
Mazzarri: “Kovacic ka aftesi te medha por duhet te kuptoje dicka. Alvarez ne renie? Shpresoj…”
Walter Mazzarri ka folur per InterChannel pas konferences: “Te kaloj me kater mbrojtesa qe te ve Kovacic perpara mbrojtjes? Kete gje ai mund ta beje dhe ne skemen e tanishme. Ne te ardhmen mund te ndodhe dicka. Pavarsisht mungeses se rezultateve, edhe se kemi fituar Derbyn duhet te jemi nje skuader qe te reagoje nepermjet skemave.”
ALVAREZ – “Eshte ne renie? Shpresoj qe ne keto 4-5 dite te kete rikarikuar baterite mire per te miren tone dhe te tifozeve.”
KOVACIC – “Eshte nje lojtar i ri qe zor se gjen ne qarkullim nje te dyte, por duhet te permirsohet ne fazen sulmuese dhe fazen mbrojtese. Duhet ta ndihmojme. Kovacic po luan ne nivele shume te larta ne krahasim me moshen qe ka, sepse ka shume kualitete. Por skuadra ka nevoje per te edhe ne fazen pasive, dhe ai ka nevoje te rritet. Mateo si gjithe te rinjte, eshte subjekt i rendimentit. E pate me Milanin cfare ndeshje beri? Pastaj me Lazion e pate sa ne veshtiresi ishte? Ne Udine beri disa gjera te bukura.”