Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,290 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Mendoja me keq, shoh progres cdo dite. Nese do te ishte per mua..”

Mazzarri: “Mendoja me keq, shoh progres cdo dite. Nese do te ishte per mua..”
Xhorxh Gellci

Ne fund te miqesores kunder Hamburgut, Walter Mazzarri ka komentuar paraqitjen e skuadres. Keto jane fjalet e trajnerit ne Inter Channel: “Sinqerisht sot mendoja qe skuadra te vuante me shume, kemi qene te zotet. Na vjen keq qe kemi pesuar gol ne ate menyre ne pjesen e dyte, ne rastin e vetem te vertete qe u kemi lene kundershtareve. Kemi leshuar dicka me shume ne pjesen e pare, kurse ne pjesen e dyte kemi luajtur me mire, dhe si gjithmone ne futboll, kemi pesuar nje gol.

Me pas tekniku vazhdon: “Kam folur pak per rezultatin, qe ne kete moment vlen deri ne njefare pike. Gjeja me e rendesishme eshte prova e skuadres, qe ka luajtur mire, eshte rinisur mire dhe nuk ishte e thjeshte, sepse ata ushtronin presion lart. Jam i kenaqur nga rritja e ketij grupi. Kjo ishte nje skuader e veshtire per tu perballur sepse lojtaret e krahut futeshin gjithmone ne qender dhe ngriheshe lart e gjithe mesfusha, nuk ishte e thjeshte ti kapje. Kane qene te zotet mbrojtesit. Eshte e qarte qe ka disa gabime qe do i korrigjojme, por nese vazhdojme keshtu, jam i kenaqur sepse shoh perparime dite pas dite. Pushimi ne mes te pjeses se pare? Te ishte per mua do e beja gjithmone, sepse ne trajneret duhet te presim fundin e pjeses te pare kur gjerat nuk shkojne mire. Do te ishte e vlefshme te behej me shpesh ndalese loje, sidomos kur skuadra duhet te marre nje fizionomi precize, dhe ne keto raste do te ishte e rendesishme te flisje me lojtaret. Per mua eshte dicka qe duhet futur ne futboll.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.