Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,282 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Kemi dominuar, por me Tagliavento si gjithmone ka kushtezuar ndeshjen. Jam krenar.”

Mazzarri: “Kemi dominuar, por me Tagliavento si gjithmone ka kushtezuar ndeshjen. Jam krenar.”
Xhorxh Gellci

Sigurisht jo i kenaqur Walter Mazzarri pas humbjes kunder Napolit, e dyta sezonale pas asaj me Romen. Ja deklaratat e tij per SKY: “Sot u kam bere komplimenta lojtareve, jam krenar per ate qe kemi dhene ne fushe. Mbajtje topi dhe loje e bukur: tani duhet te vazhdojme te punojme mbi kete. Napoli ka qene gjithmone ne veshtiresi, kemi bere lojen tone, dhe ata na kane ndeshkuar ne kundersulm, ku pavaresisht se edhe ne kemi gabuar, kane treguar kualitet shume te larte. Kemi qene jo te kujdesshem ne mbulime, por kishim deshire te luanim mire. Gjithashtu gabojme shume gola, kemi krijuar raste pa fund. Por nese luajme gjithmone keshtu, do humbim shume pak ndeshje.

Kartoni i kuq ju ka inatosur? “Nje seri gabimesh te tmerrshme qe kane kushtezuar ndeshjen ne momentin tone me te mire. Kartoni i pare i Alvarez nuk eshte aspak, eshte Mertens qe futet ne kembet e tij. Por ka patur shume raste te Napolit qe kane merituar karton te verdhe shume here me shume se kartonat e Alvarez. Kishte dy faulla me dore nga Napoli, Mertens dhe Albiol, askush nuk mori te verdhe. Jemi te pafat me te, edhe me Romen ishte ai arbiter. Gjithmone ndodh kjo: ne na ndeshkojne.

Shumica e tifozeve te Napolit e kane duartrokitur: “Me Curva Sud kam patur gjithmone nje raport te shkelqyer dhe ata e dine si kane shkuar gjerat. Ata i njohin motivet pse jam larguar. Por shohim perpara: sot me vjen keq qe kemi humbur nje ndeshje qe kemi dominuar.

Leshojme shume mbrapa? “Kam pare gabime individuale. Kemi zgjedhur rrugen e lojes te bukur, prandaj mund te rrezikonim dicka. Por ne dy golat e pare ka patur gabime te qarta: Nagatomo gabon qe e hedh topin ne zone dhe ne golin e dyte kemi humbur topin ne mesfushe me Campagnaro. Te gjithe golat i kemi pesuar ne kundersulm, ndersa provonim te luanim. Ndoshta disa here e ekzagjerojme. Napolit i ka ecur mire: ketu tre gjuajtje ne porte edhe mund te pesohen. Sot jemi kthyer te luajme si me pare, por kemi paguar gjithcka, duke perfshire edhe diten shume te keqe te arbitrit.

Ne fund, dicka per zerat per frakturen mes Thohir-Moratti dhe zerat per largimin e Mazzarrit: “Une di gjithcka, nuk kam nevoje te lexoj. Por sipas jush, keto zera kane dale rastesisht para ndeshjeve kaq te rendesishme?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.