Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Merkato? Me i qete se kurre. Icardi ok. Me Chelsean…”

Mazzarri: “Merkato? Me i qete se kurre. Icardi ok. Me Chelsean…”
Xhorxh Gellci

Walter Mazzarri flet ekskluzivisht per Corriere dello Sport. Para nisjes per ne Shtetet e Bashkuara, tekniku toskan ka folur ne gazeten romane ne lidhje me ndjesite e para per Interin e ri. inter.al ju sjell te plota ne shqip fjalet e tij.

Mazzarri, cfare ju ka pelqyer nga miqesorja kunder Hamburg?
“Shume gjera ne nivel taktik. Hamburg ishte me perpara, ishte me brilant se ne, por ne krahasim me ndeshjet e Trentinos, kemi patur nje hap tjeter. Lodhja eshte tretur mire, kemi ushtruar presion lart. Ka disa lojtare qe kane qene me mire, por ne pergjithesi me kane pelqyer te gjithe.”

“Nje gabim si ai i Andreollit mund te ndodhe. E kam provuar ne qender sepse Samuel dhe Chivu nuk ishin shume mire dhe Ranocchia kishte patur disa probleme te vogla te premte. Pas gabimit, Andreolli ka luajtur shume mire.”

Tani ne Shtetet e Bashkuara me Guinness Cup, niveli i veshtiresise do te jete me i madh.
“Te perballesh me disa nga klubet me te mira ne Europe do te jete nje prove e bukur dhe kunder Chelseat do te ngrihet veshtiresia. Eshte e paevitueshme qe sa me i veshtire te jete testi, aq me shume rrezikohet te kemi veshtiresi dhe te bejme figure te keqe, por miqesoret verore sherbejne per te korrigjuar gabimet, per t’i dhene nje identitet skuadres dhe per te verifikuar nese grupi ka kuptuar ate qe trajneri ka propozuar. Do te jene ndeshje impenjative, por edhe pse rezultati vlen deri ne njefare pike, synojme te bejme mire.”

Cfare bilanc ben per kete faze te pare te pregatitjes?
“E shoh skuadren te rritet dite pas dite dhe jam optimist.”

Sa do te jete e rendesishme te keni stimuj te medhenj per tu ringritur pas 2012-13 shume te dobet?
“Ne futbollin modern, te ngresh motivimin eshte themelore dhe kjo duhet te jete nje baze nisjeje, te bejme me mire se vitin e shkuar. Por per te zhvilluar nje sezon te rendesishem, vetem motivimet nuk mjaftojne.”

Cfare sherben sipas Mazzarrit?
“Organizimi eshte themelor: nese lojtaret ecin ne fushe dhe nuk dine cfare duhet te bejne, stimujt nuk vlejne per asgje. Per kete arsye, insistoj ne nevojshmerine e te qenit nje skuader.”

Dy vite me pare, Juventusi qe vinte pas dy vendeve te shtata rradhazi, ka nisur nje cikel fitues me Conten qe e ka bere te fitoje dy kampionate. Interi mund te beje te njejten me Mazzarrin?
“Nuk dua te bej krahasime me skuadrat e tjera, sepse me intereson te flasim per ne. Ajo Juve dhe ky Inter kane te perbashket vetem klasifikimin ne dy vite zhgenjyese sepse bene nje merkato te nje lloji te caktuar.”

Ndersa Interi eshte akoma ne ndjekje te nje lojtari krahu dhe kjo blerje po tregohet me e veshtire sesa parashikohej.
“Persa i perket merkatos, nuk kam qene kurre kaq i qete sa kete vit. Me Morattin flasim shpesh, diskutojme dhe kuptohemi menjehere. E di qe deshira e shoqerise eshte te kompletoje sa me mire skuadren. Klubi do te beje ate qe mundet.”

Por ne krahun e djathte po mungon nje lojtar…
“Perqendrohem mbi skuadren qe kam ne dispozicion dhe mundohem te marr maksimumin nga ata qe jane ketu.”

I kenaqur qe Icardi eshte shbllokuar pas nje fillimi te pregatitjes te komplikuar?
“Goli kunder Hamburg do i beje mire sepse te shenosh eshte gjihtmone e rendesishme per nje sulmues. po rritet pasi ne fillim kishte veshtiresi per shkak te veshtiresise te punes ne Pinzolo. Me ka pelqyer si ka punuar per skuadren dhe si eshte vendosur. E shoh mire dhe mund te na ndihmoje kete vit.”

Mes Icardit dhe Belfodil, aty perpara do te jete nje sfide e bukur.
“Ne Hamburg me ka pelqyer edhe Belfodil. Kur ka hyre ne fushe ka luajtur mire.”

Ne mungese te Kovacic, Guarin dhe Alvarez po bejne mesfushoret e brendshem (mezzala). Si po e interpretojne rolin?
“Ne faze mbrojtese kane luajtur mire edhe kunder Hamburg dhe kane bere disa levizje interesante per futjen ne zonte te tyren ose te ndonje shoku. Po punojme dhe kemi nevoje per pak kohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.