
Mazzarri i hekurt: sot qortim per skuadren dhe Icardi. Ai festim…
Interi po fillon te beje mire dhe Walter Mazzarri nuk kerkon te shperdoroje asgje. Takniku zikalter, tani qe ka gjetur alkimine e duhur taktike fale nderhyrjes te Hernanes dhe kthimit te dy sulmuesve, nuk ka per qellim te humbase pike te tjera sic ka bere ne fillim te sezonit, kur u mblodhen me pak pike sec pritej. Atehere duhet te mbetet i zhgenjyer ai i cili priste vetem fjale te mira pas fitores ne Firenze.
Gezimi – Konfirmimi vjen direkt nga Gazzetta dello Sport, qe pa vonese flet per nje Mazzarri jo te acaruar, por gjithsesi me mantelin e nje rreshteri ne stervitje. “Tekniku sot do te filloje me nje terheqje veshi gjithe skuadres qe nuk e mbylli ndeshjen me heret ne Firenze dhe qe rrezikuan ne fund humbjen e rradhes te pikeve per shkak te shperqendrimeve te ndryshme. Ne fund diferencen e beri Mauro Icardi. Atij do ti behet nje qortim per festimin polemik pas golit. Ato duar ne vesh drejtuar kritikeve nuk i kane pelqyer shoqerise, sepse fakti qe luan pak Mario duhet ta kete inatin vetem me veten e tij. Dhe per te bindur Icardin te mos shperdoroje talentin e tij me ate cektesi eshte nje nga sfidat e ardhshme te Mazzarrit”, lexohet ne Gazzaetta.
I hekurt – Me pak fjale, Mazzarri i hekurt e ka shume te qarte ne mendje rrugen qe duhet ndjekur si nga skuadra dhe nga Icardi: mjaft shperdorime, mjaft me shperqendrimet. Mendja vetem ne fushe, duke filluar qe nga Appiano Gentile. Ky vit mund te jete edhe nje vit tranzicioni, por qe ketu do te hidhen bazat per te ardhmen qe te gjithe urojne qe te perkoje me nje cikel te ri fitoresh.