Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

479 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Kritikat qe me Torinon, por jam stervitur. Qarabag shume i rrezikshem”

Mazzarri: “Kritikat qe me Torinon, por jam stervitur. Qarabag shume i rrezikshem”
Ardi Deda

Nate evropiane per te harruar makthet e kampionatit. Skena eshte e njejte, San Siro, teater ne te dielen e kaluar i katastrofes me Cagliarin. Ka rendesi te rinisemi per te treguar qe rezultati 1-4 ka qene vetem nje “aksident gjate rruges”, sic ka perseritur disa here Walter Mazzarri, dhe per te lene pas kraheve fishkellimat e tifozeve zikalter. Tekniku eshte intervistuar nga Sportmediaset ne vigjilje te sfides se sotme kunder Qarabag, ndeshja e dyte e grupit F te Europa League: “Kritikat? Nuk ishte e nevojshme te pritej humbja e pare, ka mjaftuar barazimi na javen e pare te kampionatit kunder Torinos. Por une jam stervitur, di se si funksionon bota e komunikimit ne 2014. Kam folur me djemte, i kam pare te karikuar, te keqardhur por edhe me deshire per tu ringritur, jam kurioz te shoh nese do te kene kete reagim te bukur nga piikepamja e vrapimit, te deshires per tu mos dorezuar, per te luftuar per cdo top, gje qe sinqerisht kunder Cagliarit eshte pare shume pak, pothuajse fare. Do te jete nje sfide shume rrezikshme. Kemi pare filmimet, kemi studiuar dhe kemi pare nje skuader qe ka barazuar me Saint-Etiene, nje nga skuadrat e para te kampionatit francez, dhe po shohim se cfare po ben Psg ne Champions League. Ato i kane nenshtruar, meritonin te fitonin por gjithsesi kane barazuar, jane nje skuader e forte qe synon tek Europa League sepse e konsideron kampinatin me pak te rendesishem. Do te jete nje ndeshje per tu perballur me perqendrimin e duhur dhe me egersine sportive”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.