Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,706 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Kush nuk luan mund te gjeje vend diku tjeter. Mbi Thohir, Zanetti dhe…”

Mazzarri: “Kush nuk luan mund te gjeje vend diku tjeter. Mbi Thohir, Zanetti dhe…”
Xhorxh Gellci

Koha per kampionat, koha per te dhene pergjigje. Interi pret Sampdorian, do te kete nje klime feste, me Erick Thohir qe do ndjeke ndeshjen e tij te pare nga stadiumi. Dhe shume ish-lojtare ne tribuna. Por ne fushe nuk duhet te kete asnje shperqendrim. Per kete dhe te tjerat flet Walter Mazzarri, fjalet e te cilit inter.al ua sjell te plota ne gjuhen shqipe:

Nje trajner, si e pregatit nje ndeshje te ketij tipi me te paren te Thohir ne stadium dhe me shume ish qe do bejne xhiron e fushes?
“Futbolli eshte spektakel, te kenaq sepse krijon entuziazem dhe jep energji. Une dhe lojtaret nuk duhet te shperqendrohemi nga kjo feste, nga ky entuziazem. Edhe sepse duke pare paraqitjet deri tani, kemi bere gjithmone mire ne nivelin e lojes te shprehur, por per papjekuri, gabime te vogla, mungese kujdesi etj, kemi humbur pike rruges. Do te ishte shume gabim te mos i mendonim keto gjera. Kur flas per rritje nga nje sfide ne tjetren, duhet bere patjeter. Sampdoria ka edhe lojtare te mire si Gabbiadini, Palombo, Eder, Obiang. Te diel me Lazion meritonte te fitonte, por nuk duhet te shperqendrohemi nga kjo qe thuhet.”

Duket se mund te mjaftojne 2-3 hyrje te reja per te luftuar per Champions. Eshte me te vertet keshtu?
“Per merkaton nuk flas. Jemi ne javen e trembedhjete, kemi 4 ndeshje te rendesishme per te luajtur, mes te cilave derbyn dhe transferten e Napolit para fillimit te merkatos. Keto sfida do te thone shume per ecurine tone. Dhe keto ndeshje do i luajme me skuadren e tanishme.”

Do te luaje Zanetti nga fillimi? Dhe pastaj, Rolando tani per tani eshte me mire se Ranocchia ne qender te mbrojtjes?
“Zanetti eshte e mundur qe te luaje por nuk i ka 90 minuta ne kembe ende. Nese do te luante nga fillimi duhet te mbaj parasysh edeh kete, ne baze te ritmeve te ndeshjes te neserme. Duhet te vendos, por eshte nje mundesi. Mbi Ranocchia dhe Rolando them qe kam nje dyshim, sepse Andrea ka luajtur edhe ne te djathte duke bere mire ne dy sfidat para Bolognes. Kam 4-5 titullare, per t’i mbajtur te gjithe te motivuar duhet te dine qe une u jap vazhdimesi zgjedhjeve nese skuadra ka luajtur mire. Eshte nje vleresim qe do e bej para ndeshjes, pas stervitjes te sotme. Mund te bej edhe zgjedhje te ndryshme nga keto te tanishmet.”

Ndeshja me Sampdorian eshte nje kryqezim i rendesishem ne anen personale?
“Kam nje raport te shkelqyer me te gjithe Sampdorian. Fatkeqesisht nuk eshte me Riccardo Garrone, nje zoteri i vertete. Tani eshte i biri me te cilin kam nje raport shume te mire, ashtu si me stafin mjekesor dhe te tjeret. Jane vite te bukura per formimin profesional timin por edhe per ate qe kemi arritur me rezultatet e marra. Por tani dua te fitoj me Interin, por nuk kam thene “Sampdoria, do te mund” sic ka shkruar nje gazete gjate javes. Une nuk bej asnjehere deklarata te tilla, dua ta theksoj se nuk e kam thene.”

Sampdoria mund te luaje me 4 lojtare qe mendojne per sulmin. Cfare rreziqe mund te lindin?
“Do te jete sjellja jone ne fushe qe do te beje diferencen, sepse mund te luash me te gjithe sulmues dhe te besh kundersulme. Nuk eshte e thene qe ata te luajne njelloj si ne. Te shohim. Une besoj se ne aspektin e moralit jane ngritur edhe per shkak te nje trajneri te shkelqyer si Mihajlovic. Cfare do te ndodhe ne fushe do e vleresojme neser.”

Sa eshte e rendesishme te shikosh Thohir interist qe ne kete moment?
“Une e ndjej qe shoqeria eshte e bashkuar, kuptohet qe te gjithe kane deshire te bejne mire. Ka shume bashkepunim me Morattin, por shikoj qe presidenti i ri deshiron te vazhdoje cfare eshte bere deri tani.”

Je i shqetesuar per situaten e sulmuesve me Palacio te lodhur, Belfodil jo te qendrueshem dhe Icardi-Milito akoma jashte?
“Mua me intereson qe skuadra te prodhoje aksione. Jemi sulmi i pare ne Itali, pastaj kush shenon nuk na intereson, sepse ka rendesi kolektivi. Rodrigo te diel ka patur disa raste, kam folur me te dhe ka punuar shume kete jave. Neser do te jete ne fushe.”

Ju kishit menduar te merrnit nje pushim, por fjalet e Morattit ju bene te ndryshonit mendje. Thohir po transmeton te njejtin entuziazem?
“Une, pavaresisht ndryshimeve, jam munduar te luaj futboll duke e mbajtur skuadren te izoluar. Kur firmos me nje shoqeri, mendohet per kete. Perkundrazi, ka me shume motivim nese aksioneret e rinj bejne dicka qe ata qe punojne te kene me shume deshire per te bere mire.”

Lojtaret qe nuk po gjejne hapesire, si Belfodil, mund te largohen per te gjetur me shume hapesira?
“Per mua duhet te kemi numrin e sakte te lojtareve ne baze te ndeshjeve qe bejme. Nje sezon me shume impenjime kerkon shume lojtare ne krahasim me nje vit si i joni. Une jam dakord me faktin qe nje lojtar pak a shume i rendesishem te largohet per te gjetur me shume hapesire. Nese mban nje numer lojtaresh ne baze te impenjimeve qe ke, sigurisht qe askush nuk nenvleresohet dhe te gjithe japin kontributin. Ky konsiderim eshte i rendesishem, sepse nje skuader si Interi ka shume lojtare te rinj dhe duhet te kuptojme, qe duke i vleresuar me kalimin e kohes, eshte e rendesishme qe edhe ti hedhesh ne fushe.”

Me Taider dhe Zanetti, mund te shikojme nje lojtar te ndryshem ne mesfushe ne vend te Cambiasso?
“Duhet te japim nje organizim, organizim te levizjeve. Nese skuadra pergjigjet mire, sa me pak te ndryshohet, aq me mire eshte. Kur skuadra te jete padrone e lojes, pastaj duhet te shikohet edhe gjendja fizike. Askush nuk e ka fanellen te ngjitur ne trup ose vendin e sigurt, une shoh skuadren, sepse lojtari individual luan me mire kur skuadra shkon mire. Ne cojme perpara kete princip, une jetoj vetem ne baze te rezultateve te skuadres.”

Cfare duhet per te shenuar me shume gola nga te tjeret?
“Une i kushtoj shume kohe fazes sulmuese. Pak trajnere luajne ne fazen e zoterimit te topit sic bejme ne, per mua gjithcka nis me Handanovic. Dhe pastaj duhet te ushtrojme presion dhe te rekuperojme topin menjehere per te luajtur. Ne Bologna kemi hedhur ne aje 2 pike, por ne planin  e lojes nuk kam asgje per te kritikuar, sidomos ne pjesen e dyte. Une dhe stafi im u kemi dhene keshilla lojtareve, pastaj punojme edhe ne mendjen e tyre per te gabuar sa me pak te jete e mundur para porte. Por te shkosh aq here para portierit kundershtar sa ne me Bolognen, do te thote dicka.”

Boshlleku me tre skuadrat e para ishte i madh. Tani Napoli dhe Roma kane frenuar, sipas jush kjo diference eshte me e vogel sesa dukej ne fillim?
“Koherenca nuk me mungon. Une besoj qe nje gjysem-bilanci mund te behet ne fund te fazes te pare. Tani kemi 4 ndeshje, pastaj pushim dhe ndeshjen me Lazion. Keto 5 ndeshje do te thone shume. Pastaj do te kete merkato, dhe kesaj pyetjeje do i pergjigjem pikerisht me ate qe thuhej deri tani. Sepse ne 4-5 ndeshje duket sikur shum logjika kane ndryshuar dhe ne jemi afruar. Keshtu qe presim akoma per te bere nje mini-bilanc.”

Cfare mendon per kete ndryshim te Inter, Milan dhe Roma ne nivelin e shoqerise
“Ndryshimi italian kalon nga kriza ekonomike qe eshte ne futboll. Kishte nevoje per financues te rinj, sepse keto skuadra kane bere shume dhe tani kane marre ne konsiderate rruge te reja.”

Vendi i titullarit per Zanettin, eshte nje perjashtim per Pereira?
“Nuk ka perjashtime, asnjehere. Ne fushe shkojne 11 lojtare. Dhe e njejta gje vlen per Kovacic. Nese luan ai, nuk luan nje tjeter. Duhet te menaxhoj skuadren, dhe ata e dine qe vleresoj shume gjera, duke nisur nga momenti i formes te kundershtarit. Vleresoj stervitjet, mundohem te kuptoj per cfare ka nevoje skuadra.”

Ju e keni sistemuar mbrojtjen. Cfare mund te permiresohet per kete organike?
“Eshte e rendesishme qe skuadra te kete ekuilibrin e duhur duke luajtur nje futboll spektakolar qe sjell pike. Pastaj mund te luajme ne sulm, por duke patur parasysh qe topi mund te humbet dhe duhet te jemi te zotet per ta rifituar.”

Si e ke pare Icardin kete jave? Po per tatuazhin cfare mendon?
“Nuk ka qene ne grup per nje operacion qe ka bere. Lojtari, pervec meje dhe te tjeret ne dhomat e zhveshjes, duhet te kuptoje qe per t’u bere nje kampion me kualitetin qe ka, duhet te mesoje nga Milito, Zanetti. Te flase me ta, te behet nje lojtar i rendesishem duke pare qe ka talent. Me shume se kaq preferoj te mos shprehem.”

Si eshte Campagnaro? Ka 90 minuta ne kembe?
“Nese duhet te jete i vlefshem per skuadren, duhet te luaje. Hugo, para se te demtohej, ka treguar qe eshte i rendesishem. Nuk eshte ne 100% por nese eshte mire sic ka treguar se eshte gjate javes, do te luaje. Por dua akoma me shume nga ai.”

Si eshte Nagatomo? Kur do te rekuperohet?
“Nese nuk do te jete me Parmen, besoj se do ja dale me Napolin. Keto duhet te jene kohet, edhe sepse me strukturen e tij fizike rekuperohet me shpejt. Duhet te jemi te kujdesshem, sidomos me kushtet klimatike.”

Me skuadrat e vogla ose mesatare, ne transferte, keni humbur pike. Eshte nje rastesi?
“Nese shkojme te shohim statistikat e pergjithshme, ne Itali, faktori fushe eshte i rendesishem. Eshte nje ndihmese per skuadren qe luan brenda. Duhet te jemi ne qe te rritim kualitetin, sepse mbi te gjitha jemi Inter dhe duhet te kemi personalitet te njejte edhe jashte fushe per te marre tre piket.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.