Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

660 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Kovacic dhe Medel, vendos sot. Lotet e Reggios edhe ketu? Ka qene nje situate e vecante. Une shpetoj…”

Mazzarri: “Kovacic dhe Medel, vendos sot. Lotet e Reggios edhe ketu? Ka qene nje situate e vecante. Une shpetoj…”
Bujar Berishaj

Nje ndeshje e vecante, pas dy nokauteve kunder Cagliarit dhe Fiorentines, vjen Napoli i Benitez. Per te analizuar ndeshjen kunder napolitaneve dhe per te iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve, Walter Mazzarri flet nga Appiano Gentile.

Si kane shkuar ditet gjate pushimit te ndeshjeve nderkombetare?
“Shume mire, kemi diskutuar dhe punuar mbi gabimet qe kemi bere. I kam pare djemte te etur per te treguar veten e tyre nga neser.”

Mbi cfare jeni te bindur sa i perket ndeshjes me Napolin?
“Veshtire te thuhet dicka e tille. Jemi duke e pergaditur ndeshjen ne cdo detaj, shpresoj se te gjithe do mund ta vene ne praktike ate qe kemi provuar gjithmone. Shpresoj te garantojme intensitet, me episode ne favorin tone.”

Medel dhe Kovacic: si jane? Mund te luajne nga minuta e pare?
“Do t’i vleresoj te dy sot. E di se cfare ka ndodhur, sot do te bejme ca verifikime dhe do te marrim vendimin me te mire.”

Cfare ndeshje do te jete?
“Napoli eshte nje skuader e forte, qe luan bukur dhe me afascinuese. Jam kurioz dhe une.”

Sa jeni te kenaqur me sigurine e Thohir dhe te shoqerise?
“Shume, edhe pse nuk nderron mendimi im mbi kete skuader. Duam te jemi konkurrues edhe per Champions. Duam te kthehemi shpejt. Neser do te jete edhe Bonazzoli, shume i ri por premtues. Nuk e di kur do ta perdorim. Na jep kenaqesi.”

Deshironi qe te leshoni nje apel per te gjithe tifozet e Inter?
“Une pajtohem me Thohir dhe lojtaret. Per ate qe ata kane thene.”

Neser do te jete nje lloj play-off per vendin e trete?
“Dua te shoh lojtaret e mi qe vene ne fushe ate qe ne mendojme. Eshte heret per te thene peshen per kete loje, mungon shume. Objektivi yne eshte qe te luftojme per Champions dhe do ta bejme deri ne fund. Eshte heret per te bere bilance, ne kampionatin tone ka shume ekuiliber. Kete vit ka edhe me shume.”

Do te shohim nje Inter ndryshe te dielen ne mbremje?
“Duhet te punojme, e dime te gjithe. Kemi prukur butonat e duhur dhe neser dua te verifikoj deshiren e djemve te mi. Futbollin tim e njohin te gjithe, e dine mire cfare lojtar dua te shoh. Agresivitet dhe ritem, shpresoj nga neser, ne kohen me te shpejte te mundshme. Dua rezultatin.”

Sa do te jete e rendesishme nese nuk degjoni asnje fishkellime?
“Fishkellimat nuk jane kurre te mira, tifozet duhet te te mbeshtesin per 90 minuta. Kundershtimi mund te ndodh ne fund, gjate gares krijon probleme me presionin. Lojtaret vuajne.”

Sa ka qene i rendesishem pushimi per Palacion?
“Shume i rendesishem. Besoj se ne nivelin psikologjik e atletik ka qene briliant. Hap pas hapi do te jete Trenza i vertete.”

Do te jete me i rendesishem soliditeti ne mbrojtje pas nokauteve te fundit qe ka ”terhequr” publikun?
“Viti i kaluar ka qene me ndryshe, shume me ndryshe se sa ky qe eshte tani. Ne parim, them gjerat e njejta qe kur stervis. Duhet te rekuperojme topin shpejt dhe te rinisemi: kjo nuk ndryshon kurre. Dua perqendrim dhe komponent fondamental, kjo nuk ndryshon pas humbjeve te fundit. Per tu kthyer konkurrues duhet te mendojme keshtu. Neser do te perpiqemi te shprehemi sa me mire.”

Pregaditja e veres ka qene e gabuar sipas juve?
“Te thuhet ”e gabuar” nuk eshte korrekte. Trajnerit jane pergjegjges per pjesen tekniko-taktike, trajneri im nuk ka gabuar asgje prej trembedhjete vitesh dhe pas Boterorit nuk ishte e lehte te rinisemi. Ne pregaditjet para-sezonale lojtaret kane punuar 15 dite ne maksimum, tjeret na u bashkuan me vone, dhe kjo nuk varet nga askush. Nuk mund te stervisim nje lojtar qe kthehet i lenduar nga Boterori, sic ka ndodhur me Medel. Ausilio ka perseritur te njejtin koncept ashtu sikur une ne post-Firence. Kam shkuar ne dhomen e shtypit dhe kam folur duke perdorur fjalet e tij.”

Handanovic ka thene qe Kovacic duhet duhet te permiresohet ne nivelin e kultures se punes. Ka te drejte?
“Duhet menaxhuar, ne do ta ndihmojme ne rritjen e tij, si teknike ashtu edhe humane. Samir po bene te njejten, jam dakord dhe Mateo e di kete.”

Fassone thote ”ai eshte i sigurt”. Cfare mendoni?
“Une stervis te tjeret, nuk mund te them me shume.”

Do ju pelqente sikur San Siro te brohoriste emrin tuaj?
“Ndonjehere nuk kuptoj se per ke jane fishkellimat. Tifozet duan rezultate, une bej zgjedhjet e mia. Nuk eshte shume e qarte nje situate e llojit te tille.”

Prisni me shume nga lojtaret qe kane me shume eksperience?
“Secili mund te jap dicka me shume se shoku i tij. E rendesishme eshte qe fytyra e skuadres te ndihmohet nga djemte. Kam punuar edhe ne kete. Detajet jane vendimtare.”

Cfare prisni neser ne mbremje, pervec rezultatit?
“Nje shpirt i madhe dhe vemendje, pjesa tjeter gjera te zaonshme: koncentrim dhe koncepte qe djemte i njohin mire.”

Kapitulli modul: si mund te arrini te luani me 3-5-2 pa disa lojtar?
“Kemi zevendesime, jemi te mbuluar ne cdo rol. Nese mungon dicka e dime te kush mund te besojme: ne rast te ndonje emergjence totale jam i gatshem qe edhe te nderroj modul. Nese kam provuar formula te ndryshme? Ne keto dite nuk kam mundur sepse kam pasur shume lojtar ne kombetare. Gjate kesaj jave nuk kam mundur ta bej.”

Eshte me shume shqetesuese te pesosh 7 gola ne dy ndeshje apo te shenon 1 gol ne dy ndeshje?
“Statistikat jane te bazuara ne shifra te medha. Kam analizuar zhvillimet e aksioneve dhe kunder Cagliarit dhe Fiorentines kemi pesuar gola te ndryshme. Ne Firence kane qene dy gola te pesuar nga jashte zone, kurse i treti ka qene brutal. Jam merzitur shume per kete. Duhet te kushtojme vemendje me te madhe. Kur kam nderruar modul nuk kam pare shume raste te kundershtarit. Per mua ky eshte sinonim i besimit. Sa i perket numrave, jemi gabim .Me djemte kemi analizuar gjithcka, kur luajme kunder te medhave ndeshjet jane edhe taktike. Kunder Cagliarit ka ndodhur, e kam thene edhe shume here me pare.”

Prisni qe neser t’i shini idete tuaja qe shprehen ne fushe?
“Shpresoj te shoh progres, neser me intereson rezultati. Loja e bukur vjen, duhet te marrim rezultatin.”

Aronica ka thene se jeni emocionuar pak ne Empoli 3-3 Reggina gjate penalizimit, dhe ne perfundim ka pasur dhe lote. Mund te ndodh kjo edhe ne Inter?
“Ishte nje loje shume e veshtire, shpetuam dhe kishte shume tension. Kam mbetur ne palester dhe kam menduar per te gjithe dhe per gjithcka, me kane shpetuar edhe ca lote.”

Cilat jane pikat e forta te Napolit?
“Eshte nje skuader e forte, e organizuar dhe me nje trajner te madh. Nuk me pelqen shume qe te flas per kundershtaret, ne duhet te japim maksimumin.”

Milan tregon nje unitet mes lojtarve dhe trajnerit kur shenojne. Ndjeni qe duhet ta beni te njejten?
“Une jam shume i ”bute”, pyetni djemte e mi. Eshte karakteristika ime,  nuk me pelqen te flas per veten time. Duhet te flisni me lojtaret, ata dine gjithcka per mua.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.