Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

777 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Kunder nesh te gjithe japin gjithmone maksimumin. Palacio nga minuta e pare, per Guarin dhe Kovacic them…”

Mazzarri: “Kunder nesh te gjithe japin gjithmone maksimumin. Palacio nga minuta e pare, per Guarin dhe Kovacic them…”
Ardi Deda

Neser kthehemi ne fushe, ne 20.45 kunder Atalantes, per te reaguar pas barazimit ne Palermo. Per kete dhe te tjera ka folur sot Walter Mazzarri ne qendren sportive ‘Angelo Moratti” te Appiano Gentile, gjate konferences se zakonshme te shtypit para ndeshjes.

Atalanta e rrezikshme per motive te ndryshme, ka humbur ndaj Fiorentines dhe tradicinalisht eshte e nderlikuar.

“Duhet te jemi te zote dhe te marim ne konsiderate traditen dhe vleresimet ne ndeshjen e fundit. Jane te karikuar, te gjitha skuadrat qe perballen me ne tregojne dicka me shume dhe eshte normale. Nevojitet te bejme nje ndeshje te madhe”.

Pas Palermos cfare eshte vleresuar keto dite, per cfare keni folur me skuadren?

“Jemi ne fillim te nje cikli te ri, ka shume te rinj, edhe te huaj. Kur ne fushe do te kuptojme se cdo skuader duhet perballuar ne menyre te njejte atehere mund te nxjerrim ne pah vlerat tona. Nese kjo nuk vjen mund te ndodhe qe cdo kundershtar mund te na vere ne veshtiresi. Djemte e dine kete dhe shpresoj qe neser te shihet ajo qe u be me Sassuolon, kur jemi futur agresive dhe kemi pare si ka perfunduar. Duhet te gjejme vazhdimesine e rendimentit tone gjithmone”.

Guarin ka bindur si mesfushor i brendshem? Neser do te shihet Palacio?

“Kur luhet cdo dy-tre dite duhet te bej nje rotacion midis titullareve. Sot ne futbollin modern nevojitet te jemi ne maksimum, te gjithe duhet te jene mire. Por duke luajtur cdo tre dite ndonjehere mungon energjia psiko-fizike e nevojshme dhe une do ta kem parasysh kete. Guarin ka bere mire ne Ukraine, na ka bere te ngjitemi dhe ka goditur. Edhe ne Palermo ka luajtur shume mire, tani duhet te verifikoj nese ai mund te bej nje ndeshje te trete. Duhet te kuptoj nese e ka freskine per te luajtur si mesfushor i brendshem, duke mare ne konsiderat qe kam zevendesues te fresket. Guarin do te luaje ne ate pozicion nese do te jete me mire se te tjeret, por eshte nje diskutim qe vlen per te gjitha rolet. Do ta kem parasysh per gjithe vitin, per te pasur nje rendiment te larte ne te gjitha kompeticionet. Per Palacion ka ardhur momenti per te luajtur nga fillimi dhe te shohim se deri ku mund te shkoje rendimenti i tij ne baze te formes aktuale. Parashikohej te luante nga minuta e pare sepse kavilja nuk i jep dhimbje. Do te shohim se deri ku do te shkoje si minutazh”.

Jeni i surprizuar nga shperthimi i Kovacic?

“Une kete gje e shpresoja, fale bashkepunetoreve te mi nga pikepamja taktike eshte permiresuar, jo vetem ne finalizim. Gabon me pak pasime, pason topin ne kohen e duhur, leviz pa top, eshte me i sigurte kur godet sepse eshte stervitur shume. Dhe shpresoj qe te permiresohet akoma, ka marzhe te medha rritjeje”.

Cili eshte problemi i Hernanes?

“Pervec mbremjes ne Palermo qe ka bere gabime jo te nivelit te tij, nuk e kam pare kurre keq. Me Sassuolon ka bere dy asist, por nga nje si ai pritet me shume. Edhe Hernanes e di kete por eshte i qete, nuk eshte ne top forme dhe do ta presim. Se shpejti do te jete vendimtar ne rezultate si ne ndeshjet e tjera. Ne Palermo ishte ndeshje e nderlikuar, edhe ndryshimi i modulit nuk e ka ndihmuar”.

Ideja e tridentit lind nga deshira per te reduktuar numrin e barazimeve?

“Eshte e lehte te thuash qe duhet te fitohet dhe qe trajneri duhet te kete kurajo. Ai duhet te vleresoje interesin e skuadres ne baze te shume aspekteve. Ne Palermo per 20-25 minuta na ka munguar vetem goli, por me zevendsimet kam dashur te jap nje mentalitet fitues sepse kam menduar qe ishte e nevojshme te fitohej edhe duke rrezikuar te humbisnim, edhe pse te humbesh nuk eshte asnjehere e bukur. Duhet te marim persiper rreziqe, aq sa duhet ti transmetojme nje mentalitet futbollisteve te rinj dhe atyre qe ishin. Lojtaret e organikes deri me tani nuk kane fituar shume ne nivel skuadre, duhet te kthehen ta bejne me Interin. Kemi pare se duke u zhbilancuar kemi rrezikuar te humbasim, edhe pse ne minuten e 94 mund te fitonim ne Palermo. Nuk me pelqen te shoh keto raste nga te dyja anet, duhet te kemi ekuiliber”.

Hernanes mund te luaj ne qender te mesfushes duke spostuar Medel si mesfushor te brendshem?

“Hernanes ka bere mire ne Torino kur e kam cuar me mbrapa, ndoshta pa shkelqimin leverdis qe te niset nga mbrapa. Por Medel nuk mund te luaj si mesfushor i brendshem, sepse ka luajtur gjithmone perpara mbrojtjes por edhe ne mbrojtje. Nuk eshte nje qe sulmon hapesiren, ka cilesi te ndryshme per tu angazhuar ne ate rol”.

Cfare mund te jape ndryshe Palacio?

“Shpresoj qe te jete mire sepse ben pothuajse gjithcka: sulmuesin e dyte, qendersulmuesin, lojtarin e krahut. futbollist modern, qe ndihmon skuadren. Shpresoj qe te gjeje kushtet e tij fizike me te mira. Ne krahasim me dy sulmuesit e tjere ben me shume role, duke u nisur me larg”.

Kur te gjithe do te jene mire eshte i mundshem nje trident qe nga fillimi?

“Te shohim, shoh me pare interesin e skuadres. Dua te bej nje gol me shume se te tjeret. Lojen e bukur e bejne futbollistet teknike, ne Palermo kam vene te gjithe ata me kembet me te mira por nuk e di nese eshte bere me mire. Varet nga ekuilibrat dhe kondicioni i te gjithe skuadres”.

Sot rinovimi i Ausilio, shoqeria po leviz ne kete kuptim. Ne krahasim me nje vit me pare Mazzarri eshte me i qete? 

“Me pelqen shoqeria e re. Thohir ka ardhur, ka vleresuar dhe ka mare vendimet e tij. Sot nuk mund te shihet vetem rezultati pozitiv, duhet te lidhet me investimet. Kjo eshte menyra me e mire per te filluar nje cikel. Me duket banale te shtoj dicka tjeter”.

Nuk druheni se duke ecur ngadale ka shume per tu ndjekur me lart?

“Nuk jemi te gjithe ekspert te futbollit italian. Ne klube te caktuara eshte normale te kete pritshmeri. Sipas meje nje shoqeri qe programon duhet te jete e qarte me tifozet dhe ti kete idete e qarta, duke kaluar shkundjet ne menyren me te mire me ndergjegjesimin se te gjithe jane duke bere mire. Vleresimet behen pertej rezultatit te menjehershem”.

Dy ndeshje ne shtepi mund te jene kthesa? Sa rotacion do te beni ne mbrojtje?

“Dje jemi lodhur dhe kemi bere gjysme dite pushim. Tani do te filloj konsultimet me futbollistet per te kuptuar se kush eshte mire, duke folur me ta dhe me doktorin. Nuk dua te harroj aspektin taktik. Dy ndeshje brenda ne shtepi jane te rendesishme, por per Inter ka vetem nje rezultat si ne shtepi dhe jashte. Do te kerkojme te arrijme dy fitore, me pas do te komentojme se cfare ka ndodhur. Por synimet jane keto”.

Tifozet kerkonin skudeton veren e kaluar. Cfare do te thote te jete e qarte nga ana e saj shoqeria?

“Kur kam ardhur me kerkonin Evropen, kjo ka ndodhur ne sheshin Duomo. Ishte i vetmi vit ku Inter nuk merte pjese. Ne nje fare menyre jemi futur ne Europa League nga porta kryesore. Njerezit dine ti vleresojne gjerat, ka filluar nje cikel, organika ka ndryshuar, ne cdo repart kemi bere mire ne baze te parametrave tone. Kemi mare dy barazime dhe nje fitore, shpresojme qe neser te arrijme tek rezultati. Jemi duke shkuar mire ne Europa League, kemi fituar ne nje fushe te rendesishme. Me pas do te azhornohemi here pas here, me tutje do te flasim per objektiva pseudo precize. Juve dhe Roma? Me pare duhen perballur, behet shume shpejt bilanci pas nje ndeshje. Varet nga kalendari, nga momenti, nga organikat, nga Boterori i fundit. Nje shoqeri serioze di gjithcka, ka filluar nje cikel dhe me duket se pertej dy barazimeve ky proces rritje po shkon me se miri. Neser do te kete nje vleresim tjeter, e rendesishme eshte qe te kemi idete e qarta”.

Sa i kenaqur jeni nga rinovimi i Ausilio? Dodo mund te luaje si nje sulmues krahu ne nje trident?

“Mund te luaj, ka cilesi. Keshtu mund te jemi me proaktive, por duke pasur futbolliste te tjere me cilesi me te madhe ne ate zone ai mund te jete me i dobishem ne krah. Me pas nevojitet te luhet me nje mediano te dyfishte por nuk dua te ndryshoj shume shpesh modulin. Ne Palermo duke e ndryshuar kemi pasur probleme, jam pak ngurrues ne heqjen e sigurise. Per Ausilion jam i lumtur, ne pune shpesh ka dhe raporte personale. Ketu jemi te gjithe per te treguar se dime te bejme detyren tone. Nese shoqeria ka bere kete zgjedhje do te thote qe ai ka bere mire dhe mua me behet qejfi”.

Cfare te ben optimist ne dy ndeshjet e ardhshme?

“Sekreti eshte te kemi egersine dhe fatin per te zhbllokuar ndeshjet. Ky eshte problemi prioritar. Ne krahasim me vitin e kaluar dhe skuadrat e tjera te medha, kur luajne ne shtepi, perpara se te shenonin luanin ndeshje te ngjashme me tonat. Por kane qene te zota dhe te keqe dhe kane gjetur golin dhe e kane pasur ndeshjen ne zbritje. Kujtoj ndeshjen e vitit te kaluar kur duke gjuajtur 14 goditje kendi kemi barazuar 0-0, kjo eshte nje cilesi me te cilen duhen zhbllokuar ndeshjet dhe vitin qe kaloi ka ndodhur pak here. Kam folur me futbollistet dhe jua them kete edhe juve”.

Icardi eshte fizikisht i gatshem per neser?

“Kam tre sulmues, dy luajne dhe kush nga dy titullaret te angazhuar deri me tani eshte me pak i lodhur do te luaje. Do te bej konsultimet, do te vleresoj taktikisht Atalanten dhe do te vendos. Kete vit Mauro po stervitet mire, ne Palermo ka vrapuar si i cmendur per 90 minuta, ka bere presion deri ne fund. Nese e pyes do te me thote qe eshte mire, eshte e rendesishme te kemi kete garanci nga ai. Me pas te ndodh qe ndonjehere luan mire dhe ndonjehere me pak. Osvaldo ne Palermo me eshte dukur i lodhur, ka ndonje veshtiresi me shume ne krahasim me Icardin”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.