Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,806 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Incident qe ndodh. Ne pjesen e pare nuk kemi qene inferiore. Arbitri…”

Mazzarri: “Incident qe ndodh. Ne pjesen e pare nuk kemi qene inferiore. Arbitri…”
Xhorxh Gellci

Rezultati eshte i rende dhe mund t’i “prese kembet” Interit te tij. Roma fiton 3-0 ne Meazza, por skuadra zikalter nuk e meriton aspak nje rezultat te tille. Tani vjen ndalesa e Kombetareve dhe Walter Mazzarri duhet te punoje me te tijet, te punoje mbi gabimet qe jane paguar shume shtrenjt sot dhe gjithashtu edhe mbi moralin. Mbi motivimet qe duhet qe duhet te gjenden perseri, sepse asgje nuk ka mbaruar, dhe kampionati eshte i gjate, shume i gjate. Trajneri ka folur ne fund te ndeshjes ne mikrofonat e Sky Sport, keto jane deklaratat e tij:

EPISODE – “Besoj se te gjithe duhet te bejme nje analize pertej rezulaltit. Ka ndeshje ku episodet nuk te shkojne mire. Por une kam pare shume bindje sot. Ne pjesen e pare kemi luajtur me mire edhe se me Fiorentinen, ku episodet na kishin favorizuar, ndersa kete here jo. Nese eshte nje dite ‘e zeze’, topi nuk futet asnjehere. Thoja se sot nuk kemi per te shenuar asnjehere. Gjithsesi kemi bere 7 ndeshje, pas 7 rezultatesh pozitive vjen humbja e pare. Rezultati nuk e pasqyron lojen qe kemi bere ne fushe. Goli i dyte eshte nje gabim i arbitrit te portes. Dhe kur te shkon keq, gjithcka shkon keq.

PREGATITJA – “Ne kundersulm Gervinho na ka vene ne veshtiresi? Kemi patur nje mbajtje topi superiore. Te gjitha statistikat jane ne favorin tone dhe me kane thene qe ky rezultat nuk shpjegohet. Futbolli eshte ky. Eshte e rendesishme qe cunat te vazhdojne ate qe kishim nisur. Rezultatet do te vijne, sot ishte thjesht nje incident qe ndodh gjate rruges.”

GARCIA – “Nuk e kisha takuar, dhe ua them qe t’u qetesoj, e kam pershendetur ne fund. Kam nje raport te mire me te, sepse jo vetem eshte i zoti ne fushe, por edhe kur flet.”

PJESA E DYTE – “Ka shume merite te Romes ne pjesen e dyte, jane mbrojtur shkelqyeshem, nuk ka qene e thjeshte te hynim ne zone. Jo rastesisht jane mbrojtja me e mire e kampionatit. Jane gjithmone te kujdesshem, te perqendruar. Ne kishim humbur pak besimin duke pare rezultatin. Kam provuar te jepja nje shtyse me nje modul te ndryshem dhe me shume sulmues. Por Interi luan mire kur ka ekuiliber, dhe kur behen zgjedhje me intuite, e ka me te veshtire. Gjithsesi e perserit, Roma ka krijuar nje mur ne pjesen e dyte.”

PLAYMAKER (Lojtari para mbrojtjes) – Jam i kenaqur qe stervit kete skuader. Edhe pse nuk kam nje lojtar te mirefillte ne ate pozicion, ka shume mekanizma qe funksionojne. E pranoj mendimin tuaj, por mund te luhet futboll edhe ne nje menyre tjeter, dhe ne deri tani kemi bere shume mire. Kemi takuar Juventusin, Fiorentinen dhe Romen, nje ndeshje mund te humbet, por nuk duhet te humbet bindja qe mund te bejme mire.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.