Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Ja cfare pres nga Kovacic. Milito, Jonathan, Pereira…”

Mazzarri: “Ja cfare pres nga Kovacic. Milito, Jonathan, Pereira…”
Xhorxh Gellci

Ndeshja e pare e mire, tani Catania. Interi eshte gati per transferten e Catanias, qe vitin e shkuar e beri te vuaje jo pak skuadren zikalter. Transferta e pare zyrtare per Mazzarrin, i cili ka folur ne konference per sfiden kunder kuqebluve:

Ne Catania po karikojne ambjentin. Si duhet te futet Interi ne fushe? Catania eshte me e forte?
“Catania po sjell pozitivitet ne anen e tyre, sic eshte e drejte te bejne, eshte pjese e lojes, por ne nuk duhet te mendojme vetem qe kemi perballe nje skuader qe luan mire futboll. Ndeshja e fundit ne Firenze ka qene e pafat per ta, meritonin nje barazim. Kjo flet shume qarte per veshtiresite qe do te kemi, por prej te martes kemi punuar mire menderisht dhe fizikisht per te bere nje ndeshje te bukur.”

Si eshte Kovacic?
“Eshte rekuperuar nga demtimi por duhet te rikuperoje formen. Nuk e di nese do te luaje 90 minuta, do te vleresoj sot nese duhet ta zevendesoj, ta fut nga fillimi ose jo. Mund te jete e rendesishme ta kem kur kundershtaret te jene me te lodhur sic ka ndodhur me Genoan. Rolin e tij po e vleresoj, une i jap keshilla sepse ka shume talent, dhe eshte teper i ri. Duhet te rritet sepse nuk ka zhvilluar asnjehere nje kampionat te rendesishem te plote. Dhe gjithashtu mendoj qe duhet ta tregoje kualitetin e tij nga mesfusha edhe me tej sepse ka shume talent per te shitur, kurse perpara mbrojtjes mund te dribloje dike por pastaj duhet te jape topin. Ne te ardhmen dua ta shoh mbrapa sulmuesve, ose si mesfushor te brendshem qe mendon per sulmin, ku mund te lirohet dhe te shenoje.”

Lojtaret e krahut jane themelore per ty
“Po, dhe mendoj qe jemi rritur shume ne krahasim me pregatitjen. Ne dy ndeshjet e fundit, kane shenuar Jonathan dhe Nagatomo. Jam i bindur, ne krahasim me 20 dite me pare, ne krahasim me turneun amerikan, shoh shume bindje ne ate qe mund te bejme. Dhe jam kurioz te shikoj nese jemi rritur akoma.”

Sa eshte i rendesishem nje rezultat i mire neser per te pregatitur mire ndeshjen kunder Juventus?
“Duhet te kuptojme, duke na pare ne, cfare kishte nevoje kjo skuader. Sipas meje duhet te bejme nje loje me pasime te shumta, duke menduar per sulmin dhe rinisjet, dicka qe vitin e shkuar nuk ndodhte. Duhet te jemi te sigurte te sulmojme duke qene te kujdesshem qe mos zbulohemi. Pastaj futbolli eshte i shkruar, ndeshja e djeshme e tregon. Kemi nevoje per te mos e patur kete ndjesi mbi ne, duhet te luajme ne menyre te qete. Shpresoj qe neser procesi i rritjes te ece perpara.”

Si vazhdon kthimi ne skuader i Militos?
“Eshte shume mire, e shoh shume te bindur, dhe duke qene nje lojtar i nje niveli te caktuar, duhet ta harroje demtimin. I kam kerkuar te shtoje minutazhin ne fushe nese e ndjen. E di cfare dua nga sulmuesit. Kam shume besim per momentin.”

Po mendon per masa taktike per te ndaluar aksin Alvarez-Barrientos? (behet fjale per Alvarez te Catanias)
“Po, do te bejme dicka, por nuk them cfare (qesh). DUhet te sulmojme ne, duhet te shqetesohen ata per ne. Logjikisht do e studiojme ndeshjen ne faze mbrojtese, me masat e duhura per te frenuar Alvarez dhe Barrientos.”

Jonathan mund te behet si Zuniga?
“Nje lule nuk sjell pranveren. Eshte shume shpejt per ta thene. Une flas pak dhe mundohem te jap fakte. Nepermjet permiresimit te lojtareve rritet skuadra. Eshte shpejt por jam i kenaqur. Llogaritjet do i bejme pas pak. Zuniges i eshte dashur kohe te behet ky qe eshte tani, dhe kete dua ta shoh nga te gjithe lojtaret e mi.

Kunder Genoas eshte folur per nje Inter mbrojtes. Je dakord?
“Varet nga sjellja taktike ne qender te fushes. Nese do te luanim me dy sulmues te paster ne vend te Alvarez-Palacio, do te ishte ndryshe? Nuk besoj. Lojtaret e krahut jane themelore, kane luajtur shume mire dhe ne pjesen e pare kemi krijuar shume duke gabuar pasimin e fundit. Dhe mos harrojme qe nuk i kemi lene kundershtaret te luajne, dhe kishim perballe nje skuader qe ka luajtur gjithmone mire ne ate stadium. Une e vleresoj keshtu.”

Sa do i duhet skuadres te metabolizoje stilin tend te lojes?
“Nje trajner qe ka nje projekt dhe qe ka ide, duhet qe t’ja transferoje skuadres. Mendoj qe po tregojme shume, por eshte normale qe duhet akoma kohe per tu rritur. Luajme ne menyre te shpejte, keshtu ka qene edhe tek Reggina, Sampdoria.  Kjo eshte pare kunder Genoas, pas golit te avantazhit, kemi menduar te shenojme perseri. Per disa ndeshje do te duhet kjo sjellje ne fushe.”

Keni skuadren qe do te deshiroje ne fillim te merkatos?
“Per merkaton nuk flas.”

Sa kane ndikuar zevendesimet ne ndeshjen me Genoan?
“Nuk eshte e thjeshte ta them, por mendoj qe tre lojtaret qe kane dale kane lodhur Genoan, dhe te tjeret qe jane futur te fresket kane ditur te shfrytezojne situaten. Por jo te gjitha planet dalin keshtu, sigurisht edhe neser do i bej tre zevendesimet dhe duke pare pankinen e gjate do te ishte me mire te benim me shume.”

Si eshte Pereira? Ka shume zera ne merkato…
“Mezi po pres qe merkatoja te mbaroje…Kam folur me te ne nje menyre te caktuar. Ai mendon vetem per te luajtur, ne duhet te fitojme. Me gjerat e tjera merren agjentet, shoqerite. Fitoret kerkohen permes lojes. Ai u kthye me vonese nga Kombetarja. Tani per tani, Jonathan eshte me mire fizikisht. DIkush duhet te qendroje ne pankine.”

Conte dje tha se Juventusi eshte dobesuar. Interi eshte afruar?
“Tifozet e kane kuptuar se si duhet te reagojne. Mendojme se ky eshte viti 0, mendojme qe duhet te rritemi pas çdo ndeshje duke mos e pasur mendjen tek te tjeret. Kete themi gjithmone me presidentin, edhe tifozet e kuptojne. Ne San Siro e kam pare qe stadiumi eshte afer djemve dhe kjo me jep kenaqesi. Mendojme per skuadren tone, Interi duhet te mendoje keshtu.”

Do e beni stervitjen e fundit ne San Siron?
“Te shohim, duhet te njohim fushen. Nuk besoj, edhe ose duhet provuar fusha. Une shoh gjithçka, edhe fushen.”

Kur do te vije koha qe kudnershtaret te frikesohen?
“Kjo eshte ajo qe duhet bere kur kalon ne nje vend tjeter. Dua qe ta kemi topin per 90′. Duhet ekuilibruar cilesia e skuadres, duke menduar dhe per pjesen difensive. Duhet te luajme me topin ne toke ne menyre te shpejte. Pastaj, duhet ende te kuptoj grupin, ku duhet te hiqen disa fantazma nga sezoni i kaluar.”

Keni folur per disa ndryshime…
“Pankine e gjate? Kemi ardhur ketu per te luajtur kunder Interit, kam ndaluar lojtarin ekspert qe do hynte dhe futa Chavez. Tek Livorno fusja Lorenzo Insigne, qe luajti 15′. E doja une pankinen e gjate, tani do ishte bukur te benim pak ndryshim. Eshte nje arme me shume. Kur une isha i vogel mund te beje dy nderrime gjate lojes dhe ishin 13 lojtare ne grumbullim.”

Çfare duhet te mendoje nje skuader qe sheh per te ardhmen?
“Neser mendoj se Catania do jete e forte sepse luan ne shtepi. Po pergatis gjithçka. E dime se çfare duhet te bejme nese ata na bejne presion. Kjo skauder nuk mund t’o beje te gjitha sepse eshte duke i rritur. Kur te bejme disa gjera te reja, do rritemi me shume ne cilesi.”

Genoa dhe Catania jane skuadra te ndryshme?
“Ata ne Firenze kane bere mire, skaudrat luajne ne menyre te njejte. Pastaj do varet dhe nga menyra jone e lojes, edhe ne sulm, varet nga presingu qe do bejme”.

Ke thene qe Interi duhet te jetoje dite pas dite?
“Jo, kam thene te jetojme te diel pas te diele pa vendosur limite. Me pare do te bejme llogaritjet per ndeshjen dhe ne fund llogaritjet e plota. Nese ne mars do te jemi duke zhvilluar nje kampionat te nje niveli te caktuar nuk do te fshihemi, por tani duhet te flase fusha sic ka thene Ranocchia. Mua me pelqejne bilancet ne fund, por nje gjysem-bilanci behet ne fund te fazes te pare. Ne shtepi ose transferte, Interi nuk duhet te ndryshoje. Pastaj do shohim cfare do te ndodhe. Por gjysem-bilancet nuk jane perfundimtare. Faza e pare e skuadrave time ka qene gjithmone me e dobet sesa faza e dyte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.