
Mazzarri ka kerkuar 5 perforcime: ja emrat dhe rolet
Fillojne te zbulohet cfare eshte folur ne takimin e te dieles mes Mazzarrit dhe Marco Brancas.
Mbi te gjitha palet kane rene dakord mbi dy pika themelore: se pari, te vazhdohet puna e nisur vitin e shkuar per te ulur pagat. E dyta, per shkak te mungeses te impenjimeve europiane, te zvogelohet skuadra qe per momentin i kalon 30 lojtaret.
Kerkesat e trainerit te ri do te jene te menduara mire. Per shembull, ne mbrojtje, pavaresisht ardhjes te sigurte te Andreollit dhe Campagnaros do te kerkohet nje tjeter mbrojtes qendror. Motivi? Shume i thjeshte: Mazzarri, duke luajtur me tre mbrojtes, do te donte te pakten 5 lojtare qendrore te besueshem. Me Juan Jesus dhe dy ardhjet e reja behen tre. Silvestre, i cili edhe pse do te blihet nga Palermo per shkak te marreveshjes, do te largohet. Pozicioni i Ranocchias do te vleresohet, por vetem me nje oferte prej minimumi 18 milion euro. Do te qendrojne Chivu dhe Samuel: Rumuni ka te pakten nje tjeter vit kontrate, argjentinasi eshte ne skadence dhe per te gjithcka eshte ne dyshim, ne qofte se do te qendroje apo largohet, edhe pse kohet e fundit mendohet se do te qendroje. Objektiva: Diakite (piste e nxehte, vjen me parameter 0), Rami (Valencia) dhe Dragovic (Basilea).
Kerkesat e tjera nga ish traineri i Napolit kane qene: nje lojtar krahu i majte, nje i djathte shume ofensiv, dhe nje sulmues (eshte folur edhe per Gilardinon) dhe natyrisht nje mesfushor qendror per te cilin eshte ne avantazh Nainggolan. Pastaj ngelet nje enderr: Lavezzi. Kostoja e lojtarit eshte e larte, Mazzarri e pelqen shume dhe eshte teper i lidhur me Pochon. Me ardhjen e aksionereve te rinj….pse jo?