Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,818 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Inter, cikel i ri. Dua Championsin dhe askush nuk thote qe jane 4 te rinj titullar. Ne karriere…”

Mazzarri: “Inter, cikel i ri. Dua Championsin dhe askush nuk thote qe jane 4 te rinj titullar. Ne karriere…”
Ardi Deda

Dje Walter Mazzarri ka qene i ftuar ne Riccagiola, qender eksperimentimi dhe zgjedhje klonale. Sigurisht, ka qene mundesia, per te folur per Interin dhe per sezonin e filluar. “I yni eshte nje projekt qe shkon perpara ne kohe. Ka filluar nje cikel i ri, dhe askush nuk e ka nenvizuar qe jemi duke luajtur me 4 te rinj. Pikerisht sic ka ndodhur ne Barcelone, edhe ne do te kthehemi te fitojme”.

Dikush akuzon teknikun toskan se nuk eshte mjaftueshem ‘mediatik’. “E kam paguar ne karriere per shkak te kufizimeve te mia ne komunikim. Kur isha tek Reggina me kerkonte nje skuader e madhe, por drejtuesit thane: “Jo, nuk shkon shume me tv”. Te tjere me pak te zote i kane arritur keto skuadra para meje. Qe atehere jam permiresuar, dhe kam akoma per tu permiresuar”.

Duke u kthyer tek Inter, Mazzarri ka evidentuar: “Vlera e organikes se Interit eshte e ndryshme ne krahasim me te kaluaren. Keshtu duhet te gjehet cilesia nepermjet punes. Nuk ben skuadren e madhe vetem me pagat e medhaja. Une i lodhur? Kur te jem, do te heq dore menjehere. Nderkohe, jam super i karikuar, me i karikuar se debutimi ne Serine A”.

Champions menjehere? “Tek Napoli kam treguar se di te coj perpara nje projekt. Shpresa ime eshte te arrijme menjehere ne Champions”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.