Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,966 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Ja kam propozuar une mbrojtjen me 4 Thohir-it. Ranocchia eshte gati. Kurse M’Vila…

Mazzarri: “Ja kam propozuar une mbrojtjen me 4 Thohir-it. Ranocchia eshte gati. Kurse M’Vila…
Xhorxh Gellci

Walter Mazzarri ka folur me gazetaret pas miqesores me Trentino Team:

Cfare gjykon pozitive?
“Kemi luajtur mire, ishte edhe shume vape. Kemi qarkulluar topin mire, kemi bere ate qe kemi folur keto dite, ka patur shume disponibilitet per te kuptuar ate qe dua une. Jam i kenaqur. Ndoshta, si ne te shkuaren, kemi arritur poshte portes dhe me publikun tone qe na mbeshteste, e kemi prekur topin pak me shume se c’duhet. Dua me shume konkretizim nen porte, e them qe tani. Duhet te jemi me te ashper kur luajme mire, duhet te krijojme raste dhe te shenojme.”

Mbrojtja me kater?
“Ka qene nje zgjedhje, presidentit i kam then une qe do beja kete ose ate. Gjithashtu kam ndryshuar programet ne menyre qe Vidic te kuptonte menjehere mbrojtjen me tre, me duket se nuk e ka provuar asnjehere. Cdo trajner ka organizimin e tij dhe doja ta bente te kuptonte kodet, ata te rendesishmit ne menyre qe reparti te njihet. Kam bere kete zgjedhje, pastaj sa te jete mundesia, ndoshta edhe ne ditet e ardhshme, do te nis ate qe dua kur te luhet me kater, si ne sulm edhe ne mbrojtje. Skuadra duhet te jete e organizuar, cdo sugjerim i imi duhet te asimilohet.”

Te ka cuditur lamtumira e Conte?
“Une shoh ne shtepine tone, mendojme per ne, bejme me te miren per ceshtjen tone. Nuk dua te flas per punet e te tjereve.”

M’Vila?
“Ka ardhur koha, duhet te jete ne rregull fizikisht, ka qene i ndalur per shume kohe, dhe motivet i dini. Eshte dukur menjehere qe di ta perdore topin, ka nje strukture te mire fizike, duhet te stervitet dhe te fitoje autonomi. Edhe ai ka luajtur mire.”

Ndeshja e pare si Kapiten per Ranocchia?
“Shume mire, eshte ne moshen e duhur per te mbajtur peshen e atij shiriti. I ka te gjitha cilesite e duhura.”

Dje ke insistuar shume mbi lojtarin regjister. Je i kenaqur nga blerja e M’Vila apo duhet edhe dicka tjeter?
“Per merkaton nuk flas, flas me shoqerine, e dine ata cfare kemi thene. M’Vila eshte nje blerje, Kuz eshte i besueshem. Ne kete moment jane me te pershtatshmit per te bere rolin e regjistrit.”

Rifutja nga Boterori?
“Lojtaret tane kthehen vone, shume kane arritur deri ne finale. Do te ishte me mire t’i kishim te gjithe, por kjo kuptohet. Gjithsesi s’ka problem, do te mundohemi te punojme dhe te bejme mire kur te vijne te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.