Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,845 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri i mrekulluar nga Kovacic: “Tani duhet te shenoje gol”

Mazzarri i mrekulluar nga Kovacic: “Tani duhet te shenoje gol”
Xhorxh Gellci

Ne konferencen e tij te pare per shtyp nga Pinzolo, Walter Mazzarri i pergjigjet nje pyetjeje shume te rendesishme mbi rolin qe do te mbaje Kovacic ne fushe: “Kovacic eshte nje lojtar qe e kam pare nga larg dhe tani po e shikoj me prane. Do ta vendos ne pozicionin qe e kam vendosur sot ne mengjes. Duhet te qendroje perpara (jo para mbrojtjes), per te shfrytezuar plotesisht kualitetin e tij. Duhet te shenoje gol, te gjuaje porten dhe te qendroje ne zonat me nevralgjike dhe te rendesishme ne fushe. Duhet te provoje te futet ne zone, ka treguar prej kohesh se nuk i mungon kualiteti.

Duket shume i bindur traineri zikalter kur flet per talentin kroat: Mateo Kovacic ka per te qene nje nga lojtaret me te rendesishem per vitin e ardhshem dhe do te jete baza mbi te cilin do te ndertohet Interi i ri qe po lind. Gjithashtu, zgjidhet edhe enigma e rolit qe do te mbuloje Mateo ne fushe. Duket se Mazzarri ka vendosur qe Kovacic do te luaje me perpara, njelloj si Hamsik tek Napoli, dhe jo ne rolin e lojtarit para mbrojtjes sic ka luajtur shumicen e ndeshjeve sezonin e kaluar. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.