Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

741 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri i kerkon Icardit sforcon e fundit. Behet gati Taider dhe Campagnaro i thote po Argjentines?

Mazzarri i kerkon Icardit sforcon e fundit. Behet gati Taider dhe Campagnaro i thote po Argjentines?
Xhorxh Gellci

Mungojne pak me shume se 24 ore deri ne topin e pare te Udinese Inter. Zikalterit vijne ne Friuli jo ne formen me te mire dhe me ndonje problem te tepert. Samir Handanovic dhe Mauro Icardi nuk jane rifutur akoma ne grup, portieri akoma nuk e ka kaluar goditjen e marre dhe sulmuesi praktikisht nuk eshte stervitur aspak gjate ketyre diteve, per shkak te dhimbjes ne ije qe po e shoqeron prej kohesh. Mazzarri mund t’i kerkoje Mauritos sforcon e fundit, duke pare qe po afron edhe ndalesa e kampionatit. Me pas, do te jete i disponueshem edhe Belfodil, i cili do i kete kaluar 2 javet skualifikim. Edhe Taider behet gati per Udinesen, mesfushori algjerian mund te beje te clodhet Kovacic, me Alvarez qe do te marre edhe nje here rolin e trekuartistit.

Ceshtja Campagnaro: mbrojtesi rrezikon te beje me shume se kushtet e tij fizike per momentin. Argjentina do te luaje dy miqesore dhe trajneri Sabella, pervec Palacio dhe Alvarez, ka ndermend te grumbulloje dhe Campagnaro. Morali i Mazzarrit nuk eshte shume i mire pasi ka marre vesh kete lajm, sidomos kur mendon se si hyri lojtari pas impenjimit te fundit me Kombetaren. Do te kete nje bisedim mes drejtuesve zikalter dhe stafit te kombetares amerikano-jugore. Campagnaro eshte i destinuar te niset nese grumbullohet, sepse eshte i vendosur per te fituar nje vend per Boterorin e ardhshem, qe per momentin nuk duket kaq i sigurt. Situata ngelet per t’u monitoruar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.