Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

960 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Ndjejme pergjegjesi. Shume pakujdesi, dhe na eshte mohuar nje penallti.”

Mazzarri: “Ndjejme pergjegjesi. Shume pakujdesi, dhe na eshte mohuar nje penallti.”
Xhorxh Gellci

Besoj qe prej momentit qe skuadra ka ndjere pergjegjesine per te fituar gjithmone, na shkon keshtu. Sot nuk mund ta shpjegoj si kemi nisur ne ate menyre, te kontraktuar. Pastaj kur peson gol, ne Itali eshte gjithmone veshtire per te gjithe. Sapo kaluam ne avantazh, u ulem, nuk ishim te kujdesshem dhe pesuam gol. Duhet me shume kujdes ne keto raste te vecanta, ose perndryshe do vazhdojme te lejme pike rruges. Nese na shkonte keq si me Sampdorian, mund edhe te humbisnim. Ka disa episode qe duhet te reflektojme, te pakten po japim vazhdimesi: ne disa momente, edhe te mos humbasesh eshte e rendesishme per nje skuader me lojtare te rinj, qe ndoshta nuk jane mesuar te luajne ne nivele kaq te larta dhe te jene titullare.” – keshtu ka thene Walter Mazzarri pas 3-3 kunder Parmes.

Shume gola te pesuar? “Ne fillim kemi qene shume mire, kemi bere gjera te pabesueshme, edhe mbi pritshmerite. Dhe ne ate moment kemi filluar te ndjejme pergjegjesine qe duhet te fitojme gjithmone. Ne pjesen e dyte sot, deri sa nuk kemi shkuar ne 3-2, kemi luajtur pa menduar per asgje, dhe kemi bere mire. Pastaj kemi perseritur te njejtat gabime.

Mbi penalltine e dyshimte: “Per mua ishte e paster, ka shtyrje dhe ishte penallti. Por cfare duhet te them? Shpresojme qe do na ece me mire ne te ardhmen, por nuk eshte problem. Nuk mund te kapemi pas nje episodi, edhe pse nje episod mund te ndryshoje ndeshjen. Ka shkuar keshtu. E gjuan edhe me gju edhe e shtyn. Mund te them qe ne episodet nuk jemi me fat…

Mbi taktiken: “Kemi bere gabime, shume gabime ne golat. Me pare nuk i benim, tani po.

Belfodil pse lojtar krahu: “E kam thene shume here, ai gjerat me te mira i ka bere ne Torino kur ishte ne krah dhe pike. Ishte ne krah per te hapur lojen, sepse ata mbylleshin shume mire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.