Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,762 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Mou? E bukur te rishihemi. Nuk komentoj penalltine. Mbi ndeshjen…”

Mazzarri: “Mou? E bukur te rishihemi. Nuk komentoj penalltine. Mbi ndeshjen…”
Xhorxh Gellci

Ne fund te ndeshjes te humbur 2-0 kunder Chelseas, tekniku i Interit Walter Mazzarri ka folur ne Inter Channel. Ja fjalet e tij: “Po kerkoj te ngulit konceptet e mia tek loja e skuadres, ne krahasim me Hamburgun, sot e kemi bere ne ndeshjen, por nuk kemi qene shume me fat dhe duhej te ishim me precize qe t’u linim me pak hapesira ne kundersulm. Por duke konsideruar forcen e kundershtarit, jam i kenaqur gjithsesi, dhe rezultatet ne kete faze te sezonit nuk vlejne aspak. Te humbasesh nuk eshte asnjehere mire si princip personal, por ne kete moment eshte akoma e pranueshme.

Ndersa gjate konferences te shtypit ne fund te ndeshjes, Mazzarri ka thene: “Jam shume i kenaqur nga prova e skuadres time. Jemi nisur mire, nuk ja kemi dale te shbllokojme rezultatin me ate gjuajtje te Guarin dhe ne kundersulmin e pare jemi ndeshkuar. Por skuadra ka rezistuar mire ne fushe dhe pavaresisht rezultatit, jam i kenaqur nga prova e treguar. Edhe ne pjesen e dyte deri ne momentin qe kemi qene me lojtare te barabarte kemi mbajtur mire, dhe edhe me zevendesimet ja kemi dale mos pesojme gol tjeter. Cfare mendoj per kushtet e fushes? Stadiumi eshte shume i bukur, fusha eshte me pak.” Vendimet e arbitrit? Nuk dua te komentoj, i leme menjane ne kete faze te sezonit, mbi te gjitha sepse rezultati eshte gjeja e fundit qe na intereson.

Me pas gazetaret e pyesin per shtrengimin e dores me Mourinhon: “E dinim edhe me pare, jemi dy trajnere qe kur ndeshjet kane rendesi dhe jemi kundershtare, secili ka interesin e tij sepse secili duhet te mbroje skuadren e vet. Sot ka qene bukur te rishihemi, mbi kete argument kemi qendruar nje minute e gjysem dhe pastaj kemi patur nje dialog interesant mes dy personave qe respektohen, te pakten nga ana ime. Ka qene nje kenaqesi.

Ndersa per momentet pas ndeshkimit te Campagnaros, tekniku thote: “Pas kartonit te kuq, jemi detyruar te vendosemi me 4-4-1 per te mbuluar gjithe fushen, dhe ja kemi dale duke mos lene hapesira. Besoj se kemi shkuar mire edhe me nje lojtar me pak, edhe pse ishte e veshtire te gjeje forcen per te shenuar.  Por kam patur indikata pozitive edhe ne inferioritet numerik. Ishte parashikuar qe 5-6 lojtare te dilnin per t’u lene vend te tjereve. Olsen, per shembull, me ka pelqyer shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.