Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Kam ripare Interin tim, dhe Thohir beson tek une! Por nese…”

Mazzarri: “Kam ripare Interin tim, dhe Thohir beson tek une! Por nese…”
Xhorxh Gellci

Walter Mazzarri ka rigjetur Interin e tij por edhe besimin e humbur per fundin e sezonit. Tekniku zikalter ka folur edhe per raportin me presidentin Thohir ne RMC: “Kam ripare Interin e disa javeve me pare. Dhe Thohir ka besim tek une. Edhe ne Napoli ishim shume pak veta qe menaxhonim punen e perditshme te skuadres, une jam nje trajner qe shoh gjithcka dhe besoj se tek une djemte shohin nje pike referimi.

LARGESIA ME THOHIR – “Nuk jam kaq i shqetesuar per kete, edhe sepse Thohir ka treguar gjithmone qe me njeh mire, qe ka besim. Kur ka qene e nevojshme, ka nderhyre gjithmone. Sigurisht, nese do te ishte ketu do te kishim kontakte me direkte, por mbi te gjitha per tifozet. E rendesishmja per mua eshte qe mbi linjat drejtuese jemi dakord dhe deri tani ka qene keshtu. Problemi eshte zgjidhur keshtu tani per tani, pastaj nese eshte mundesia per te folur me shume, nuk do ishte keq, por nuk eshte dicka determinante ne kete moment. Ka te tjera gjera te rendesishme.

INTER I KTHYER NE NIVELE TE MIRA – “Kush me njeh e di qe kur skuadra fiton, une jam mire, kurse kur humbet une nuk i kaloj mire ditet e ardhshme. Kam pare edhe njehere Interin te luaje sic luante disa jave me pare. Nese punon mbi paraqitjen dhe lojtaret te ndjekin, rezultatet vijne automatikisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.