Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

872 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Kovacic, Icardi dhe Taider: ja cfare pres. Te tjeret…”

Mazzarri: “Kovacic, Icardi dhe Taider: ja cfare pres. Te tjeret…”
Ardis
  • On 12/10/2013, 12:06

Kovacic eshte shume mire, e ka nisur mire, por ka pasur disa probleme fizike qe e kane penguar futjen e tij ne 11-shen titullare. Ka cilesi, nga me te rendesishmet dhe kualitete universale, por eshte e nevojshme te punohet per te kuptuar cili eshte roli qe ai mund te interpretoje sa me mire per karrieren e tij. Roli i trekuartistit eshte nje mundesi, por e di shume mire se cfare mund te beje ai, edhe pse ne rradhe te pare vjen skuadra: talenti i nje individi eshte dicka shtese qe e ndihmon ekipin. Koha e maturimit dhe futja ne organike e nje te riu mund te 3,6 ose 12 muaj. Mbase mund te shperheje nga 6 muaj deri ne 2 vjet. Ajo qe eshte e qarte se duhet inteligjenca e duhur per te bere te mundur te shfaqe cilesite e duhura”. Keshtu Walter Mazzarri ka folur per Mateo Kovacic ne TuttoSport.

Por ky eshte nje fjalim qe i perfshin te gjithe te rinjte ne shtepine e Interit sipas teknikut. “Kjo vlen edhe per Taider dhe Juan Jesus. Mos te harrojme se ne kete Inter luajne shume djem te rinj. Taider ka shfaqur gjera te mira, por duhet te tregoje qe eshte prej Interi, duke u rritur nga ndeshja ne ndeshje. Icardi? Ai ka pasur nje zhvillim fizik qe po e kushtezon: qe kur ka ardhur ka fituar mase muskulare dhe ka pesuar semundje te ndryshme qe nuk e kane lejuar qe te stervitet ne menyren me te mire. Nuk ka luajtur asnjehere ne kushte optimale. Gjithsesi po rritet mire dhe duhet te kujtojme se te Interi ka nje pergjegjesi ndryshe, bluza peshon me shume. Nje trajner duhet te jete i zoti qe te transmetoje ekuiliber tek te rinjte”.

Ne fund, nje keshille edhe per te rinjte zikalter qe kerkojne hapesira ne Serie A me skuadrat e tjera, si Longo, Livaja, Biraghi, Bardi, Bianchetti, Mbaye, Benassi, Duncan dhe Laxalt“Jane te gjithe lojtare interesante dhe dikush prej tyre, nese ka ndermend te permisohet dhe te rritet mbas kesaj eksperience, do te behet nje trashegimi per kete shoqeri”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.