Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,516 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Me Icardin gjithcka ne rregull, ju shpjegoj gjithcka. Medel? Faulli i pare nuk ishte per te verdhe. Kur je tek Inter…”

Mazzarri: “Me Icardin gjithcka ne rregull, ju shpjegoj gjithcka. Medel? Faulli i pare nuk ishte per te verdhe. Kur je tek Inter…”
Bujar Berishaj

“Kemi bere nje pjese te pare te madhe dhe ne gabimin e pare kemi pesuar gol. Kemi vazhduar te sulmojme pas golit te pesuar, pa i dhene asgje Veronas. Pastaj eshte normale qe kemi vuajtur me 10 lojtar, pa harruar qe jemi ne emergjence. E parashikueshme renia ne fund. Mekat, sepse nese do e kishim qarkulluar topin edhe me shume do mund ta merrnim fitoren”. Flet keshtu Walter Mazzarri per Sky pas barazimit 2-2 me Veronan.

Problemi eshte se topi bartet shume? “Verona eshte mbylluar para zones se penalltise por megjithate kemi gjetur hapesira. Eshte e qarte se ju duhet durim kur luani kunder kundershtareve te tille.”

Thohir fliste per fitoren si nje objektiv te vetem: eshte i zhgenjyer? “Normale, kur luan nje loje te tille dhe te gjitha episodet shkojne kunder, ashtu si ne rastet e kartoneve te Medel. Sipas meje, kartoni i pare i Medel mund te evitohej nga arbitri.”

Cfare ka ndodhur me Icardin? “Ai e ka kuptuar se isha duke u ankuar per golin e pesuar, kurse kam dashur te di nese mund te qendronte ne fushe edhe per 30 sekonda tjere. E kam zevendesuar, dhe ai me ka shpjeguar gjithcka. Nuk ka plemika, me te kam nje nder raportet e mia me te mira si trajner-lojtar. E kishte kuptuar keq sepse ishte i nervozuar si te gjithe per golin e pesuar qe na dha vetem 1 pike.”

Ku ka qene gabimi tek goli i barazimit? “Ndonjehere eshte e veshtire pe rne qe te kuptojme situatat dhe kemi bere qarkullim. Mund ta kishim evituar nxitimin, por nuk jemi te mesuar qe te presim: sulmojme gjithmone.”

Eshte valid projekti i Thohir? “Zgjat tre vjet. Dhe mos harroni qe kemi hyre ne nje rruge te z vleresimit te te rinjeve per ti ndertuar ata pasi kane bere shume prej vitesh. Eshte e qarte se per nje klub qe eshte mesuar te jete ne krye, eshte e veshtire te vuash. Ekipi ka pasur disa gara te dobeta, por tani jemi rinisur. Do te luftojme, ka bashkim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.