Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

845 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Hugo-jashte, Handa-Icardi ndoshta. Duhet te flas me Samuel dhe Taider. Moratti gjithmone me ne”.

Mazzarri: “Hugo-jashte, Handa-Icardi ndoshta. Duhet te flas me Samuel dhe Taider. Moratti gjithmone me ne”.
Ardis
  • On 02/11/2013, 12:42

Ndeshja e trete ne kampionat ne 7 dite, per Interin e Walter Mazzarrit. Mbas transfertes se Bergamos, nje tjeter ndeshje e nderlikuar. Zikatrit mberrijne ne Udine, dhe luajne kunder skuadres se Francesco Guidolinit. Ne konference per shtyp, trajneri i Interit prezanton ndeshjen. Ja dhe fjalet e tij qe i sjell FcInterNews.it dhe i perkthen per ju inter.al:

Udineze ne shtepine e saj perhere ka bere mire, Roma me vete…
“Po, e dime qe kjo ndeshje sigurisht qe do jete e veshtire. Kane sipas meje nje trajner te madh, i mire dhe shume punetor me te rinjte dhe me ekspertet, i ka dhene ekipit nje identitet. Eshte ndeshje e nderlikuar, ata ne fushen e tyre jane shume te forte”.

Si jane Campagnaro, Handanovic dhe Icardi? Mund te jene te grumbulluar?
“Handanovic do e vleresojme sot. Icardi po ashtu, eshte e nevojshme nese do te jete ne dispozicion edhe per pak kohe sepse ne sulm jemi ne emergjence dhe gjithsesi do te grumbulloj nje nga djemte e Primaveres. Campagnaro nderkohe nuk eshte rekuperuar”.

Cfare bisede keni bere me Morattin?
“Me pelqen fakti se ai eshte gjithmone me ne. Bisedimet private nuk i kam bere asnjehere publike, por kemi folur dhe me pelqen fakti qe ai perballet me mua”.

Cfare i mungon Interit ne krahasim me tre te parat ne klasifikim?
“Ne kete menyre cdokush mund te thote ate qe do. Na mungojne piket, sigurisht. Shume prej tyre i kemi humbur  neper rruge per shkak te gabimeve, per disa momente kur asgje nuk ecte mire. Momente, te tjera, ku dicka nuk ka funksionuar. Me Atalanten kemi bere nje gabim qe mund te evitohej. Na mungon edhe pak “ligesi” qe te tjeret e kane, por jemi duke rikonstruktuar duke filluar nga zero edhe me te rinjte qe nuk kane shume eksperience. Pastaj ka pasur aspekte te tjera ku ne kemi qene te pafat”.

Jeni i shqetesuar per keto pike te humbura?
“Jo, absolutisht. Per ne eshte viti zero, edhe duke pare sesi mbaroi viti i kaluar. Tifozet edhe ne kete kendveshtrim jane te kenaqur. Eshte e qarte qe te vjen keq kur humbet pike, por edhe Montella mbas nje sfide te humbur ka deklaruar se eshte i bindur se po ecin ne rrugen e duhur. Edhe une e mendoj keshtu”.

Kush eshte ai qe do te gjuaje penalltite?
“Kur te na japin penallti do e shikoni…”

Cfare ideje keni krijuar mbi ndeshkimin e Cuadrado-s me te kuq?
“Jane organet kompetente qe duhet te mendojne per kete gje, sigurisht duhet vleresuar mire situata te tilla.

Cfare i kerkoni me shume skuadres mbas 10 javesh?
“Une dua qe te rritet. Ndeshje mbas ndeshjeje, duhet te rritemi, duhet te eleminojme gabimet te ndeshjes se kaluar. Dhe vetem keshtu skuadra do te rritet akoma me shume. Gjithsesi jam i befasuar, sepse te gjithe kerkojne te bejne ate qe trajneri i ofron”.

Golat e pesuar ne ndeshjet e fundit kujt duhet ti atribuohen kryesisht?
“Mun do te me pelqente qe ti fitonin te gjitha ndeshjet 4-3. Kemi pesuar dicka te vogel, por shikoj aspektin e pergjithshem te skuadres. Jemi nje nga sulmet me te mira ne kampionat, eshte nje krenari kjo. Kemi bere qe te shenojne 10 lojtare, do te thote qe eshte nje loje kolektive, qe shume gjera djemte i bejne sic i dua une. Jam i kenaqur ne kete aspekt, edhe ne golat e pesuar ndeshjet analizohen. Nuk jam i shqetesuar”.

FcInterNews.it pyet trajnerin nese Taider mund ta nise nga fillimi?
“Po, mund te jete nje ide, te shikojme”.

FcInterNews.it pyet trajnerin nese Samuel mund te luaje dy ndeshje afer njera-tjetres?
“Po e pres, dua te flas me te dhe ta shikoj”.

Po mendoni te ndryshoni dicka, ose eshte nevojshme te ndryshoni vetem kur duhet?
“Ekipi eshte homogjene, sepse e gjithe skuadra e ka kuptuar se cfare dua une. Tashme mund te ndryshojme edhe ne funksion te formes, me shume prej skualifikimeve, ose prej kundershtarit. Bej vleresime duke qene ne dijeni te shume gjerave ne krahasim me disa jave me pare. Kemi pasur 3 ndeshje ne 7 dite, te ndryshosh taktikisht jo, sepse automatizmat duhen te jene te testuara dhe per me teper nuk na premton koha”.

Ne nje nga deklaratat e Thohir, ka thene qe duhen lojtare krahu. E konfirmon? Dhe do te duhej nje zevendes-Milito?
“Po me beni te flas per merkaton. Une nuk kam kontakt direkt me aksionistin e mazhorances. Flas me Branca, Ausilio dhe Morattin. Nese ata kane bere analiza une nuk e di, nuk eshte e thene qe na duhen lojtare krahu dhe aq me shume nje sulmues. Preferoj te flas per momentin dhe formen e skuadres, nuk e kam vleresuar kurre skuadren nga jashte.”

Ju jeni si nje baba per Campagnaro. Ka ndonje cudi qe e shikoni te grumbulluar per Argjentinen? Mund te flisni me te per kete aspekt?
“Presim te shohim, sepse ishte thjesht nje para-grumbullim dhe nuk eshte e thene qe do te shkoje. Sapo te ndodhin faktet, do i komentoj. Por dua te specifikoj qe e menaxhoj grupin si baba i familjes ne sjellje, nese duhet te sillem ashper e bej. I trajtoj futbollistet e mi si femije. Por jam edhe trajner, dhe nuk e shikoj aspak faktin qe nje lojtar ka qene me mua 7 vjet dhe tjetri vetem 6 muaj. Nuk i trajtoj ndryshe kur bej zgjedhjet, perdor te njejten sjellje me te gjithe lojtaret.”

Numrat e sulmit jane te rendesishem. Preferon te mendosh per nje Milito ne 100% te formes apo nje sulmues prej 20 golash?
“Nuk flas per merkato, por qe kur kam ardhur, duke patur nje pelqim te thelle per Militon, shpresoja ta kisha ne formen me te mire, sepse e konsideroj si me te mirin ne Europe kur eshte ne forme. Mund te kishim ndonje pike me shume me te.”

Ka dicka per t’u permiresuar ne transferte?
“E vetmja konsiderate qe mund te bej eshte qe, pasi ne gjejme avantazhin, kundershtari hidhet ne sulm ne kerkim te barazimit. Cunave u them qe ne transferte as te mos festojne kur shenojne, sepse duhet te mundohen me shume. Nuk duhet te shperqendrohemi, por te jemi konkrete, cinike. Me Veronen ne shtepi, per shembull, e kemi bere. Nuk duhet te kemi renie perqendrimi ne asnje moment.”

Cfare do te thote te drejtosh nje skuader ku po ndodh nje ndryshim ne shoqeri?
“Nuk e di sa here u ka ndodhur trajnereve te tjere. Eshte e qarte qe nuk eshte dicka normale, duhet te vleresohet edhe nga ana tuaj, sepse duket se ne nivelin e skuadres, as nuk e kemi kuptuar. Skuadra nuk eshte shperqendruar asnjehere.”

Shume here, ne konferencat e fundit per shtyp, ke nenvizuar faktin qe mungojne disa pike. Hyn ketu edhe faktori i arbitrave?
“Duhet te jeni ju te qarte dhe ta vleresoni, une nuk flas per kete argument. Ka disa momente ne jete ku gjerat nuk shkojne mire, te ndodh nje moment pa fat, ashtu si momentet me fat. Mendoj se jane te gjitha episode, kur gjerat nuk te ecin te gjitha bashke.” 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.