Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,338 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri i ashper: “Interi me i keq, te kuptojme qe keshtu nuk shkon. Thohir…

Mazzarri i ashper: “Interi me i keq, te kuptojme qe keshtu nuk shkon. Thohir…
Xhorxh Gellci

Eshte qartesisht i zhgenjyer Walter Mazzarri kur prezantohet ne mikrofonat e Sky pas barazimit ne fund te ndeshjes kunder Sampdorias. “Them te verteten: sot kemi luajtur ndeshjen me te dobet. Jemi ulur shume ne mbrojtje dhe gjithashtu kemi nisur shume keq. Ishim shume me poshte nivelit. Alvarez eshte kushtezuar nga kartoni i verdhe, kemi gabuar fazen mbrojtese ne aspektin qe aksioni nuk nisej mire. Sampdoria e ka merituar fitoren. Na ka munguar cinizmi ne fund? Ne pjesen e pare kemi patur disa raste per ta mbyllur, mjaftonte te ishim me eksperte dhe me cinike. Megjithate duhet te tregojme me shume dhe sot jemi treguar shume jo-eksperte. Ata luanin me mire, mundoheshin te fitonin topin: duhet te reflektojme mbi gjendjen e disa lojtareve tane. Ndoshta kemi dominuar me Bolognen dhe Cagliarin dhe ne fund kemi barazuar, ndersa sot edhe duke mos luajtur mire, mund ta fitonim. Por e perserit: ky qe kemi luajtur sot, nuk eshte futbolli qe me pelqen mua.

Jemi nje skuader, jemi permiresuar shume, por nuk duhet te ulim vemendjen. Nuk duhet te ulim kurre ritmin: dikush duhet te kuptoje qe gjithmone duhet dhene maksimumi nese deshiron te qendroje ne Inter dhe ta beje te kthehet protagoniste ne krye te klasifikimit.” Tekniku zikalte rvazhdon keshtu kritiken: “Ne ndeshjet e tjera, per 70 minuta kemi bere nje loje te bukur, ndersa sot nuk kemi qene aspak konstante. Ishim te shperqendruar, kundershtaret na kalonin lehte: kam para me pak perqendrim se heret e tjera. Eshte dicka qe ndodh, por duhet te jete vetem nje episod i izoluar.”

Nga ana e Mazzarrit, si e ka perjetuar ndeshjen e pare te Thohir? “Ka qene me ne dhe me Morattin: eshte bukur t’i shikosh bashke. Kjo eshte pozitive, duket qe bashkepunojne per nje Inter me te mire. Me vjen keq qe nuk i kemi dhuruar fitoren. Mua me vjen keq te humbim pike keshtu, por Thohir e shikoj te qete. Per te bere nje kampionat te mire duhet organizim, te cilin e kemi, dhe investime.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.