Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,581 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Mjaftonte nje gol por jemi ne emergjence. Moratti? Une doja te thoja vetem…”

Mazzarri: “Mjaftonte nje gol por jemi ne emergjence. Moratti? Une doja te thoja vetem…”
Inter Club Staff

Ne konferencen per shtyp pas ndeshjes Inter-SaintEtienne tranjeri i Interit Walter Mazzarri i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve prezent ne San Siro.

Zero gola te pesuar ne Europe dhe nje repart solid ofensiv, si ka mundesi qe nuk e shfrytezojme kete superioritet duke shenuar me shume gola?

“Kemi pasur shume raste, por nuk eshte e lehte kur luan ne Europe. Jemi ne emergjence ne shume pozicione dhe sot kemi qene me pak agresiv dhe me pak brilant se sa ndaj Napolit. Edhe Carrizo i ka dhene siguri mbrojtjes. Nuk luajtem dot 100% ga ana fizike.”

Ju bete nje deklarate dje e shume menduan se e kishe per Morattin, dhe mesa duket ajo deklarate nuk eshte pelqyer nga Interistet dhe ai vete…

“Fjalet e mia jane keqkuptuar teresisht. Moratti nuk hyn fare ne ato qe thash une. Une doja thjesht qe te fokusohesha tek ndeshja e sotme.”

U duk sot se skuadra luajti me shume ne mbrojtje dhe publikut nuk i pelqeu shume. A mund te ndryshohet kjo?

“Mua mu duk se ndeshjen e beri Interi, mjaftonte qe ndonje top te shtyhej dhe do te fitonim ndeshjen. Une se kam pare kete gje qe ke pare ti. Kur perballesh me skuadra te forta eshte normale kjo gje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.