar te fitoje me nje penallti ose nje gol te Handanovic?
“Kjo do te ishte mire edhe per tifozet tane, edhe per mua. Jane ndeshje te vecanta, por une dua gjithmone te shenoj nje gol me shume se kundershtaret, pavaresisht se kush shenon. Mund te shenojne  te gjithe, per mua eshte njelloj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.