Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,335 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Kovacic dhe Icardi mund te behen te medhenj! Ranocchia e ka kuptuar gabimin. Une…

Mazzarri: “Kovacic dhe Icardi mund te behen te medhenj! Ranocchia e ka kuptuar gabimin. Une…
Xhorxh Gellci

Inter ben poker ne Luigi Ferraris, me nje 4-0 te paster kunder Sampdorias. Ne fund te ndeshjes, Walter Mazzarri analizon fitoren e Genovas ne mikrofonat e Sky: “Une shoh paraqitjen. Sot kemi fituar dhe kemi luajtur me keq se zakonisht ne pjesen e pare. Linim hapesira mbrapa, per menyren si une e shoh futbollin, nuk me ka pelqyer. Ne pjesen e dyte kemi luajtur si skuader e madhe, e kemi kuptuar te gjithe c’duhet te benim. Nese shenon, edhe gjykimet ndryshojne.

Ka gjithmone nevoje per nje shtyse? “Nuk e di, ndoshta. Por ka nevoje per nje mentalitet prej skuadre te madhe, te kete vazhdimesi. Ndoshta ne Livorno, duhej te inatosesha gjate pushimit te pjeseve, qe mos ndodhte ajo.

Kovacic me i mire? “Nese ka luajtur eshte sepse e kam pare qe eshte permiresuar. Sot ka luajtur per skuadren, ka bere dhe lojen e tij gjithashtu: eshte ne rrugen per t’u bere nje kampion, por duhet te vazhdoje keshtu. Mund vetem te permiresohet dhe te shpertheje.

Ranocchia i papjekur tek penalltia? “Une nuk e kam larguar asnjehere ate, edhe kur nuk luante. Thjesht te tjeret ishin ne forme me te mire. Sot kam provuar qe mbrojtesit te ishin me precize. Por ndoshta per shkak te deshires te madhe dhe per instikt, ka bere ate nderhyrje dhe ka shkaktuar penallti. Por po luan shume mire, e ka kuptuar edhe ai qe mund te evitohej penalltia. Samuel ne te majte? Sepse kemi nevoje te shpiem dike me pare dhe ne te majte preferoj te jete dikush qe luan me kemben e majte. Megjithate mbrojtja ka qene mire.”

Per ndeshjen e Icardit, brenda dhe jashte: “Nuk duhet ta bente ate gjest pas golit te shenuar, nuk e di as pse e ka bere. Per pjesen tjeter ka bere punen e tij, ka treguar personalitet duke patur parasysh ambjentin. Nese vazhdon keshtu dhe heqim disa gjera te teperta, do te behet nje lojtar i madh. Eshte nje sulmues i vertete dhe duhet te mendoje vetem te luaje. Maxi Lopez nuk i ka dhene doren? Ceshtjet personale harrohen ne fushe, jane profesioniste dhe nuk duhet ta harrojne. Pas golit i kam thene te largohej qe aty, por sot mund t’ju them vetem kete.”

Zerat per nje shkarkim? “Une e di cfare me ka thene Thohir dhe cfare themi ne shoqerine tone. Sa me lart te drejtosh, aq me shume rritet presioni… Une nuk i shikoj gazetat dhe nuk me intereson pjesa tjeter, jam mesuar ne Napoli. Pastaj shoqeria vlereson punen tone cdo dite, dhe mua me intereson vetem gjykimi i tyre dhe i lojtareve te mi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.