Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,566 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Inter, vitin e ardhshem fillojme nje cikel te ri. Jam i lumtur per Ranocchia…”

Mazzarri: “Inter, vitin e ardhshem fillojme nje cikel te ri. Jam i lumtur per Ranocchia…”
Ardi Deda

Rikthehet te flase Walter Mazzarri: tekniku i Inerit ka folur per Radio Marte. Fillohet me komentimin e zgjedhjeve te Prandellit. Mazzarri eshte i lumtur per Lorenzo Insigne: “Jam shume i lumtur per Insigne, aftesite e tij kurre nuk jane vene ne pikepyetje. I dhashe mundesine te debutonte me Livornon kur ishte 19 vjec. Lorenzo eshte nje profesionist i madh, nje djalosh serioz, ka cilesi te rendesishme dhe gjithashtu eshte permiresuar. Me mua ka luajtur gjithmone, dhe kete vit eshte permiresuar pas nje sezoni te shkelqyer. Thirrja e tij ne Boteror eshte nje sukses per te gjithe ata qe kane besuar tek ai. Santoro ka qene i pari qe ka besuar tek ai ku te gjithe te tjeret ishin skeptike. Jam krenar qe kam marr pjese ne zhvillimin e tij”. E njejta gje vlen edhe per mbrojtesin zikalter Andrea Ranocchia, i grumbulluar si rezerve: “Eshte nje futbollist akoma i ri, ka perjetuar edhe nje moment delikat. nuk ishte kaq e sigurte grumbullimi i tij, jam i lumtur qe te pakten eshte nisur”. Nderkohe nuk eshte thirrur Christian Maggio: “Me vjen keq, historine e Christian e njihni, jam i lidhur me te si nga ana personale dhe ate profesionale. Me shume mundesi ka paguar demtimin shume te keq qe ka pesuar se fundmi dhe qe e ka penalizuar. Prandelli ka zgjedhur, sic duhet, djemte me ne forme per nga pikepamja atletike. Sa keq sepse Maggio eshte nje lojtar shume i rendesishem, dhe mund te ishte i dobishem”.

Per perspektiven e Interit per sezonin e ardhshem Mazzarri thote: “Viti i ardhshem do te jete fillimi i nje cikli, sic u mbyll kete vit nje cikel tjeter me lamtumiren e disa lojtareve te rendesishem. Por preferoj te pres merkaton perpara se te flas. Titulli i 2015? Numrat e ketij kampionati flasin vete; tre skuadrat e para jane treguar superiore dhe kane gjendjen e tyre brenda shoqerise qe vetem mund te permiresohet. Do te jene me siguri protagoniste”.

Ne perfundim nje mesazh drejtuar qytetit te Napolit: “Te kthehem si turist? Do te doja ta beja kete sepse me ka munguar gjithmone koha per ta vizituar duke qene se kam punuar gjithmone shume. dua te kthehem, sepse eshte nje qytet i mrekullueshem dhe ka qene nje etape e rendesishme e karrieres time”. Mazzarri ka marre nje mirenjohje sepse ka kualifikuar Napolin per kater vjet rresht ne Europe: “Me behet qejfi qe kam kontribuar per te sjelle kete skuader ne Europe. I rendesishem eshte dhe kualifikimi i Interit. Me keto kater vjet klubi napoletan ka tashme bazat solide per te ardhmen”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.