Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,273 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Milito eshte me mire, Moratti na jep besim. Thohir…”

Mazzarri: “Milito eshte me mire, Moratti na jep besim. Thohir…”
Inter Club Staff

Shtate pike ne tre ndeshje, dhe shume deshire per te vazhduar kete fillim pozitiv kampionati. Interi eshte gati per transferten me Sassuolon, qe do te luhet ne Reggio Emilia. Asnje problem formacioni per Mazzarrin, i cili duhet te zgjedhe. Ja fjalet e trajnerit zikalter, ne konferencen e shtypit perpara ndeshjes, te sjella te plota ne shqip nga InterClub.a;

Si mbahet perqendrimi i larte pas barazimit me Juventusin?
“Eksperienca e te shkuares me ka mesuar te bejme sic kemi bere kete jave, pra te fillojme prej te martes te harrojme ate qe kemi bere kunder Juventusit, duke u perqendruar menjehere tek Sassuolo. Kam njoftuar te gjithe qe Sassuolo ka luajtur mire tre ndeshjet deri tani, jane te organizuar dhe te motivuar per te na vene ne veshtiresi. Por nese ne do te luajme mire, me perqendrimin dhe vendosmerine e duhur, mund te bejme mire. E dime qe ne kampionatin italian te gjithe skuadrat jane te nje niveli te mire dhe prandaj jemi te vetedijshem per veshtiresite qe mund te gjejme. Dhe jam kurioz te di nese do te jemi te zotet ta arrijme kete.”

Mendoj se ke folur me presidentin. Si po e pret skuadra kete kthese epokale? Ti si e jeton?
“Sic e kam thene edhe ne te shkuaren, e kam jetuar normalisht. Kam punuar ne fushe, sepse ne na intereson ajo. Presidenti na ka ftuar ti marrim ne menyre sa me te mire keto ndeshje, sepse jane me te veshtirat. Neser do te perballemi me nje kundershtar te veshtire.”

Si eshte Milito?
“E kam pare me te lehtesuar, por ne nivel shpejtesie eshte shume me mire. I mungon minutazhi, nuk duhet t’i vendosim presion.”

Je impresionuar nga Napoli?
“Me intereson vetem Interi.”

Me Morattin keni folur edhe per vazhdimesi projekti?
“Sigurisht, ai punon per te miren e Interin, duke pare emrin qe ka ky klub. Duhet te djersijme per ta cuar sa me lart kete fanelle.”

Te arrini sukses neser do te thoshte nje tjeter rritje kualiteti, duke pare qe vitet e fundit ka patur disa humbje me skuadra si Novara apo Siena?
“Flas vetem per drejtimin tim ketu, por ne kete kampionat nuk ka ndeshje te thjeshta. Duhet patjeter te besh me mire se te tjeret, kemi gjithcka per te humbur, dhe ne kete aspekt duket kualiteti jone.”

Ka mundesi qe ardhja e Thohir te jape entuziazem?
“Nese presidenti ka marre disa vendime te caktuara, duke qene i dashuruar me kete skuader, e ka bere per te miren e Interit. Duhet ta pranojme, ishte e dukshme qe kishte nevoje per kete ndryshim, qe te hynin forca te reja sepse futbolli po ndryshon dhe duhet t’i pranojme keto forca te reja. Pastaj na takon ne te flasim mbi ndryshimin duke bere prodhim teknik, sic e quaj une. Duke luajur si ne tre ndeshjet e para, do te kemi mundesi te shumefishojme te gjithe pjesen e mbetur.”

Ka analogji mes Interit tend dhe Juventusit te pare te Contes?
“Nuk ka patur kurre nje situate te njejte me nje tjeter, vetem pozicioni i nisjes. Eshte e ndryshme per investime, per kohe, per situata, per njerez. Eshte gjithcka e ndryshme. Vetem pozicionet e nisjes, sepse Interi dhe Juventusi jane mesuar te qendrojne lart. Une shikoj ne shtepine time, dua qe skuadra te luftoje me shpirt. Duhet te shprehim ne maksimum mundesite tona, pavaresisht asaj qe ka bere Juventusi, kete menyre loje kam provuar ta transmetoj ne te gjitha skuadrat qe kam drejtuar. Vetem ne deshiren per te mos u dorezuar kurre mund t’u ngjajme atyre.”

Si i keni pritur komplimentet post-Juve? Jane te drejta?
“Ne kete zanat jetohet me rezultate. Do te isha nje genjeshtar nese nuk do te thoja qe me eshte bere qefi. Une jap gjithcka kur punoj per nje kauze qe ti jap kenaqesi tifozeve, presidentit dhe klubit. Kur cdo gje shkon mire eshte e drejte qe te me vihet ne dukje puna, nuk me vjen turp ta them. Por jemi thjesht tek java e trete e kampionatit, do te jene ndeshjet e ardheshme qe do te vendosin nese kemi nisur nje rrugetim te mbare…”

Sassuolo luan me tre sulmues. Mund te krijoje kjo gje probleme per 3 mbrojtesit tuaj?
“Nuk hy ne punet taktike perpara ndeshjes, por eshte normale qe do te kete vleresime te ndryshme nga ndeshjet e tjera, sepse varet nga puna qe mbrojtja duhe te beje.”

Si eshte Samuel?
“Samuel eshte mire, i rekuperuar, tani me takon mua zgjedhja. Vjen nga shume muaj inaktivitet, dhe duhet te rekuperoje minutazhin e humbur. Per shembull Mudingayi eshte tek Primavera per momentin. Ka ndeshje prej tre pikesh, dhe kerkoj qe te ndryshoj sa me pak te jete e mundur sepse skuadra deri tani me ka dhene pergjigjet e duhura. Kam gjashte lojtare ne mbrojtje, dhe ne baze te ekipit kundershtar une i zgjedh. Titullaret mund te jene te gjithe dhe asnjeri.”

Po Alvarez po i heq minuta Kovacic?
“Jo nuk eshte e vertete, sepse nuk luajne ne te njejtin pozicion. Nuk e shoh Kovacic si nje trekuartist. Ai luan mire rolin e mesfushorit te qendres se djathte apo te majte. Duhet te permirsohet pak ne finalizim, sepse ato gjerat e bukura qe i ben pas, nese do i bente ne sulm do te ishte vdekjeprures per kundershtaret.”

A jeni dakord me mbyllen e Curva Nord?
“Per ate qe pash live ne stadium nuk mu duk ndonje gje e rende, por nuk dua te hy ne detaje sepse nuk e di tamam se si shkoi…”

Cfare personi eshte Thohir?
“Nuk e njoh personalisht, por kam lexuar neper gazeta. Kam gjera te tjera per te menduar per momentin, mundohem qe ti jap force djemve qe te rriten ne nivel loje. Per te tjerat nuk me intereson shume per te mos thene fare.” Tifoze dhe gazetat, por jo vetem, kane folur mire pre Interin.

A e ke pare skuadren jo te perqendruar? Ke punuar ndryshe?
“Te gjithe kemi menduar te punojme ne fushe, por nuk mundohem qe te parandaloj perpara se te kuroj. E kam perseritur konceptin tim dhe duhet te mendojme per fushen. Ndonje titull me elozhe mund te thuret sepse Interi ka filluar te rifitoje respekt ne keto tre ndeshje, dhe ne qe ketu duhet te mendojme akoma me shume per fushen sepse eshte vetem fillimi. Ne marim rrogen rregullisht, dhe jemi profesioniste, prandaj duhet te punojme shume, si stafi im po ashtu edhe lojtaret.”

A ndryshon ndonje gje ne pergatitjen e tre ndeshjeve ne tete dite?
“Pervec ndonje budallalliku qe lexoj ndonje here, mendoj se kur ka disa ndeshje rrasht, duhet te mendohet ne fillim vetem tek ndeshja e pare, pastaj mendon tek dy te tjerat vetem pasi e di cfare ndodhi tek e para. Duke pare dopio rolet, duke pare ata qe skane luajtur, rendimentin, etj. Keto jane vlersime qe do te filloj ti bej pas te henes sebashku me pergatitesin tim, per te hedhur ne fushe skuadren me te mire per ndeshjen e dyte dhe te trete. Por per to do te filloj te mendoj pas te dieles.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.