Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,647 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Kam gabuar une, nuk kam llogaritur lodhjen. Ndeshkimi i Nagatomo? Pas nje 4-1 me mire…”

Mazzarri: “Kam gabuar une, nuk kam llogaritur lodhjen. Ndeshkimi i Nagatomo? Pas nje 4-1 me mire…”
Ardi Deda

“Ndoshta kam gabuar disa vleresime per turnoverin”. E fillon keshtu Walter Mazzarri ne mikrofonat e Sky pas humbjes se brendshme me Cagliarin. “Skuadra ishte shprehur shume mire te merkuren dhe kam futur ne fushe disa qe ishin ne ndeshjen e tyre te trete apo te katert: dhe kjo eshte pare. Ne mberrinim gjithmone vone. Gjithashtu Osvaldo ose Palacio duhet te gjejne akoma kushtet e tyre fizike me te mira, me Icardin te rekuperuar in extremis. Nuk doja as te ndryshoja aspektin taktik dhe keshtu ka ardhur goli i disavantazhit. Me pas kemi mbetur me 10 lojtare. Nje skuader me pervoje i pret dhe nuk peson kater gola, dhe me pas te provoje serish per te rekuperuar. Eshte nje leksion qe do ti sherbeje te gjitheve, duhet te ngrihemi fort: te flasim pak dhe te japim fakte”.

Vidic: ka ndonje gje qe duhet te kuptoje akoma per futbollin italian?

“Ai eshte njeri prej tyre qe ka luajtur shume. Humbem kthjellesine. Mar persiper pergjegjesite. Dikush nuk eshte ne gjendje te perballoje tre ndeshje radhazi dhe kemi mare kete humbje te shemtuar. Tani eshte e rendesishme te kuptojme dhe te rinisemi. Ne mnyre absurde, ne pjesen e dyte eshte luajtur me mire. Por tashme ishte vone”.

Ndeshkim i tepruar?

“Nje trajner qe humb 4-1 dhe me pas komenton gjera te tilla… Eshte e qarte qe do te ndryshonte dicka, ndoshta nuk do te kishim pesuar 4 gola. Gabim i Nagatomo? Ai ka bere gabimin ne golin e pare. Per kartonin e pare me thone qe mund te evitohej, kam pare edhe faulla te Cagliarit jo te fishkellyer. Por e rendesishme eshte ajo qe kam thene me pare: ka pasur gabime dhe duhet te kthejme faqe”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.